R.I.P.Lulzim Saliquni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

R.I.P.Lulzim Saliquni

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 10, 2013 3:30 pm

 R.I.P.Lulzim Saliquni




AGIM GASHI:KANGË PËR LULZIM SALIQUNIN

Ka dal qyqja n´rrem të plepit
Bashkë me nanat po vajtojnë,
Për djem e vashat n´kurbet që vdesin
Lotë si lumi po lëshojnë.


Vajtojnë fatin e rinisë
Ushtojnë fushat edhe malet,
N´dhena t´hueja hajmedet
Të shqiptrëve po shtohen varret.


E sot qyqja spo e ndal gjamen
As se ndalin motra e vllazni,
E qajnë djaloshin e mërgatës
Ndali vdekja gzimin e tij.


Atje n´Zvicër në tokë të vjeter
Koka ndal nji zemermadhe,
Ju fal qiellit shpirti i Tij,
Ju fal fushave e ju fal maleve.


Ishte djal e shkue djlit
Që në familje lumturi pruni,
Ishte ilaq për zemra t´shqipës
Bujar shpirti Lulzim Saliquni.


Por një smundje e randë sa jeta
E goditi në kokë e tru,
Për me e nda nga ma të dashurit
Prej kësaj bote me e largu.


E  dergun nëpër spitale
Por sherim su gjet kerkund,
Dhe një ditë në fillim të gushtit
Jeta e tij mori fund.


Atë 5 gusht se kemi pritë
Që Lulëzimi sdo t´jetë ma,
Shpirti i tij do t´flutron qiellit
E ne kurr skemi me e pa.


Vdiq e shkoi, la shumë kujtime,
Loti grues kurr sju tha,
Ato foto që i la n´këtë botë
Krejt me lotë po la i ka.


Ndersa miku yt i shtrenjtë
Gustin Prekaj lulja e djalit,
Asnji ditë spo e ban të qetë
Tue t´kujtue po qan prej mallit.


Fëmijët tu vizitojnë kishën
Aty ti ku je pagëzu,
Lusin Zotin e lusin Krishtin
N´amshim i qetë me pushu.


Baba yt i duron dhimbjet
Tue ndal vajin e tue ndal lotin,
Por me vete flet i shkreti
Ah bre bir ma ndrrove motin.


Nanë e ngrata shiqon rrugët
Nuk beson që ma nuk je,
Mos po t´shef në fund të rrugës
Kur do t´vish përsri n´atdhe.


Grue Marija të thrret me za
N´mujt shtator që vijnë e shkojnë,
Zgjohu ti o Luli i dashtun
Ditëlindjen sëbashku ta festojmë.


Po të thrrasin dhe tri vajzat tua
Që ike ti e i le jetime,
Qohu babi, secila thrret,
Eja bile për dasmen time.


Ti shiqon nga qielli lart
Bashkë me t´madhen Nanën Tereze,
Për atdhe e për familje
Në jetnat tona lëshoni rreze.


Fryjnë puhizat e Dardanisë
Vorrin tand me ta freskue,
Sa të jetë bota me njerz
Lulzim Saliquni ska me u harrue.

10.10.2013
Düren A.G.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi