Haki Bunjaku:Plagosja e rehatisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Haki Bunjaku:Plagosja e rehatisë

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Sep 01, 2013 4:20 pm

 
Haki Bunjaku:Plagosja e rehatisë



Se që na u kanë vardisur sherret,të cilit na infektojnë me virusin e mykur të mesjetës,duke na rrotulluar si bukën në çerep, derisa të përcëllohet. Në shtetin e brishtë,të pa konsoliduar,të kequdhëhequr kanë gjetë vend banditët, kriminelët, hajnat e kodoshët e zhurmshëm që orvatën ditë e net që ta gjejnë-krijojnë shkakun për Cassus belli, sipas instruksioneve dhe pagesave që kanë marrë nga agjenturat sllavoçetnike. Ky lloj kapadainjsh janë ngjitur gjëja për fe, si dreqi për boça dhe në vend të kultivimit të mirëfilltë të parimeve fetare; po e shkatërrojnë atë pikërisht qysh i kanë marrë instruksionet. Janë zerzekë, hatërohen për hiçgjë. Prishin rendin e qetësinë kudo të ndodhën. Vitin e kaluar bënë përçarjen e xhematit, bile e përdorën edhe dhunën fizike edhe atë mu në xhami të lagjes Ramiz Sadiku II. Para pak ditësh ky skenar i turpshëm u përsërit në një xhami në Ferizaj, ku ekstremistët shkrepën grushte në imamin e xhamisë. Një skenë banale nga të tillët i ndodhi, në afërsi të fshatit Pogragjë, imamit të xhamisë së vogël të Gjilanit e që për këtë rast të turpshëm dhe prerje në besë, nuk u organizuan, as u angazhuan organet e hetuesisë. A thue kështu mbahet feja, a thue kështu nderohet islami,duke e përdorur dhunën fizike, por feja-besimi është çështje shpirtërore dhe kurrsesi nuk mund të mbahet me dhunë e me pagesë të pistë. Besimin islam janë kah e shkatërrojnë fundamentalistët islamikë,sektet e ndryshme brenda tyre të yrnekut talibanezë. Këta injorantë të shitur shpirtin te djalli donë ta përmbysin botën shqiptare. Ushtrojnë dhunë edhe te fëmijët e moshës parashkollore dhe kryekëput ushtrojnë dhunë mbi botën feministe, duke i detyruar që të mbajnë ferexhe dhe shami në kokë, për të cilën kanë çue aq shumë pluhur, kanë hapur debate e kundërshtime për hiç gjë, thua se ajo leckë pakistaneze e siriane është perdja e xhenetit (parajsës),ku duken shumë injorantë dhe tepër të nevrikosur,kur kotnasikoti ndjehen si zbulues të islamit dhe nga megalomania vihen në mbrojtje të tij, (kupto në shkatërrimin e tij kurse në fakt bëjnë degradimin dhe varrimin e tij, duke na i lënë vezët e gjarprit tropikal nën prag të derës. U mungon tërësisht logjika e veprimit, e debatit dhe e kompromisit,prandaj si shpirtkazmë që janë,përdorin agresivitetin,dhunën fizike, bilem edhe te njerëzit e pambrojtur. Xhamia është ngrehinë e kultit fetar,ku besimtarët i drejtojnë Perëndisë lutjet që të jenë nën juridiksionin e tij dhe kurrsesi nuk mund të shfrytëzohet si arenë gangsterësh,të cilëve u mungon edhe morali dhe kultura fetare,prandaj në vend të respektimit abuzojnë me fenë,duke i irrituar njerëzit besimtarë të devotshëm. Nxjerrin kanune të reja edhe në mënyrën e të falurit. Falin vetëm farzin në mënyrë të veçantë, duke injoruar imamin,por edhe shtruar në dajak, kur u jepet rasti. Këta farë sektashë bëjnë namazin, jo sipas parimeve islame, por stërkeqën e hapin këmbët, sikur bollica kur pjellë. Sulmojnë njerëzit fizikisht, në vend se t`i ndihmojnë. Kanë përqafuar me pagesë mënyrën kapadaillëkçe të jetesës arabe, ku dominon promiskuiteti, anarkia dhe sundimi absolut i të fortit, por mentalisht i çmendur. Por, çka është shumë e habitshme dhe e papranueshme, kur këto “alamet” veprime i bëjnë në “emër të Allahut”, në “emër të librit të shenjtë- Kuranit”, duke e minimizuar altruizmin e Perëndisë dhe duke e shpjeguar mbrapsht dhe përshtatur për nevojat ditore,porosinë sublime të librit të shenjtë. Kur dëgjon për këso veprime perverse,të thotë mendja se ata paskan tjetër Allallah e ne tjetër. Allahu ynë nuk është provokues, nuk nxit gjakderdhje, por i merr në mbrojtje krijesat e veta-njerëzimin. Ai nuk e ven askënd në sprovë, por njësoj kujdeset për të gjithë njerëzit. Sipas këtyre veprimeve thellësisht të çoroditura edhe All llahu ngarkohet me faje,në mos e detyrofshin me kërkue “azil” në shtetet e Perëndimit, për të shpëtuar nga përfoljet e dallkaukëve dhe për të shpëtuar nga amputimi i veseve që ia përcaktojnë.
Njerëzit që shkuan gjëja për të mësuar teologjinë, pak u morën me të, por u lidhën me agjentura, të cilat kanë për qëllim degradimin e fesë islame dhe zhbërjen e kombit shqiptarë, duke i hasmuar të tri konfesionet, të cilat nuk janë përqafuar nga vullneti mirë,por nga dhuna dhe atë me qëllim të zhbërjes së kombit shqiptar. Edhe sot islamistët e shpifur,për pak pekule apo pagë të pistë; janë ngritur kundra kombit dhe kundra fesë, për çka e parapëlqejnë dhunën, sepse trurin ua ka minimizuar interesi material dhe në anën tjetër shteti është në zhbërje e sipër dhe nuk ia ka ngenë që të merret me këto probleme, të cilat shkojnë kah formimi i partisë “ateiste” dhe marrja e pushtetit që pastaj trazirat arabe t`i transferojnë në Kosovë. Ata “student” dallaveraxhi kanë humbur çdo gjë të vlerës kombëtare dhe kanë përqafuar symbyllas vlerat qelbanike të snobit, me virusin e të cilit po infektojnë rininë kosovare, analfabetët e shkolluar dhe një pjesë të injorantëve, të cilët nuk janë të paktë.
Kosova fare pak ka përjetuar qaste të gëzimit, sepse armiqtë kanë qenë të zellshëm, prandaj gëzimin ua kanë kripur me hidhërim. Kështu ndodhi edhe me luftën e fundit, kur falangat serbe jepnin planet sekrete të UÇK-së, çka na kushtoj me humbje të mëdha. Por, edhe liria erdhi e brishtë e me bisht, e cila shërbeu vetëm për një klasë hajdutësh, të cilët grabitën shtetin, grabitën pasurinë, nëpërkëmben ligjet dhe i frustruan heronjtë e vërtetë. Kështu që ne nuk e njohëm rehatin dhe as gëzimin e lirisë, sepse me të manipulojnë dallkaukët, kodoshët, arrivistët, të cilët për turp të turpit; pavarësinë e Kosovës e futën nën tutelën serbe. Për çka unë kam thënë me bindje se ne na mungon liria, se po të ishte nuk do të merreshin vendimet në Beograd e të vulosen në Prishtinë nga kryeministri kukull, renegat i betuar i Serbisë që këso udhëheqje të dobët dhe totalisht vasale e servile nuk do të kemi më kurrë, se përndryshe robërinë nuk do ta shporrim kurrë.
Dobësitë e kësaj qeverie po i shfrytëzon përpikërishtt rryma “fetare” të cilës i prijnë klerikët e pa ndërgjegjshëm, të cilët po na servojnë gjellë bajate të kuzhinës arabe, përgatitur sipas recetës serbe. Dhe këta islamistë të shpifur kanë këmbëngulur që trazirat arabe t`importojnë në Kosovë, që pastaj me lehtësi shpërfillin kombin shqiptar.
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të ruhemi nga dy fatkeqësi që po na kanosen me shpërbërje: a) Nga politika e servilistëve në pushtet dhe
b) Nga islamistët e shpifur që po rrokullisin e zhbëjnë vlerat kombëtare. Këto dy perversitete na e kanë plagosur rehatinë. Hë këta i plagostë mallkimi i kombit dhe mallkimi i Perëndisë, të cilit edhe po i ngjesin nofka.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi