Kastriot Shehdadi:Sejdiu me të nipin Sefedinin ndërtuan një “mit”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kastriot Shehdadi:Sejdiu me të nipin Sefedinin ndërtuan një “mit”

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue May 05, 2009 6:58 pm

Sejdiu me të nipin Sefedinin ndërtuan një “mit”

Kastriot Shehdadi
Flijimi si karakter epik

Kur fillimi i majit të vitit 1993 në Brekoc të Gjakovës solli përballjen me armë kundër forcave jo vetëm policore, por edhe ushtarake serbo-malazeze të një individi që ishte me nipin e tij, duke u vrarë që të dy pas disa orësh rezistence, tregon historikun e një idealisti të paepur, të një heroi si në ngjarjet epike e jo të ketë ngjarë në fundshekullin e nëntëmbëdhjetë. Ishte Sejdi Tahiraj, i lindur me 1967 në Rrypaj e që qëndronte në Brekoc, që nuk u dorëzua për së gjalli, por qëndroi me orë të tëra derisa i ishte mbaruar municioni. Sejdiu, bashkë me të nipin, djalin e vëllait, Sefedin Tahiraj, të lindur në vitin 1975, skuqën tokën shqiptare si të ishte një paralajmërim se në Kosovë ka pasur dhe do të ketë edhe më shumë gjak. Për më shumë, nga e njëjta familje. Nuk u deshën edhe aq shumë vite, por që ishin shumë të rënda dhe mjerane në robëri, që prapë të ketë gjak, të shumtë. Në 27 prillin e vitit 1999, e njëjta makineri me të njëjtën uniformë, Sejdiut i vranë dy vëllezërit, njëri ndër ta babai i Sefedinit, gjashtë vite më parë të vrarë. Sejdi Tahiraj ishte me punë dhe qëndrim në Zvicër dhe ato ditë në Kosovë kishte ardhur për t’u martuar. Por,vëzhgimet e përhershme të sigurimit me bashkëpunëtorët e tyre e kishin në shënjestër Sejdiun pasi në Zvicër, në Bernë, ishte ndër aktivistët e shquar dhe ndër më trimat të LDK-së. Që epiteti “trim” të mos duket stereotip dhe patetik, ishte Sejdiu me të nipin Sefedinin, që treguan se vërtetë ka trima. Ishte i bindjes dhe sakrificës, në kërkim të lirisë. Qëndrimi disaditësh në Kosovë për të ndërtuar një jetë të re, për t’u bërë me nuse, ishte ogurzi për të dhe të nipin por lajtmotiv për truallin e indigjenit dhe identitetit të tij dhe të nipit. Rrëfimet për qëndrueshmëri deri në vdekje, janë realiteti i Sejdiut e të nipit Sefedinit, i cili ishte vrarë në çati të shtëpisë, para xhaxhait të tij. ”Vdekja, nuk është fjala ime e fundit” thotë një varg poetik i një poeti shqiptar dardan. I rrethuar nga uniformat e kaltra dhe të gjelbra sunduese, aty pranë varreve të qytetit ku përjetësisht pushojnë bashkëkombësit e tij, Sejdiu me të nipin Sefedinin, zgjodhën varret për ta.
Sejdiu, me kontributet e tija për liri, është përmendur apo kujtuar, nga një rreth i ngushtë apo persona të caktuar, që e kanë njohur nga afër, si njeri, si aktivist,si besnik,si sakrifikues, e së mbrami edhe si luftëtar. Karakterin e tij e tregoi atëherë kur njeriu është në hallin më të madh. Andaj, të rrallë janë personazhe dhe ngjarje të tilla,jo vetëm tek ne, por kudo që flitet cilado gjuhë qoftë. Në botë. Nga një rrethim i pashteg ku nuk mungonin dhe helikopterë, Sejdiu dhe Sefedini e dinin se kishin dy mundësi, dorëzimin apo vdekjen!Zgjodhën të dytën atëherë në Kosovën e pavarur, sepse idealisti Sejdiu nuk dëshironte as rehatinë e tij personale, as të Zvicrës më tepër se jetën e lirë buzë Erenikut. Tash, në Kosovën e pavarur, të lirë familja e tij jeton në gjendje të mjerueshme ekonomike, ndërsa për më tepër vet Sejdiu ka mbetur pa status të qartë. Zyrtarisht thonë se është martir, në opinion thonë edhe më ndryshe, se është vetëflijues, se është dëshmor. Përcaktimet zyrtare, në kohëra të ndryshme dhe ato jozyrtare në çdo kohë bëhen ndryshe më ndryshe, ndërsa Sejdi Tahiraj me të nipin Sefedinin nuk janë rrëfime mitike, por reale që ndërtuan një “mit”. Se, liria më shumë matet me vullnetin e individit, popullit të robëruar!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi