Naim Maloku:Siguria e shtetit, përgjegjësi e jona

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Naim Maloku:Siguria e shtetit, përgjegjësi e jona

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue May 05, 2009 6:55 pm

Siguria e shtetit, përgjegjësi e jona

Deputeti i AAK-së Naim Maloku
Debate



Përveç mediave që marrim informacione për rastet që ndodhin në të gjitha segmentet që kanë të bëjnë me sigurinë, prej aksidenteve në trafik deri te krimet e ndryshme që ndodhin, pastaj edhe hajnitë, Institucionet tona, duke përfshirë edhe Kuvendin, nuk janë në gjendje që duhet të merren me analizën e tyre dhe me hartimin e politikave të sigurisë së vendit. Natyrisht se përgjegjësia kryesore i bie ekzekutivit dhe ministrive përkatëse siç është ajo e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Forcës së Sigurisë me dikasteret e veta duhet t’i hartojnë dhe t’i zbatojnë politikat e sigurisë së vendit. Por ç’është më e keqja deri më tash nuk është duke funksionuar as institucioni më i lartë i fushës së sigurisë siç është Këshilli i Sigurisë së Kosovës. Ky këshill vetëm është konstituuar, por nuk është duke funksionuar. Nuk janë formuar grupet punese për hartimin e politikave dhe të strategjisë të sigurisë e që brenda saj hyjnë edhe strategjia për qasjen e ekzekutivit ndaj problemit të veriut të vendit. Pra analizohen gjërat dhe më pas raportohen në Këshillin e Sigurisë së Kosovës.
Në Kosovë brenda një jave kemi pasur dy plaçkitje, në banka dhe vjedhja në ndërtesën e policisë, vjedhje kjo tragjikomike në drejtorinë e policisë që merret me luftimin e krimit të organizuar. Askush, as Kuvendi, as qytetarët nuk di se çfarë është vjedhur. Thonë se janë vjedhur 47 kg drogë, dhe gjësende të tjera. Por asgjë nuk dihet, nuk kemi informata se çka është marrë dhe kush ka qenë përgjegjës për atë. Në bazë të kësaj që ka ndodhur në javët e kaluara, veçanërisht kjo në polici është shenjë e keqe sa i përket segmentit të sigurisë.
Sa i përket gjendjes në veri dhe rindërtimit të shtëpive të shqiptarëve në veri, Enver Maloku mendon se institucionet tona, por edhe EULEX-i, ICO duhet të jenë këmbëngulëse në rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve. Ndërsa, sigurinë duhet ta ofrojë Policia e Kosovës por unë nuk pres që të ketë rrezikim të jetës së qytetarëve atje. Protestat nuk do të eskalojnë në sulm shqiptarëve prandaj edhe nuk paraqesin rrezik për jetën e shqiptarëve që duan të kthehen e të jetojnë në trojet e tyre. Vlerësimet e gjendjes së sigurisë në Kosovë duhet t’i bëjnë institucionet që janë të thirrura për këtë, dhe konform vlerësimeve t’i marrin edhe masat.
Shqiptarët duhet të jetojnë me çdo kusht atje dhe nëse nuk ka zgjidhje tjera duhet të jenë të mbrojtur nga policia. Unë deri më tash nuk shoh ndonjë qasje nga qeveria për mbrojtje, përveç rindërtimit të shtëpive, nuk ka asnjë plan tjetër konkret se si do të veprohet më tutje për sigurinë e tyre.
Jemi duke përcjell gjithë situatën çka po ndodh në veri dhe ndoshta për shkak të mos acarimit më të madh të situatës, nuk është iniciuar ndonjë debat në Parlament për këtë rast konkret. Por nëse nuk ka zgjidhje, atëherë duhet të iniciohet një debat në Kuvend, dhe nëse qeveria ose Këshilli i Sigurisë së Kosovës nuk del me politika, ose me një strategji dhe plan se si do të rregullohet kjo, atëherë deputetët duhet të iniciojnë një debat dhe të kërkohet përgjegjësi.
Sa i përket strukturave paralele ne nuk kemi vlerësim të saktë se sa ka struktura paralele dhe kush vepron atje. Institucionet e Kosovës duhet të merren me vlerësime. Dhe në këtë rast shtrohet pyetje ku është Agjencioni i Inteligjencës, a kanë dosjet e secilit njeri dhe si funksionojnë strukturat paralele. A kanë institucione tona ndonjë analizë, apo ndonjë hetim se si funksionojnë dhe kush janë njerëzit që udhëheqin me ato strukturat. Agjencioni është ndërtuar për të qenë prezent në tërë territorin e Kosovës edhe atje prej nga vjen rreziku për Kosovën dhe informimi i saktë i institucioneve të Kosovës për gjendjen.
Me një fjalë çështja e sigurisë në Republikën e Kosovës është një prej temave më të rëndësishme që duhet të merret seriozisht jo vetëm nga Kuvendi i Kosovës por edhe nga instancat më të larta të vendit tonë. Ne duhet të sillemi si shtet që ka kompetenca dhe përgjegjësi kushtetuese e shtetërore për të ruajtur dhe mbrojtur integritetin shtetëror, sigurinë e vendit dhe të banorëve të saj. Prandaj kjo zvarritje e krijimit të të gjitha institucioneve relevante për çështje të sigurisë, është një lëshim i vendorëve dhe jo një “pengesë” e ndërkombëtarëve.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi