Xhevat Bislimi:Duan ta fitojnë luftën e humbur nga etërit e tyre

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Xhevat Bislimi:Duan ta fitojnë luftën e humbur nga etërit e tyre

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Feb 26, 2013 7:27 pm

Xhevat Bislimi:Duan ta fitojnë luftën e humbur nga etërit e tyre


Në faqe gazetash, në faqe interneti dhe në lajme të radios dhe TV-së po bëhen lajme, komente, analiza, intervista dhe shumë spekulime për të ardhmen e PDK-së dhe sidomos të Jakup Krasniqit dhe të atyre shqiptarëve që u dëshmuan kundër Jugosllavisë (Serbisë) pushtuese dhe ideologjisë së Titos e më vonë ideologjisë fashiste të Milosheviqit dhe milosheviqëve të Serbisë shoviniste.
Përpjekjet dhe lufta për çlirimin e kësaj toke të Shqipërisë-Kosovës nga zgjedha e rëndë e Serbisë (Jugosllavisë) ishin titanike. Për Jakup Krasniqin dhe për të gjithë ata shqiptarë atdhedashës (kryesisht të rinj) nuk kishte të majtë dhe të djathtë. Kishte vetëm shqiptarë që e donin lirinë e Kosovës dhe të krahinave tjera të pushtuara të Shqipërisë (dhe këta ishin shumica absolute e shqiptarëve) dhe shqiptarë (për fat, pakica absolute) që në një mënyrë a në një tjetër (kush hapur e kush fshehur) bashkëpunonin me pushtuesit e tokave shqiptare.
Të përpiqesh dhe të luftosh kundër Jugosllavisë-Serbisë nuk ishte e lehtë, madje shumëkujt i dukej e pamundur. Me Jakup Krasniqin dhe bashkëveprimtarët e tij aso kohe ishte vetëm Tirana-shteti shqiptar, i cili ishte vënë me tërë fuqitë e tij në anën e dy të tretave të tokës (Shqipërisë) dhe popullit të pushtuar shqiptar. Kjo mbështetje nuk mungoi për asnjë çast dhe në të gjitha mënyrat edhe gjatë luftës së armatosur çlirimtare. Kjo edhe sepse askush në botë nuk kishte (dhe nuk ka) më shumë detyrim se shteti shqiptar për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë.
Jakup Krasniqi dhe bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët e tij (LPK-ja dhe UÇK-ja) treguan dhe dëshmuan se ishin edhe politikanë dhe diplomatë të zotë. Me mençurinë, pjekurinë dhe përvojën e tyre politike dhe intelektuale fituan edhe dashamirësinë dhe mbështetjen politike e ushtarake të SHBA-së, Evropës dhe mbarë botës demokratike.
Kjo ishte edhe një dëshmi se për LPK-UÇK-në (për të burgosurit politikë dhe atdhedashësit shqiptarë) nuk kishte të majtë dhe të djathtë, ideologji, më të çmuar dhe më me vlerë se liria e Kosovës dhe e tokave tjera të pushtuara shqiptare. Jakup Krasniqi me bashkëmendimtarët, bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët e tij nuk e kishin të lehtë ta fitonin këtë luftë. Kjo edhe për arsye se në anën e armikut dhe pushtuesit të tokave tona ishin edhe disa "shqiptarë", të cilët mbi Kosovën dhe mbi të gjitha kishin "patriotizmin jugosllav" (titizmin), të cilët më vonë përfunduan edhe në prehrin e Serbisë milosheviqiane.
Këta "shqiptarë" nuk besonin te liria e Kosovës, nuk besonin te Jakup Krasniqi dhe te përpjekjet dhe lufta e LPK-së (pasardhëse e grupeve atdhetare kundërjugosllave, ilegale), UÇK-së dhe e kombit shqiptar. Humbja e Jugosllavisë-Serbisë u përjetua rëndë nga fara e tyre. Prandaj, menjëherë pas lufte, me ndihmën e UNMIK-EULEX-it dhe të organizatave dhe shërbimeve të shumta që nuk pajtoheshin me lirinë dhe shkëputjen e plotë të Kosovës nga Serbia, ky lloj "shqiptarësh" filojugosllavë u riorganizuan dhe u mobilizuan për ta "rifituar" luftën e humbur.
Përpjekjet e tyre u përqendruan me angazhimin e tyre në parti politike (sidomos PDK, AAK...), në administratë, polici, drejtësi, arsim, media... Një strehë e sigurt dhe premtuese për "projektin" e tyre kundërshqiptar u bë edhe feja, kryesisht ajo islame dhe xhamitë e saj.
Xhamia dhe feja u shfrytëzuan dhe po shfrytëzohen me të madhe për ta deformuar fytyrën (fotografinë) shqiptare të Kosovës dhe të vetë besimit te Zoti. Megjithatë, përpjekjet e tyre deri më tash, me gjithë dëmet e mëdha, rezultuan të dështuara. Për të patur rezultate më të mëdha në "projektin" e tyre antishqiptar këto vitet e fundit janë angazhuar bijtë, pjella e tyre. Luftën që nuk e fituan, që e humbën, etërit e tyre po përpiqen ta fitojnë bijtë e tyre më të "shkolluar".
Kjo pjellë e farës së tyre herë nën maskën e të majtës dhe herë nën maskën e të djathtës, herë me maskën e "kosovarizmit dhe herë me maskën e "amerikanizmit", herë me maskën e "demokracisë" dhe herë me maskën e "evropianizmit", herë me maskën e "modernizmit" dhe herë me maskën e "liberalizmit" e të "reformës" po përpiqen dhe nuk janë pa rezultate, t'ia ndërrojnë kursin kombëtar, demokratik, evropian, modern dhe proamerikan PDK-së. Bijtë e këtyre etërve që humbën luftën bashkë me Jugosllavinë-Serbinë përditë po na mbajnë leksione se si duhet ta reformojmë partinë, se si ta liberalizojmë, djathtizojmë, kosovarizojmë...
Madje, kjo pjellë e kësaj fare filojugosllave herë pas here lëshon edhe ultimatume për PDK-në: "Reformë ose tung"! Reforma e tyre nënkupton largimin e Jakup Krasniqit dhe të vlerave që përfaqëson ai në PDK dhe në Kosovë. Më saktë largimin e PDK-së, nxjerrjen e saj nga shtrati kombëtar, demokratik, evropian... Mbytjen e ndjenjës dhe të identitetit kombëtar shqiptar, mbytjen e demokracisë, të humanizmit, të drejtësisë ekonomike dhe sociale, të solidaritetit, mirëkuptimit, bashkëpunimit... për interesat e Kosovës dhe të popullit të saj shqiptar. Prandaj, PDK-ja dhe populli shqiptar i Kosoves u thotë këtyre bijve të atyre që e kanë humbur luftën me ne: Tung e kishit gjithmonë, udhë të mbarë në theqafje, në humbjen e sigurt! Luftën që e humbën etërit tuaj nuk do të mund ta fitoni as ju. Pjella juaj mund ta fitojë një betejë, por luftën e ka fituar populli shqiptar, prandaj nuk ka kush që mund t'ia marrë këtë fitore.
Populli shqiptar do ta fitojë edhe një luftë tjetër gati të rëndësishme sa ajo që fituam kundër Jugosllavisë-Serbisë: Luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, varfërisë, autokracisë, autoritarizmit dhe prapambetjes ekonomike e kulturore.
Xhevat BISLIMI – anëtar i Kryesisë së PDK-së

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi