Demush Zefi:Tagrambledhësit reketues politikë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Demush Zefi:Tagrambledhësit reketues politikë

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon May 04, 2009 8:31 pm

Tagrambledhësit reketues politikë

Demush Zefi
Kërcënimet në dobi të politikës

Në komunën e Ferizajt nuk është i vogël numri i atyre që kanë zgjedhur rrugën e kërcënimit për të krijuar fonde për subjektet e tyre politike, në mënyrë që t’i mbulojnë shpenzimet e mundshme të këtyre subjekteve gjatë zgjedhjeve të ardhshme. Edhe pse kjo nuk është konfirmuar tash e sa vjet në opinion, një gjë e tillë për policinë është e njohur. Megjithatë nuk ka konfirmime zyrtare se dikush është kapur për këtë veprimtari, edhe pse rastet e kërcënimeve dhe plaçkitjeve të tilla, sidomos ndaj pronarëve të firmave private, pëshpëriten kudo kuluareve. Mungon edhe lista e atyre personave „politik”, të cilët angazhohen që subjektet e tyre të ndihmohen me reketimin e mjeteve nga pronarët e firmave private. Gjykata Komunale dhe Prokuroria Komunale, tash e 10 vjet janë treguar tepër të ngurta në këtë drejtim. Një pjesë të fajit e mbajnë edhe vete pronaret, të cilët edhe pse janë atakuar disa herë nga këta persona, nuk i paraqesin rastet në polici. Por, një ndër afaristet e njohur të komunës së Ferizajt, ka pësuar disa herë nga reketuesit, kur në përpjekje për t’i hequr qafet ua ka mbushur xhepin me euro, por ata përsëri kanë vazhduar kërkesat dhe kërcënimet. Ky afarist më në fund është detyruar ta lajmërojë veprimtarinë e kërcënuesve përkundër rrezikut, por deri më sot nuk është kapur askush, ndërsa ai dhe pasuria e tij vazhdojnë të rrezikohen. Pronarët të tillë të firmave që marrin guxim të denoncojnë kërcënimet, janë të paket, por qe do që ata prapë vazhdojnë të jenë të kërcënuar dhe të japin reket. Njëri nga ata pati thënë një herë se më të rrezikshëm janë reketashët politik se sa ata fizik. Ka raste, ka thënë ai, kur disa funksionarë të lartë politik ua kanë treguar plumbat, si mjet për mbylljen e gojës, kur kanë qenë të detyruar të hapin kuletën. Më të rrezikshëm konsiderohen ata që me dhunë i detyrojnë pronarët t’u tregojnë se sa fitim kanë brenda një muaji, e pastaj i detyrojnë të paguajnë 20 për qind të fitimit në konto numrat e tyre. Të paguash 20 për qind të fitimit çdo muaj është tmerruese, ka thënë njëri ka biznesmenët e Ferizajt. Më mirë është të mos merresh më biznes se sa të rrezikosh kokën, familjen dhe biznesin, ka shtuar ai. Është absurde të ndodhin gjëra të këtilla dhe të mos zbulohen kurrë, sidomos reketuesit politik. Ata biznesmen që janë treguar dorështrënguar e kanë pësuar ndryshe. Minimet dhe eksplodimet e bizneseve në Ferizaj u kanë kushtuar atyre miliona euro. Rastet janë të njohura, dhe nuk duan koment. Rasti i javës që sapo e lamë pas, kur për të katërtën herë ndodhi një eksplodim në qendrën tregtare „Viva“, dhe ato të më hershmet në „Ben-af“, „Elkos“, “ETC”, „Viva Fresh „ etj., tregojnë se kërcënuesit janë aktivë, me të cilët duhet të merren organet përkatëse të shtetit.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi