VETMIA PA KUFI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

VETMIA PA KUFI

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Mar 01, 2014 1:54 pm

VETMIA PA KUFI




Turpi, pikëllimi dhe vetmia bëhen sëmundje mentale?!




Turpi fëmijëror, depresioni pas humbjes së personit të afërt, varësia nga interneti dhe shumë forma të sjelljes, të cilat deri tani janë konsideruar të pazakonshme dhe ekscentrike, së shpejti në SHBA mund të kualifikohen si sëmundje mentale. Këto janë udhëzimet qe janë propozuar për edicionin e pestë të ndryshuar të manualit diagnostik dhe statistik të sëmundjeve mentale (DSM5), të cilën SHBA-ja e vlerëson si bibël të llojit të vet në fushën e shëndetit mental, por ka ndikim të madh edhe në punën e psikiatërve dhe psikologëve evropianë. Edhe pse ndryshimet për të cilat bëhet fjalë nuk do të ndikojnë direkt në praktikën e tanishme klinike - e cila administrohet me udhëzime të ndryshme – ekspertët pohojnë që në rezultatin përfundimtar ato do të mund të ndikojnë në perceptimin dhe mënyrën e të menduarit të ekspertëve, dhe në këtë mënyrë të shkaktojnë dëme të pariparueshme.

Miliona njerëz, në mes tjerash dhe në vendet evropiane, për shkak të tyre mund të marrin diagnoza psikiatrike, të cilat do të ndikonin negativisht në tërë jetën e tyre.

Kështu turpi dhe të qenit i turpshëm do të mund të bëhet fobi shoqërore, tërheqja në vete të shndërrohet në sindromën e Asperger (autizimi), pikëllimi për shkak të humbjes së personit të dashur në depresion dhe kështu me radhë.

Shefi i Institutit për psikologji në Universitetin e Liverpool, Peter Kinderman, konsideron që kjo do të “patologjizonte një varg të tërë të problemeve të cilat asnjëherë nuk janë konsideruar sëmundje mentale. Shumë që janë të turpshëm, që mbajnë zi, ekscentrikë, apo që kanë jetë jokonvencionale të dashurisë, papritmas do të fitonin etiketën e të sëmurëve shpirtërorë”, konsideron ai dhe shton që kjo “nuk është e drejtë, nuk është e saktë dhe nuk është humane”.

Ekspertë të tjerë, megjithatë, kritikojnë që përpjekjet që problemet e përditshme të shpirtit të njeriut të futen në sirtarin e definicioneve mjekësore do të sillnin më shumë dëm sesa dobi dhe miliona njerëz për shkak të tyre do të fitonin diagnoza dhe terapi të gabuara, shpesh edhe me ilaçe shumë të forta. Këtë mendim e ndan edhe psikiatri amerikan Allen Frances, nga Universiteti Duke në Kalorinën Veriore., duke shtuar që DSM5 “në mënyrë radikale dhe të papërmbajtur do të zgjerojë kufijtë e psikiatrisë”, ndërsa kolegu i tij David Atkins, nga Universiteti Pepperdine në Los Angeles, dhe shumë anëtarë të tjerë të shoqatës amerikane të psikiatërve, konsiderojnë që në esencën e udhëzimeve të reja qëndron angazhimi i industrisë farmaceutike, e cila në këtë mënyrë dëshiron të rrisë shitjen e ilaçeve të veta.


 
Vetmia të bën më të zgjuar






Jetesa e vetmuar rrit koefiçentin e inteligjencës ndërsa identifikimi me grupe të ndryshme sociale ose profesionale sjell reduktimin e këtij koefiçenti, sidomos midis femrave.
Ky ishte përfundimi i një instituti kërkimor në Virxhinia, SHBA, që përdori rezonancën manjetike, për të hetuar se si truri reagon ndaj mënyrës së përceptimit të informacionit në kushtet e vetmisë dhe grupeve sociale.
Nga testimet, u verifikua se personat që kërkonin zgjidhjen e një problemi nëpërmjet këshillave dhe diskutimeve në grup, e kishin më të vështirë të arrinin një zgjidhje përballë një situatë të caktuar.
Të njëjtat situata, ishin më të thjeshta për t’u zgjidhur nga personat e paasociuar në një grup.
”Testimi u krye me individë që kishin të njëjtin koefiçent zgjuarsie. i ndamë në grupe dhe i dhamë disa detyra e informacione të caktuara. Rezultatet ishin befasuese dhe personat që kishin një feedback social, verifikonin një ënie drastike në aftësinë e tyre për të zgjidhur problemet që i parashtroheshin”, u shpreh një prej drejtuesve të studimit.
Jo vetëm kaq, por ka rezultatet treguan edhe për një diferencë midis dy gjinive. “Në femrat e asociuara në grupe vihet re një rënie më e madhe e koefiçentit të zgjuarisë se sa tek meshkujt me të njëjtin koefiçent fillestar”, argumentohej në studim.







Vetmia shkakton dementian?

Personat që ndihen të vetmuar kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar dementian, pohojnë shkencëtarët holandez.
Dementia mund të krijohet si pasojë e shumë faktorëve, duke përfshirë edhe plakjen, disa gjendje mjekësore siç janë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe problemet psikike, siç është depresioni.
Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën Journal of Neurology Neurosurgery and Psychiatry pohojnë se si vetmia në mënyrë të konsiderueshme rrit rrezikun nga krijimi i dementias.
Në hulumtimin, i cili ka zgjatur 3 vjet, kanë marrë pjesë 2173 persona të cilët në fillim të hulumtimit nuk kanë treguar shenja të dementias. Në fillim të hulumtimit janë evidentuar të dhënat e mëposhtme:
• 46 për qind e tyre jetojnë vetëm;
• 75 për qind e tyre pohojnë që nuk kanë jetë shoqërore;
• 20 për qind e tyre pohojnë që ndihen të vetmuar.
Në fund të periudhës shkencëtarët kanë testuar aftësitë e tyre kognitive. Rezultatet kanë treguar që 50 për qind e pjesëmarrësve të cilët kanë deklaruar që ndihen të vetmuar kanë treguar shenja të dementias.
Kur kanë marrë parasysh faktorët tjerë (shëndetin e përgjithshëm, moshën) pjesëmarrësit të cilët kanë deklaruar që ndihen të vetmuar kanë pasur madje 64 për qind rrezik më të lartë nga krijimi i dementias.
Udhëheqësi i hulumtimit prof. Thalling Jan Holwerda ka deklaruar se si “ky hulumtim tregon që ndjenjat luajnë rol të madh në shëndetin e përgjithshëm.”
Shkencëtarët theksojnë që jeta beqare nuk është e njëjta gjë si vetmia. Në fakt, shumë njerëzve u konvenon jeta beqare por nuk ndihen të vetmuar sepse kultivojnë jetë shoqërore.
Edhe pse hulumtimi ka nevojë të vazhdojë, ekspertët rekomandojnë ushtrime të rregullta, ushqim të rregullt dhe ndërprerjen e duhanit për të parandaluar zhvillimin e dementias.




Kur vetmia është një mikeshë e sinqertë

Momentet e “largimit” janë shumë të rëndësishme për trurin: nuk kërkohen teknika të sofistikuara, por pushime të vogla që ju çlodhin dhe ju bëjnë të ndiheni më pak të vetmuar.


Ekziston një nevojë primare psikike, që e ka shoqëruar gjithmonë njeriun përgjatë historisë së tij: të jetë vetëm. Nuk po flasim për një vetmi të dëshiruar sociale, pasi njerëzit janë “krijuar” për të qenë në marrëdhënie me njëri-tjetrin, por si të keni një mundësi për të gjetur pak kohë dhe hapësirë që të qëndroni me veten, të shkëputeni përkohësisht nga të tjerët dhe të përqendroheni më shumë te qenia juaj: të rizbuloni kuptimin e vetes, të ndieni, të ribashkoni. 

Nuk bëhet fjalë për të medituar apo për t’u lutur, por thjesht për të mos u lidhur me rrjetin e zakonshëm të marrëdhënieve, si reale ashtu edhe virtuale. Momente kur mendja ka nevojë absolute të mos ndërpritet nga kërkesat e jashtme, në mënyrë që t’i kryejë të gjitha operacionet themelore: nga stresi i përditshëm, te qetësimi, përqendrimi, marrja e energjive dhe perceptimi i ndjenjave, që mund të arrihen vetëm në këtë mënyrë. 

Stili i jetesës që na imponohet nga shoqëria, nuk e parashikon atë, përkundrazi duket sikur ai bën gjithçka për të mos na lënë kurrë vetëm. Kërkesat profesionale, shoqërore, familjare dhe miqësore janë shumëfishuar, për shkak të teknologjisë që na bën të arritshëm në çdo kohë, duke rritur kështu nivelin e stresit.

Fitoni varësinë ndaj të tjerëve 

Shembulli tipik për të shpjeguar këtë nevojë është ulja e një personi në stacionin e autobusit: ky mund të jetë një moment i mirëfilltë vetmie dhe “çlirimi” nga stresi. Jo më kot, kur njerëzit qëndrojnë në stacion duke pritur autobusin, shkëmbejnë mesazhe të panevojshme me dikë, thjesht për të mbushur kohën. Për fat të mirë rikuperimi i këtyre momenteve “të shenjta” për sistemin nervor dhe ekuilibrin psikologjik nuk është i pamundur. Nuk është e nevojshme që të hiqni dorë nga mjetet e progresit, por të rregulloni përdorimin, për të fituar pavarësinë ndaj lidhjeve të vazhdueshme. Nëse ju nuk i rezervoni vetes pak vetmi, do të ndiheni të vetmuar në marrëdhëniet shoqërore.

Ligjëroni nevojën e vetmisë 

Sot shkëputja nga marrëdhëniet, edhe për periudha të shkurtra kohore, duket pothuajse si një krim. Duke u bërë i pakapshëm për një orë, mund t’ju bëjë të ndiheni fajtorë. Prandaj është e nevojshme që të “ligjëroni” nevojën për të qëndruar pak kohë vetëm: nëse prisni që të jetë mjedisi i jashtëm ai që do t’ua krijojë këtë hapësirë, të jeni të sigurt se nuk do ta keni kurrë.

Ndaloni ndërhyrjet 

Shpeshherë e nënvlerësoni rëndësinë e kësaj vetmie të nevojshme. Është e rëndësishme që t’i mbroni këto momente vetmie njësoj sikur jeni, për shembull, në një takim biznesi, të cilin nuk mund ta ndërprisni.

Mos e përdorni vetminë për të punuar! 

Duke qëndruar vetëm, nuk do të thotë se mund të gjeni kohën për “të ecur përpara” me punën, “të përfitoni nga koha e lirë” për të arritur planin, e kështu me radhë. Vetmia “e mirë” është ajo ku ju mund të bëni çfarë të doni, e cila nuk shndërrohet në diçka që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, na lidh përsëri me botën e jashtme dhe detyrat.

Duke qëndruar vetëm, nganjëherë ju bën mirë për këto arsye:

- Viheni në kontakt me veten

- Identiteti forcohet dhe stresi zvogëlohet

- Dëgjoni mendimet tuaja të mira dhe ndieni emocionet

- Ju vijnë mendime të mira

- Duke ndenjur në vetmi gjendet ekuilibri i mendjes dhe shpirtit

- Jeni më të predispozuar ndaj aktiviteteve sociale
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi