Qamil Sakajeva:Çfarë toke i duhet njeriut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Qamil Sakajeva:Çfarë toke i duhet njeriut

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon May 04, 2009 8:34 pm

Çfarë toke i duhet njeriut?

Qemail Sakajeva
Proceset e vonuara

Televizioni Shqiptar nuk thirri për zhvarrim-varrime. Shoqëria e çliruar nga Diktatura dhe Komunizmi, Frika dhe Shtypja, Përndjekja dhe Ndëshkimi, u gjend njerëzishëm përpara një procesi të vonuar, të dhimbshëm e të shpeshtë, me emër të dyzuar e tingëllim të vrazhdë, si fërkim i ashpër klasor edhe në demokraci: zhvarrim-varrim! Demokracia perëndimore e brishtë dhe krimi diktatorial nuk mund të rrinin në këtë vend si gjysmëshekulli të shkuar. Partia Demokratike, që në muajin korrik të vitit 1991, kërkoi në Kuvendin Popullor: “Të dekretohet menjëherë shpallja e pafajësisë për të pushkatuarit, të burgosurit, të internuarit, të dënuarit e të përndjekurit politikë” dhe “ T’u kthehen menjëherë eshtrat familjeve ose të afërmve të të pushkatuarve, të vdekurve ose të “zhdukurve pa gjurmë” në kampe e burgje apo vende ekzekutimi, të cilët janë varrosur në vende sekrete, në varre individuale ose në gropa kolektive pa identitet”. Fjala “Zhvarrim-varrim” tingëlloi e panatyrshme, lënduese si gërmim në shpirtra të paqetësuar, proces çnjerëzor dhe njerëzor absurd, që zhvarros për të varrosur. Kurrkush nuk dinte se sa e gjatë shkonte lista. Të shumtëve nuk u qe shënjuar gropa e dhimbjeve, sa vetjake dhe aq gjithëpopullore. Por, ata ishin përfolur e sharë pa pushim, përditë e pandërprerë, në gazeta e foltore, nëpër salla mbledhjesh e libra, më shumë për së vdekuri se për së gjalli, deri atje dhe atëherë sa, me ta u sajua klasa e urryer. U pagëzuan me emërtime të sjella nga Bashkimi Sovjetik: Armiq të Popullit! Kulakë! Sabotatorë! Nuk duhej vonuar asnjë grimë. Edhe Fridrih Niçe, sikur kishte thënë enkas: ”Tani varret pëshpëritin: Shpëtoni të vdekurit, përse kaq e gjatë nata?”. Të afërmit e mbijetuar, të nëpërkëmbur, në gardhim politik si kolerë shoqërore në karantinë, të stërkequr trishtueshëm nga fyerje të qëllimta dhe jetesa e vështirë, sidoqoftë, me një lehtësim në zemër, rrokën lopatat, kazmat dhe u nisën në kërkim të të dashurve, të të humburve të ekzekutuar. U përpoqën të gjenin informacion, të zbulonin shenjëza, të hetonin dëshmitarë të mundshëm, qoftë edhe të tërthortë, ndonjë nga ata të ligjit apo të skuadrës së pushkatimit. Kishte nëna që rronin ende dhe, mbanin mend sa shami kalbën me lot. Bij dhe bija që nuk patën të drejtën natyrore të njohin të atin dhe, takimi i parë i vetëdijshëm i tyre më të, ka qenë çasti kur në thellësi të dheut të ftohtë, sytë u mbetën tek kafka me vrimë dhe plumb brenda. Gra të plakura që kishin jetuar vetëm pak vite me burrin, vështronin mjegullt deri edhe nxjerrjen e lopatës së fundit të dheut, që zbuloi duar të lidhura me tel, si në çastin e pushkatimit, tashmë i ndryshkur deri në shkërmoqje. Dikujt iu gjetën vetëm gjysma e eshtrave. Ose, më pak e hiç. Pjesën tjetër e kishte rrëmbyer përroi ose lumi, gjatë prurjeve të shumta, ose, ndoshta, nga që aty, u hap gropë e thellë, ku qe ngulur piketa e mbjelljes së fidanit të plepit, në aksionin e përvitshëm “Dhjetori - muaji i pyllëzimeve dhe luftës kundër gërryerjes”. Sidoqoftë, ata e shihnin veten fatlumë. Sepse, shumë të tjerë, endeshin pa pushim e pashpresë, në kërkim të ndonjë të dhëne, gati të humbur, të varrhumburve. Pasi dështonin, të dëshpëruar, këmbëngulnin ende, duke besuar se,edhe i afërmi i tyre, do ta kishte, patjetër, një varr. Pas fitores së demokracisë, nuk ka pasur diçka më të dhimbshme e më njerëzore njëkohësisht, një rast i madh për Pendim e Pajtim. Në fund të fundit, çfarë po kërkonin të gjallët? Vetëm eshtra! Dhe, çfarë po u jepej të vdekurve? Thjesht, varri! Siç ka shkruar Lev Tolstoi, në tregimin “Sa tokë i nevojitet njeriut?”, dhënë nga Dheu i Zotit, si hise vetjake për secilin. Televizionit Shqiptar i mbetej të kryente një mision njerëzor, detyrë historike dhe punë profesionale: Të jepte lajme për Zhvarrim-varrimet. Të xhironte telereportazhe nga ato procesione të bashkëngjitura: zhvarrim diku, varrim tjetërkund. Të përgatiste dokumentarë për figurat e mëdha, të ndihmonte kësisoj edhe për ringjalljen politike të të pushkatuarve padrejtësisht, në emër të ideologjisë përjashtuese. I madh ishte vëllimi i kërkimit gjetës, funeraleve të organizuara dhe nevojave për informacion.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi