Baki Shehi:Terrori politik i të majtës socialiste

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Baki Shehi:Terrori politik i të majtës socialiste

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri May 01, 2009 12:11 am

Terrori politik i të majtës socialiste

Baki Shehi, deputet i PD-së
Debate

Është antidemokratike, teksa përjetojmë çdo ditë terrorin psikologjik që u bëhet shqiptarëve në emër të politikës së re, përtej së majtës dhe së djathtës. Natyrisht, në politikë ka qëllime, synime e objektiva, por kur qëllimin e shpallur për imazhin e një shpërthimi të frikshëm flakësh e baruti e transmeton si të ishte lindja e diellit të shpresës për shqiptarët, atëherë s’mbetet gjë tjetër për të thënë veçse që është një turp i paskrupullt. Sa më shumë që Shqipëria po bëhet europiane dhe pjesë integrale e qytetërimit të civilizuar, aq më turp të vjen të identifikosh histerizmin dhe primitizmin e treguar nga opozita e Edi Ramës në vend të politikave zhvilluese për Shqipërinë. Në këtë prag të fushatës elektorale mungojnë politikat zhvillimore të opozitës, mungojnë angazhimet serioze për ta çuar vendin përpara. Kjo opozitë ka tjetër mendje. Vrullshëm ajo është nisur t’i sulet si korbë e zezë pushtetit të zgjedhur me votë, sikur po u sulet pushtuesve. Ndoshta në vendet e tjera nuk ka opozitë që të quhet demokratike dhe të mos shprehë një fjalë të mirë për arritjet dhe ecurinë e vendit të vet. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri, ku opozita me gojën e saj shpreh vetëm mallkime për qeverisjen e vendit. Qeveria është në drejtimin e duhur, ajo po realizon në kohë premtimet e dhëna përpara popullit, duke përfshirë këtu edhe suksesin e madh historik të pranimit të Shqipërisë në NATO, që, pa dyshim, është meritë e të gjithëve, megjithëse deri tani nuk kemi dëgjuar që Edi Rama të prononcohet përpara publikut. Opozitarët janë gati të njollosin me kraterin e Gërdecit që të mos thonë një fjalë të mirë, vetëm se ky Kryeministër firmosi aktin final të kësaj arritjeje madhore mbarëkombëtare.
Është një e vërtetë e madhe historike, sepse Berisha ishte i pari politikan dhe zyrtar që në shtator të vitit 1992 kërkoi futjen e Shqipërisë në NATO. Të shohim ç’do të thonë pas datës 4 prill, të shohim se çfarë tabloje tjetër të errët do të serviret në vend të tablosë së gëzimit popullor.
Edhe për Gërdecin, pavarësisht prapavijës politike të opozitës dhe të kundërshtarëve të tjerë të demokracisë, maxhoranca tha: “Prokuroria të hetojë, të ngrejë pandehma e fakte dhe të shkojë në gjykatë”. Ndonëse e dimë si drita e diellit që opozita e përdor Gërdecin si kalë beteje për të fituar pushtetin politik, Qeveria asnjëherë nuk u është kundërvënë veprimeve procedurale të organit të akuzës.
Korrupsioni nuk luftohet me demagogji politike dhe aq më keq kur bëhet nga përbindëshat e korrupsionit, të rrëzuar prej popullit me votë të lirë. Delijorgji ose “shoferi i priftit”, tani personazh VIP i Gërdecit, ka marrë nga Edi Rama 30 leje ndërtimi pallatesh tek ish-parku. Nuk kemi dëgjuar deri tani asnjë fjalë nga Edi Rama për Delijorgjin, as për krimin e tij në Gërdec, as për 30 pallatet që vazhdon të ndërtojë dhe as për aferat e pisllëqet e bëra me mijëra gryka zjarri e artilerie, me qindra tanke e armatime të tjera të demontuar prej tij me Qeverinë Socialiste. Kjo e keqe e madhe luftohet me masa efektive ligjore, me reformë dhe tolerancë zero ndaj të korruptuarve dhe Qeveria “Berisha” po e lufton këtë dita-ditës, prandaj numri i zyrtarëve të dhënë në organet e drejtësisë për shkelje të ligjeve, duke i shkaktuar dëme shtetit dhe popullit, është rritur. Këto ditë po bëhet shumë zhurmë keqdashëse për procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti dhe me pasaporta biometrike. Opozita një herë ngre zërin që të ulim çmimin e kartës së identitetit dhe, kur Qeveria e ul atë, atëherë kërkojnë të jepen falas dhe, kur një pjesë jepet falas, herën tjetër thonë se kartat nuk do të bëhen. Realisht, kjo është një lojë çorientuese, por edhe një thirrje indirekte e opozitës për popullin, që ai të mos aplikojë për kartat e identitetit dhe për pasaportën biometrike.
Ky kryetar partie e bashkie, që kërkon pajisje me karta identiteti falas, ka krijuar prej vitit 2009 në Tiranë një taksë të re për makinat me targa të rretheve, gjithashtu nga viti 2007 ka rritur taksat me 25-40%. Prandaj Edi Ramën, i cili ka filluar të paragjykojë që tani zgjedhjet e qershorit, ndonëse flet përditë me njerëzit, nuk e kemi dëgjuar t’u bëjë thirrje atyre për të aplikuar për kartë elektronike, sepse edhe ai vetë nuk e ka dhënë një shembull të tillë duke bërë këtë aplikim.
U mbetet zgjedhësve shqiptarë, që tashmë janë të ngopur me demagogjinë e së majtës, të thonë fjalën e tyre edhe një herë siç e thanë në vitin 2005.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi