Skandal në familjen mbretërore të Arabisë Saudite

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Skandal në familjen mbretërore të Arabisë Saudite

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jun 12, 2013 11:20 pm

Skandal në familjen mbretërore të Arabisë Saudite


Para pak ditësh, nëpër rrjetet sociale qarkulluan disa foto të njërës nga princeshat saudite, Basmah (mbesa e mbretit të parë saudit Abdulaziz al Saud dhe vajzë e trashëgimtarit të dytë të fronit).

Princesha Basmah, përveç titullit të saj si pjesëtare e familjes mbretërore, ajo është e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në fushën e të drejtave të njeriut, një punë jo edhe e lehtë në mbretërinë saudite, njofton prestigjiozja angleze ‘Telegraph’.

Problemet shpërthyen kur fotot e saj me kokë të zbuluar, ku duken flokët e saj ngjyrë gështenjë, duke pirë cigare, si dhe duke dhuruar një puthje në videoklip me kohëzgjatje prej 40 sekondash u shpërnda në rrjetin Twitter.

Ajo thekson se pamjet janë vjedhur nga kompjuteri i saj personal.

Njoftimet në publik i ka bërë vet princesha duke theksuar se një person, ende i paidentifikuar e ka shantazhuar duke i kërkuar 500, 000 euro që mos t’i publikojë këto pamje. Ajo thotë se nuk ka pranuar dhe më pas në një faqe me miliona ndjekës në Twitter janë publikuar pamjet.

Princesa Basmah jeton në Londër, në një shtëpi me vlerë prej 1,5 milion paund, ku është shpërngulur para dy vitesh.

Për mediat perëndimore kjo gjë nuk është skandaloze, por Basmah thotë se për vendin nga vjen, ky skandal është i ngjashëm si ai Princeshës Kate (Dukesha e Kembrixhit), kur doli pa të brendshme. /Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi