Dëshmi: Shkumbin Mehmeti, i gatshëm të dëshmojë për gjashtë vrasje, tri për motive politike?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dëshmi: Shkumbin Mehmeti, i gatshëm të dëshmojë për gjashtë vrasje, tri për motive politike?!

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Feb 21, 2014 1:24 am



Dëshmi: Shkumbin Mehmeti, i gatshëm të dëshmojë për gjashtë vrasje, tri për motive politike?!


20.02.2014 | 22:59


Shkumbin Mehmeti: Kam informacione për të pakten gjashtë vrasje dhe kidnapime. “Ju rrëfej vrasjet, kidnapimet, haraçin, për të paktën gjashtë vrasje, tri me motive politike”, per te cilat është i gatshëm të dëshmojë Shkumbin Mehmeti para një trupi gjykues. Ai e pranon se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka kidnapuar njerëz, ka vënë haraç, ka shantazhuar, ka bërë tregti me drogë dhe ka vënë eksplozive.

Ai tregon se si e kishin kidnapuar të riun Valon Dreshaj për dy milionë euro. Dëshmitari ka kërkuar nga Prokuroria që të veprojë, sepse kriminelët, sipas tij, janë ende aktivë. Ka vendosur të mos heshtë më por të tregojë për të gjitha krimet. Prishtinë, 28 gusht 2013 – “Ndoshta do të më vrasin, por nuk do të heshti ma”, nis rrëfimin Shkumbin Mehmeti nga Burgu i Dubravës. “Kam qenë pjesë e një grupi të madh kriminal që është marrë me vrasje, kontrabandë të lëndëve narkotike, plaçkitje, hajni, vrasje, eksplodime, kidnapime”, pretendon ai. Mehmeti, (1979) ish-pjesëtar i UÇK-së dhe i SHPK-së, prej marsit të vitit 2004 është në burg.

Ai pretendon se di për të paktën 6 vrasje, tri prej të cilave me motive politike. Këto dëshmi ka thënë se ua ka dhënë prokurorëve. Mirëpo, ai kërkon nga EULEX-it që të dënohet për siç thotë “kontributin që ka dhënë në vrasjen e dy policëve”, por jo të vuajë dënimin prej 30 vjetësh si vrasës i tyre. Ai është i dënuar me 30 vjet burgim për vrasjen e dy policëve, njëri i UNMIK-ut dhe njëri i Kosovës në një shkëmbim zjarri afër Podujevës. Në këtë krim thotë se ka qenë pjesëmarrës por jo kryesor. Kryesor pretendon se ka qenë Agron Sylejmani, i vrarë në atë incident dhe të tjerët të cilët, sipas tij, janë liruar me ndërhyrjen e ish-zëvendësshefit të UNMIK-ut, Steven Schook, dhe njërit prej drejtuesve të LPK-së, Ibrahim Kelmendi.

Të arrestuar dhe të akuzuar së bashku me të atë kohë kanë qenë Nazim Kadriu, Arben Ahmeti, Arsim Rashiti, Jeton Sylejmani, Osman Kelmendi, Florim Ejupi, Xhavit Kosumi, Faik Shaqiri, Nezir Kelmendi, Irfan Ademi, Xhafer Zymberaj dhe Bajram Kiqmari. Qenë akuzuar për terrorizëm nga Prokuroria e UNMIK-ut. Ata e kanë mohuar vazhdimisht se kanë kryer këtë krim. Të gjithë janë liruar më vonë nga akuzat pos Shkumbin Mehmetit i cili shton se ka pasur një top dore me të cilin ka gjuajtur por, askush nuk është vrarë nga ajo armë, por nga plumba kallashnikovi.

“Masandej të gjithë lirohen me ndërhyrje politike”, ka deklaruar ai. “Kanë ndërhyrë Stiven Schook dhe Ibrahim Kelmendi direkt në Gjykatë dhe Prokurori dhe janë liruar të tjerët. Përderisa ka pasur ndërhyrje politike, dihet se ka pasur edhe vrasje politike. Sikur të kisha ba edhe unë vrasje politike, isha liru edhe unë. Këta e kanë ditë që unë di për disa vepra dhe kanë mendu që unë nuk foli kurrë. Tash e kam kuptu se duhet me folë”, vazhdon ai. Është i dënuar edhe për një rast kidnapimi të djalit të një biznesmeni të cilit i kishin kërkuar dy milionë euro. Kam incizime Shkumbin Mehmeti ka provuar edhe herë tjera që zëri i tij të dëgjohet në publik. Ka një vit e më shumë që ka nisur të bashkëpunojë me prokurorë të EULEX-it për të dëshmuar për krime të cilat thotë se i ka kryer. Është i gatshëm që edhe në gjyq të dëshmojë. “Më kanë premtuar, kam incizime për këtë, kur njeri më thotë sa të shkon EULEX-i ke me dal. Mos u ngut, mos fol. I kam këto incizime. Ia kam dorëzu Prokurorisë”, deklaron ai në këtë intervistë të realizuar nëpërmjet telefonit.

Megjithëkëtë, ka thënë se nuk ka asnjë hap konkret nga ana e Prokurorisë. Dëshmitari që mbahet në pavijonin e dëshmitarëve në Burgun e Dubravës ka thënë se grupit kriminal, anëtarëve të të cilit nuk dëshiron t’ua përmend emrat për shkak të hetimeve, i është bashkuar në fillim të muajit mars 2003. Atë kohë ka thënë se kishte dalë në arrati për shkak se Policia i kishte zënë në shtëpi një sasi të madhe eksplozivi. Prej asaj kohe thotë se ka qenë aktivisht i angazhuar në grup, ndonëse kontakte pretendon se ka pasur vazhdimisht. Madje edhe sa ishte polic. “Prej asaj kohe kam ndejt me atë grup nëpër Kosovë, në Tiranë, Durrës. Zakonisht këto vende kanë qenë me të frekuentume prej grupit”, grup ky i cili sipas tij kishte mbi 10 anëtarë, nga Peja, Drenica e Llapi. “Ky grup është marrë me të gjitha llojet e krimeve”. Mehmeti ka refuzuar të tregojë se në cilat raste ka qenë pjesëmarrës direkt dhe për cilat ka dëgjuar nga kolegët e tij për shkak, siç ka thënë, të hetimeve. Por insiston se grupi i tij ka kryer vrasje me motive politike. Për tri sosh pretendon se ka fakte dhe dijeni. “Na kanë ushqyer me urrejtje kundër LDK-së” Ish-polici që pritet të jetë dëshmitar në një seri procesesh ka thënë se gjatë kohës sa ka vepruar në grup kriminal, kanë pasur sipër njerëz me peshë politike të cilët u kanë folur se çka është patriotike e çka tradhti. Ka thënë se nuk i ka takuar ndonjë grupi të caktuar politik, mirëpo gjithmonë u kanë folur se LDK-ja është e keqja e këtij vendi. “Unë nuk mundem me thanë se kemi pasur ndonjë bisedë se duhet me e mbrojt këtë apo atë grup apo parti, apo se ne furnizohemi prej kësaj apo asaj partie. Mirëpo mllefi ma shumë ka qenë për personat e LDK-së”, ka thënë ai. Mehmeti ka thënë se këta njerëz që janë në politikë u kishin thënë se njerëzit e LDK-së e ka penguar luftën, është parti pacifiste dhe i ka sjellë vendit dëm shumë të madh. Ai pohon se ka qenë i manipuluar prej personave të ndryshëm të cilët janë thirrur në emër të patriotizmit. “Ka qenë njëfarë stimulimi me vepru kundër njerëzve të LDK-së. Ka pas persona prej Pejës që kanë fol dhe na kanë stimulu që me i luftu këta njerëz. Mirëpo jo me laps por me forma tjera”, shprehet Mehmeti, duke mos treguar se kush ishin ata që u kishin dhënë leksione të tilla. Ai thotë se ata që kanë ndërhyrë për lirimin e atyre që kanë marrë pjesë në vrasje së bashku me të, janë edhe në politikë, edhe parlament. Dëshmitari e pranon se ka informacione për vrasjen e Xhemajl Mustafës, por të dëgjuara nga shokët, për vrasjen e Smajl Hajdarit e të Tahir Zemajt. Refuzon të flasë se çfarë informacionesh janë ato. “Kam informacione, nuk kam marrë pjesë. Fatmirësisht unë personalisht nuk jam përfshirë në asnjë vrasje politike”, ka thënë ai. Kur është pyetur se si e di derisa nuk ka qenë pjesëmarrës, thotë se gjithmonë kanë qenë bashkë dhe kanë biseduar shpesh për këto krime. Mehmeti ka thënë se ka informacione për të paktën gjashtë vrasje, për kidnapime, për reket, për shantazhe, për tregti me narkotik. Pos kësaj thotë se ka pasur edhe financues siç është birraria e Pejës, e cila atë kohë ishte nën kontrollin e biznesmenit, Agim Elshani. “Birrarinë e ka udhëhequr Agim Elshani. Kemi ba pazare edhe me Ibrahim Kelmendin, sepse ai ka qenë pjesë e grupit më herët, mirëpo atë kohë ka qenë një thyerje mes neve dhe tij dhe jemi nda. Ibrahim Kelmendi është tërheq prej birrarisë dhe një përgjigje e kemi marrë ne”. Kidnapimi i Valon Dreshajt Ai ka shpjeguar se grupi ka pasur para nga burime të ndryshme. Pos financimit nga birraria dhe përfaqësuesi i “Tekilës”, forma të tjera, sipas tij, kanë qenë haraçi, nxjerrja e borxheve me përqindje dhe tregtia me narkotikë. Ka thënë se kur dikush nuk ka mundur ta nxjerr një borxh, kanë shku ata dhe e kanë nxjerr. Përqindja ka thënë se ka ndryshuar varësisht nga shuma. Ka përmendur kidnapimin e një të riu në të cilin ka thënë se kanë qenë shumë persona. Ka thënë se ideator ka qenë Qerim Kelmendi, ndërsa zbatues F.E. Pjesëmarrës ka thënë se kanë qenë edhe F. Sh. N. K., A. K., Xh. K., A. D., të cilët nuk janë arrestuar kurrë si dhe të dënuarit për këtë rast Driton Sylejmani, Arton Sylejmani, Bashkim Haziri dhe ai vetë i dënuar më së shumti. “Ky ka qenë kidnapimi i vitit 2003 i Valon Dreshajt. Atij ju kanë kërkuar dy milionë euro. Nuk kemi marrë asnjë sepse ka dështu plani. Është liruar prej ndërhyrjes së Policisë”, ka thënë ai. Mehmeti ka thënë se në vitin 2003 është zbuluar rasti por ai ka qenë në arrati deri në vitin 2004.

Ka thënë se është zbuluar kur është gjetur arma e tij e Policisë. “Driton Sylejmani ka dhënë deklaratë se kinse unë jam kanë kryesori. Në gjykatë e ka mohu, ka thanë nuk është deklarata jeme, dhe unë në një proces të ndarë jam dënu 12 vjet dhe pas shpalljes së dënimit unik më janë dhënë 30 vjet”, ka thënë ai. Mehmeti ka thënë se pos tij dhe tre të tjerëve të dënuar me nga 3 deri në pesë vjet burg, të tjerët nuk janë arrestuar kurrë. “Edhe në këtë rast unë jam cilësu kryesori sepse nuk kam fol”, ka thënë ai. “Pra kidnapimin e kemi bërë unë, F. E. dhe A. K., në rrugën transit në Pejë. F. E., e ka udhëhequr operacioni ndërsa Q. K., ideator. Pa lejen e tij nuk kish mujt me u ba. E kemi dërguar në fshatin Lipë të Pejës”, ka thënë ai. “Unë kam marrë pjesë në të, e kam pas një pjesë të fajit mirëpo fajin kryesor e ka pas tjetërkush”. Dëshmitari ka thënë se udhëheqës e ka pasur Agron Sylejmanin derisa ka shtuar se kanë pasur kontakte edhe me grupe të tjera kriminale në çdo qytet të Kosovës. Jam i gatshëm të dëshmoj Shkumbin Mehmeti ka thënë se është i gatshëm nga viti 2010 të dëshmojë. Mirëpo ka thënë se nuk ka gjetur gatishmëri të prokurorëve për të hetuar. Ka lavdëruar hetuesit e EULEX-it, por jo edhe prokurorët. “Nuk kam gjet mbështetjen e EULEX-it asnjëherë dhe as të Policisë së Kosovës dhe as prej prokurorisë vendore. Lënda ka shku në zyrën e Ismet Kabashit, e ka marrë e ka shti në fiokë dhe ka thanë se unë nuk guxoj me u marrë me këtë lëndë”, ka deklaruar ai. Ka treguar se në fillim të 2010-s i ka shkruar një letër EULEX-it, dhe i ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me ta. Ata i janë përgjigjur pozitivisht. Në qelinë e tij ka thënë se kishte shkuar një prokuror apo polic të cilin e ka cilësuar arrogant dhe nuk ka dashur as të prezantohej se kush është. “Ju kam thanë po du drejtësi se në rastin e policëve unë nuk kam ba vrasje. Unë kam qenë ndihmës në rast mirëpo jo vrasës, jo ekzekutues. Padrejtësisht unë jam tu i vujt 30 vjet”, ka thënë ai. Dëshmitari ka thënë se i është premtuar nga jashtë se me të shkuar fillimisht UNMIK-u dhe më vonë EULEX-i do të lirohet nga burgu. Ka thënë se ka incizime të cilat ua ka dhënë EULEX-it se e kanë këshilluar që të mos flasë sepse do të lirohet edhe ai. “Mos u ngut, mos fol”, ka treguar ai për të shtuar se që një vit është duke bashkëpunuar me Prokurorinë por nuk ka asnjë hap konkret përpara. Ai ka thënë se nuk është duke e kushtëzuar EULEX-in me asgjë në këmbim të dëshmive. Krejt çka kërkon ai është që të përsëritet gjykimi dhe të dënohet për krimin që ka bërë, jo më shumë. “Unë kërkoj vetëm drejtësi në rastin tim. Me u dënu veç për pjesën që e kam ba, as më shumë as ma pak. E jo me ma veshë barrën e të tjerëve që s’e kam ba kurrë”, ka insistuar ai. Ka thënë se nuk po ndihet i sigurt në Burgun e Dubravës.
Ka treguar se aty e shikojnë me sy sikur është tradhtar dhe pse po bashkëpunon me EULEX-in. Ka thënë se ruhet vetëm nga oficer të Ministrisë së Drejtësisë. “Këtu ka ndërhyrje të shumta politike. Drejtori i burgut del me pi kafe me të burgosurin dhe feston se u ba drejtor në Hotel Thana. Qysh mund të jesh i sigurt”, ka pyetur ai. “Drejtori para këtij, Ago Koliqi ka ardhë e më ka thanë EULEX-i po të shfrytëzon. Më ka thanë në prezencë në Shpend Qerimit, Zyrafete Imerit dhe oficerëve të tjerë. Mu edhe Shpendit na ka thanë”. Ai ka kërkuar nga prokuroria që të veprojë shpejt, sepse mund të pësojë për shkak të informacioneve që ka, e të cilat është i gatshëm t’i ofrojë para një trupi gjykues. Ai thotë se është penduar dhe se shteti i Kosovës nuk ec përpara duke i fshehur krimet, por duke dëshmuar për to. “Më vjen keq që kam qenë pjesë e këtij grupi, Zoti ma faltë. Kam kërku prej shumë viktimave të ma bajnë hallall. Grupi hala është aktiv, hala qesin haraç, hala rrahin njerëz, shantazhojnë. Ata duhet të ndalen. I bëjë ftesë publike EULEX-it që të merret më seriozisht me këto raste”, ka apeluar ai. “Më 16 gusht i kam ba një vit që jam në pavijonin për dëshmitarë dhe nuk ka mujt asnjë hap me ba përpara pos deklaratave që i kanë marrë, asnjë hap nuk e kanë ba. Kjo vjen si shkak i presioneve politike”, ka thënë ai. Misioni i BE-së për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të “Kohës Ditore” për këtë rast. Shkumbin Mehmetit “Unë jam Shkumbin Mehmeti nga Podujeva. Kam qenë pjesëtar i UÇK-së dhe shumicën e kohës kam shërbyer në zonën e Llapit. Një kohë kam qenë pjesëtar i njësisë vëzhguese diversante ‘Arbëri’ me bazë në Kleçkë nën komandën e Tahir Sinanit pranë Shtabit të Përgjithshëm. Pas luftës nga viti 2001-2003 kam qenë pjesëtar i SHPK-së. Kam qenë polic i Kosovës deri në vitin 2003. Në vitin 2003 jam largu nga Policia dhe i jam bashkëngjit një grupi kriminal me të cilin edhe më herët kam pasur kontakte. Me këtë grup kam ndejt dhe bashkëvepruar deri në prill të vitit 2004, kur jam arrestuar dhe prej atëherë jam në burg”. Steven Schook mohon ndërhyrjen Këshilltari aktual i kryetarit të AAK-së, Steven Schook, ka mohuar se ka ndërhyrë ndonjëherë për lirimin e ndokujt sa ka qenë në UNMIK. Ka thënë se nuk i njeh asnjërin prej të përmendurve. “Unë nuk kam absolutisht asnjë njohuri mbi këtë incident, asnjë përfshirje në lidhje me këtë incident të supozuar dhe as nuk kam pasur ndonjëherë fuqinë për të ndërhyrë në një rast të tillë”, i ka thënë ai “Kohës Ditore”.

Kelmendi mohon ndërhyrjen, e quan procesin të montuar Njëri nga drejtuesit e LPK-së, Ibrahim Kelmendi, ka mohuar se ka ndërhyrë në këtë proces gjyqësor, të cilin e quan të montuar. “Si mendoni, edhe sikur të kisha ndërhyrë, mendoni se do ta pranoja? E vërteta është se atë proces maratonik, që i ka kushtuar tepër shtrenjtë buxhetit të Republikës së Kosovës, e kam përcjellë për hir të vëllait tim, Osman Kelmendi. Meqë në fund rezultoi se ka qenë proces i montuar, trupi gjykues, i përbërë nga gjykatës të huaj, në kuadër të UNMIK-ut, i ka liruar të pafajshëm të akuzuarit”, ka thënë ai. “Ai ‘grup’, siç po sajohen edhe tani grupet, duhej të viktimizohej si organizator i trazirave të vitit 2004; strukturave të drejtësisë u duheshin viktimizimet, përmes dëshmitarëve të parapërgatitur me premtime joshëse, sepse u duheshin për të arsyetuar angazhimet e tyre këtu dhe pagat e majme që merrnin”. Kelmendi ka deklaruar se edhe po të donte të intervenonte, nuk ka pasur njohje e lidhje.(Rugovapress.com)/standardi.info
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dëshmi: Shkumbin Mehmeti, i gatshëm të dëshmojë për gjashtë vrasje, tri për motive politike?!

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Feb 21, 2014 1:26 am

Gani Geci
Shkumbin Mehmeti me ka thirr disa her nga burgu dhe ka kerku nga une qe ti them Armend Zemes qe Armendi te shkoj ne burgun e Dubraves bashk me komisionin per legjislacion ose edhe si antar i vetem per ti tregua se kush e vrau Tahir Zemen deshmitari qe flet me mu ne telefon ka pas lidhje me Agron Sylejmanin e Agron Sylejmani ka qen shoku ma i ngusht i Shkumbin Mehmetit.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi