Bajrush Morina:BLERIM SHALA OSE “SEKRETARESHA” E THAÇIT DHE NËNKRYETARI I RAMUSHIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bajrush Morina:BLERIM SHALA OSE “SEKRETARESHA” E THAÇIT DHE NËNKRYETARI I RAMUSHIT

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Nov 13, 2013 1:01 pm


 
BLERIM SHALA OSE “SEKRETARESHA” E THAÇIT DHE NËNKRYETARI I RAMUSHIT

Ramush Haradinajt po ia “pinë duhanin tinëz” disa meshkuj të shtëpisë, siç është Blerim Shala në Prishtinë e disa “axhami” në Prizren.
 
Shkrua: Bajrush Morina

Strumbullari i të gjitha dallavereve në mes të AAK-së dhe PDK-së është Blerim Shala. Një njeri me dy fytyra, me dy punë, me dy rroga, me dy poste, njeri që han me dy lugë, që flet me dy gojë, që punon për dy parti. 
Ai paradite shkon në punë në zyrën e Hashim Thaçit. I këmben disa biseda telefonike me mikun e tij të ngushtë e të kahershëm, Rasim Lajiçin, ministrin e Ivica Daçiqit i cili flet kundër njohjes së Republikës së Kosovës më ashpër se sa ministrat serb, i dërgon disa emaila fshehtas në adresat private të disa prej ambasadorëve të fortë në Lagjen Arbëria, i forwardon nga një kopje të këtyre informacioneve edhe në disa zyra të BE-së në Bruksel, e kontrollon xhirollogarinë e tij bankare për t’u siguruar se a i ka marrë deri në centin e fundit honorarët nga Expressi dhe në ndërkohë porosit nga bufeja e kryeministrisë një byrek me djathë dhe një jogurt, natyrisht duke nënshkruar faturën e pagesës të cilën ia paguan Zyra e kryeministrisë. 
Në ndërkohë nëse ka ndonjë takim në ndonjë nga komisionet kuvendare, merr turr e vrap jo për të kontribuar aq shumë në këto komisione sa për t’u nënshkruar për mëditjet e Kuvendit të Kosovës (ah mëditjet shumë i ka në qejf, pyeteni sekretarinë e Kryeministrisë sa shpejt u rri gati mëditjeve, faturave, shpenzimeve telefonike etj.) e fut kartelën në seancë sa për të dëshmuar pjesëmarrjen dhe pastaj e prognozon saktësisht kohën e pasdites, përfshirë këtu edhe gjumin e pasdites. Në ndërkohë në mes këtij itinerari të ngjeshur, ai i mban në kontakt dy shefat e tij, Hashim Thaçin, me të cilin e ndan një mur dhe Ramush Haradinajn, me të cilin e ndan një karrige më pak, atë të nënkryetarit të partisë.
Ky itinerar i angazhimit të dyfishtë të Blerim Shalës, në dy punë, me dy rroga e me shumë honorarë e mëditje, ndryshon vetëm atëherë kur dy shefat e tij, e ngarkojnë me ndonjë “extra’ detyrë, siç është kjo e fundit, e realizimit të takimeve në mes të dy shefave të tij, për çështje të koalicioneve të balotazhit, me të vetmin qëllim, mundjen e kandidatëve të LDK-së.
Misionin e tij kundër LDK-së Blerim Shala e ka traditë, madje të kamotshme. Në momente të caktuara kohore, madje ai ka tentuar që të keqpërdor edhe Fehmi Aganin e Edita Tahirin për t’i vërsulur ata kundër LDK-së me intervistat e improvizuara në javoren Zëri. Por përderisa profesori i nderuar Fehmi Agani ishte më i mençur dhe më i matur në veprimet e tija, Edita Tahiri, përmes intervistave pa emër të Blerim Shalës që i botonte në revistën “Zëri” gjuante “shkelma” tërthorazi në presidentin Ibrahim Rugova dhe në LDK.
Misioni i përafrimit të AAK-së me PDK-në është mision i Blerim Shalës. Ai nuk e ka dertin e AAK-së sa e ka shqetësimin e dy pozitave të tij, paradite në Qeveri, në mesditë në Kuvend e në mbrëmje me honorar në AAK. Ai “vdes” pas pushtetit dhe “e lëshon shpirti” pas ngjyrës së parave, eurove!
Por në këtë mision të tij të mbrapshtë, të krijimit të koalicioneve në mes të PDK-së e AAK-së më së paku do të fitojë AAK-ja. Pasojat e “përfshirjes” së Ramush Haradinajt me Hashim Thaçin i ka përjetuar vetë kjo parti më 3 nëntor, kur ka fituar vetëm një komunë dhe kur i ka të rrezikuara humbjet edhe në 3 komuna të tjera.
Ramush Haradinaj duhet të jetë mbushur mend nga premtimet e kota të Hashim Thaçit për postin e kryeministrit. Një vit më parë ai e mbajti “peng” Haradinajn për disa muaj dhe në fund i tha: “Të faleminderit për ofertën Ramush, por kryeministri jam unë!”
Ramush Haradinaj mund të takohet e të ha drekë në Tifanny me Hashim Thaçin por “faturën” e këtyre takimeve do ta paguajë më 1 dhjetor! Shpëtimin e së paku një komune (Rahovecin) dhe fitoren e së paku në një komunë tjetër (Vushtrrinë) Ramush Haradinaj mund ta arrijë vetëm në koalicion me LDK-në.
Ramush Haradinajt po ia “pinë duhanin tinëz” disa meshkuj të shtëpisë, siç është Blerim Shala në Prishtinë e disa “axhaminj” në Prizren. Nëse vazhdon kështu një ditë do t’i del tymi “shtëpisë” së tij e pastaj është vonë!

 
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi