Teki Dervishi:Përdorimi “i përçarjes”!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Teki Dervishi:Përdorimi “i përçarjes”!

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue May 05, 2009 6:57 pm

Përdorimi “i përçarjes”!

Teki DËRVISHI


Disa deklarata të pakonfirmuara zyrtarisht të faktorit ndërkombëtar në Kosovë, dëshmojnë “kujdestarinë e veprimeve” të indeksuara (ndaluara), se sa “mbikëqyrjen” e cila do të jepte mundësi të korrektimit të veprimeve të zbatuara. Pra - jo indeksimit të tyre si ndalesa “për të ndodhur”.
Kjo kujdestari bëhet me “pusinë e heshtjes” indiferente ndër sy të opinionit, dhe agresivitetit të saj brenda “korrespondencave” në relacionin vendorë- ndërkombëtarë, që dihet se prapa perdeve të opinionit e ruan statusin e programit për “bashkëpunim me ndërkombëtarët”.
Si e kompensojnë “heshtjen publike”, të cilën e shesin si metodë të “mospërzierjes” në politikëbërje aktuale, të situatës (po ashtu shumë aktuale), e cila nuk karakterizohet zyrtarisht dhe publikisht? Lehtë, shumë lehtë: inskenohet “përçarja” bajraktariste feudale në skenën politike (aktuale) të Kosovës si një instrument shumë preciz për “hutesën e opinionit” për ta tërhequr vërejtjen andej nga ndodhin “politikat” jofunksionale, joekzekutive.
Dhënia e “urdhrave” të pakonfirmuara bëhet me qëllim shumë meskin politik. As kanë thënë, as s’kanë thënë, por është dëgjuar. Dhe është dëgjuar jozyrtarisht. A nuk e sheh opozita se pikërisht në këtë mënyrë shantazhohet politika zyrtare vendore, që, jo vetëm opinionit, por mëton t’ia tërheqë vëmendjen edhe pushtetit vendor, që të merret me probleme të cilat realisht do të duhej të jenë në “rendin e dytë” para prioriteteve që ka sot Kosova në lëvizjen definitive të situatës “status quo” që e konservon OKB-ja?
Politikat nuk bëhen me moralizime pedagogjike, as me parulla patriotike, së paku jo politika moderne, dhe kjo është një e vërtetë që pak kush sot nuk e ka të njohur dhe të qartë, dhe nuk pretendohet të thuhet si një “gjetje” origjinale. Prandaj, sa vlen që, dhjetëra herë këtu, është sugjeruar modestisht “koha definitive” për konsensus të faktorit politik vendor. Është përmendur këtu, po ashtu, fakti se, para dhjetë vjetëve, UNMIK-u e ka gjetur skenën politike shqiptare të përçarë deri në përgjakje. Ajo amulli dhe anarki bajraktariste e “pesë qeverive” të njëkohësishme menjëherë pas lufte, i raportonte referencat e “administratës serbe” në relacionin e saj të autoritetit rus në Këshillin e Sigurimit. Dhe ndodhi çka ndodhi, kjo që u zbulua pas dhjetë vjetëve me rikonfigurimin e 6 pikave. A do ta shfrytëzojë për “alibi politike” edhe rikonfigurimi situatën “e mosmarrëveshjes” së artificializuar midis vendorëve, e cila për interesa fushatore, përpiqet ta fajësojë faktorin vendor për një “status politik” të vendosur zyrtarisht nga Këshilli i Sigurimit, apo të gjithë së bashku duhet të fillojnë sfidat konstruktive politike për të ofruar argumente në favor të Kosovës?
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi