Teki Dervishi:OJQ-të, administratë e shtetit “UNMIK-Kosovo 1244”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Teki Dervishi:OJQ-të, administratë e shtetit “UNMIK-Kosovo 1244”

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Apr 27, 2009 8:08 pm

OJQ-të, administratë e shtetit “UNMIK-Kosovo 1244”

Teki DËRVISHI


Vazhdimi i qeverisjes të së ashtuquajturës “strukturë paralele” në Kosovë, quhet “zbatim i rregulloreve të UNMIK-ut”. Të pavarura nga shteti dhe pushteti institucional pa status i Kosovës, rregulloret e UNMIK-ut vazhdojnë të implementohen nëpër të gjitha ato “ndërmarrje” që ishin dhjetë vjet faktor i prodhimit të krizës në të gjitha aspektet ekonomike dhe kulturore në Kosovë. PTK-ja, RTK-ja, KEK-u etj. e prodhuan një shoqëri të “hibridit politik”, shoqëri të “krizës standarde”, krizë të planifikuar me program të “mjeshtërve” të OKB-së ekspert që prodhojnë “vatrat e krizës” nëpër botë. Strategjinë e zbatuar të administratës së UNMIK-ut dhe OSBE-së, e përcaktonin rregulloret e tij. Rregulloret e UNMIK-ut i zbatonte shoqëria civile “joinstitucionale” (e pavarur nga “qeveria”) në kohën kur pushteti (e sidomos parlamenti) ekzekutonte zbatimet e shoqërisë civile konform rregulloreve të UNMIK-ut në ndërmarrjet e mëdha publike dhe në qindra mija miniprojekte të ojq-ve. Në këtë linjë, një vit pas Pavarësisë, shteti ekzekutiv zyrtar i Kosovës, ende quhet “UNMIK Kosova 1244” në selinë e OKB-së. Shembulli më i freskët, “konferenca” e CEFTA-s në Mal të Zi.
Prodhimi i krizës dhe akulturimit në Kosovë ka qenë financiarisht rentabël dhe profitabël për hajnat ndërkombëtarë administratorë-shërbëtorë të shtetit serb sovran “UNMIK-Kosovo 1244”. Duke patentuar dhe trilluar “fenomenin e korrupsionit” të shqiptarëve që kinse “vidhkan” shtetin e tyre, (shteti duke qenë zyrtarisht 1244 i UNMIK-ut) kanë arritur me plot sukses dy objektiva politike: 1. është fshehur vjedhja e dhjetëra miliardë eurosh në “investimin” e dinozaurëve të “ndërmarrjeve publike” (as private, as shtetërore, por “publike”!!!), në aksionaritetin me mjetet e Kosovës në vendet evropiane si dhe në “ruajtjet” bankrotuese të fondeve “të ndryshme” në bankat evropiane, dhe 2. është “dëshmuar” paaftësia shtetformuese e proveniencës politike vendase, e cila qenka e “korruptuar” me “tenderë”, (them unë këtu - të shumave 3 mijë deri në 10 mijë euro). Legjendat që i ka krijuar “media e pavarur” me programet fushatore të të gjitha opozitave të instrumentalizuara në kontinuitet në “kutinë preventive” të quajtur “bashkëpunimi me miqtë ndërkombëtarë” ka arritur ta bindë opinionin se ka individë shqiptarë që kanë vjedhur dhjetëra miliona, ka arritur që populli sinqerisht të mos i besojë më komplet proveniencës politike. Kështu ideali për pavarësi konvertohet në sytë e popullit si ideal për pasuri individësh. Në këtë mënyrë opinionit 90% të Kosovës sipas sondazheve “nuk i intereson më politika”. Suksesi më i madhi i UNMIK-ut është prodhimi i “humbjes së besimit” në idealet tradicionale historike të luftës për liri dhe pavarësi.
Okupimi ekonomik dhe politik i Kosovës nga ana e Serbisë është quajtur “kontrabandë” dhe “korrupsion”, është cilësuar si “jonacional”, që shqip i bie “bandë ndërkombëtare”. Është e vërtetë se disa “pasanikë të okupimit 1244” janë edhe shqipfolës, por të tillë kanë qenë edhe në sistemin (e konservuar në Kosovë) të Milosheviqit, kur ishin po kaq pasanikë sa janë edhe sot. Falimentimin ekonomik dhe inkriminimin inkuizicional të kulturës në Kosovë, shteti “UNMIK Kosovo 1244” e ka administruar me organizatat joqeveritare, kurse institucionet e shtetit pa status, i ka vënë në punë provuese duke i quajtur “institucione në konsolidim” (të “konsolidohen” deri në ditën kur shteti institucionalizon zyrtarisht sovranitetin e tij. “UNMIK Kosovo 1244” ka qenë shtet, dhe administrata e tij ka qenë një qeveri e këtij shteti, atëherë si mund të quhet “joqeveritare” ojq-ja e buxhetuar (kinse me subvencione) nga administrata e UNMIK-ut e shpërndarë në organizata tjera të saj, si tipi i OSBE-së etj?! Pra kështu karakterizohet edhe “pavarësia” e medias, ajo ishte e pavarur nga qeveria lokale, kurse varësia e saj nga qeveria e shtetit absolut ekzekutiv të quajtur “UNMIK-Kosovo 1244” kamuflohej me marifetin e mjeshtërve për prodhimin e vatrave të krizës. Pra PTK, RTK, KEK, AKM etj. përmenden këtu si “dinozaurë”, kurse e gjithë ndërmarrja joqeveritare në gjithë jetën e organizuar të Kosovës ka qenë administratë e “UNMIK-Kosovo 1244” e pavarur nga qeveritë e pasluftës në Kosovë. Ja pra për çfarë “pavarësie” janë krenuar! Çka dëshmon vazhdimi i veprimtarisë së tyre me të njëjtën metodologji veprimi, por që dëshmon atë që konstaton kategorikisht vetë Konfigurimi (6-pikëshi), vazhdimi i sovranitetit të Serbisë në aparatin e saj të quajtur UNMIK dhe të satelitëve të tij që i mban sot nën “Ombrellë”.
Çfarë karakteri tipizues do të marrë Parlamenti i sotëm i Kosovës në historinë shqiptare? Nëse shteti drejtohet nga individët dhe qeveria nga koalicionet, kush e udhëheq parlamentin e Kosovës? Pra jo individi dhe koalicioni, por të gjitha përfaqësitë politike-partiake në emër të delegates së popullit? Ajo që u tha më lart në këtë tekst, edhe në sa të tjera “tabllo okupimi” të reja duhet të dëshmohet? A është Parlamenti i Kosovës si çdo parlament shtetesh nëpër botë - zëri i sovranit? Pse nuk tregon sa është e sa nuk është sovran në “situatën e re” të Rikonfigurimit të Rezolutës 1244? Pse s’del t’i tregojë popullit: a ka vendosur KS ta shkarkojë 1244, a jo? A është sovran në Kosovë Parlamenti, Kushtetuta e Kosovës, apo 1244-shi? Dy sovranitete nuk i pranon asnjë teori politike. Le të dihet. Le të marrin përgjegjësi, se, sido që të thonë, ne u besojmë, se ua kemi dhënë votën ne, por bashkë me OSBE-në.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi