Osman Ferizi:Ti Demaç je i shitur dhe servil i Hashimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Osman Ferizi:Ti Demaç je i shitur dhe servil i Hashimit

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Apr 09, 2014 6:15 pm



Ti Demaç je i shitur dhe servil i Hashimit

Nga Osman Ferizi

Ti, Demaç, komisar i “UÇK-së”, shëtisje bulevardeve të Prishtinës, ti i bekove dhe i nxite vrasjet politike, hiqesh parimor, por ne fakt je i shitur dhe servil i Hashimit.
Lumi i Nerodimës në dysh i ndarë/ Mos i le qyqet fatin për ta  qarë!( Faruk Tasholli).  Nuk ma ka marrë mendja se unë një ditë do të shkruaj  kundër  njeriut të  -sakrificës-, siç e quanin të moshuarit  Adem Demaçin,  në kohën kur unë isha ende fëmijë.  Për të flitej shumë nepër oda burrash se në burgjet serbe po dergjet një shqiptar që po kërkon  çlirimin e Kosovës nga Serbia. Si fëmijë që ishim më shumë na interesonin lodrat  e pas darkës, ato të „kapuçave”, “filxhanave“, po më shumë loja për fëmijë në fund të ndejës „Çka po bëhesh“. Kjo lojë për objekt kishte emitimin e shtazëve apo të shpezëve.


Ndëshkimet për mosdije

Sipas rregullorës, plaku i shtëpisë me ndihmën e mysafirit, na jipnin lejen për lojë dhe caktonin një komision, i cili kishte për detyrë të vlerësonte sejcilin lojtar që  dëshironte të emitonte ndonje shtazë në lojë. Dhe, nëse dikush nga lojtarët paraqitej se dinte të bëjë më mirë se lojtari tjetër në imitimin e shtazëve apo shpezëve, komisioni, pasi dëgjonte të dy kandidatët, jipte edhe vlerësimin dhe përcaktonte dënimin për  kandidatin që kishte hy në lojë pa talent, por vetëm me dëshirë, për të imituar ndonjë shtazë. Lojtarët zakonisht imitonin qentë, zogjtë, gjelin, macën, gomarin, lopën, majmunin e shumë të tjera. Kur dikush lajmërohej për të bërë më mirë, komisioni vlerësues, kur komunikonte vendimin për dënim, thoshte: “Kur nuk din me ba si qen pse bahesh qen“ dhe ia caktonte dënimin e merituar me dhjetë apo pesëmbëdhjetë ramje në duar apo në shpinë. Kjo realizohej me pendrek, shkop, por jo i drurit, të bërë  nga marhamat e punuara në vek, që pleqtë  i përdornin për ta fshirë abdesin. Paramendoni sa të squllura kanë qenë ato dhe çfarë dhimbje kanë shkaktuar tek përsoni që merrte dënimin, kur nuk dinte të bënte si qen.
Emisioni i fundit i transmetuar në RTK në rubrikën “Debat“, me autor Ridvan Berishën, më ktheu në lojën e odave, kur unë isha fëmijë, por në këtë rast  Ridvani  në studio kishte ftuar një plak dhe e futi në lojë, por lojtari ishte një njeri që shikuesit mendonin se ai është i trajnuar mirë dhe është në gjendje të imitojë të gjitha shtazët, madje edhe shpezët më të imëta. Kur drejtuesi i lojës, zoti Berisha,  nxorri listën e pyetjeve qe ia kishin bërë gati, për ta pyetur lojtarin se a din ta imiton majmunin?  Lojtari  u përgjigj, transmeton standardinfo.

-”Jo nuk di ta imitoj, po di ta luaj rrolin e tij. Këtë  di ta bëj shumë mirë, sepse e kam ushtruar  njëzetë e shtatë vjet në shkollat ma profesionale të Serbisë”.

U habitëm  me këtë përgjigje me miqtë, me të cilët e shikonim këtë emision në Televizionin Publik të Kosovës, të cilin e paguajmë për të dëgjuar këso komedish që i bëjnë njerëzit të qeshin dhe të qajnë nga dhimbja për aktorët e angazhuar në të. Njëri  nga miqtë më tha:

-”Mos u shqetëso,  por vetëm hapi veshët dhe dëgjo se çfarë ka për të na thënë „legjenda“ e patriotizmit apo e  trathtarizmit!!!”

Nuk e prisja që epitetin e dytë do e praktikonte më shumë bashkëbiseduesi i zgjedhur i Ridvan Berishës në Televizionin Publik, të cilit ia paguajmë tatimin për mbjellje të urrejtjes tek shqiptarët.

Ty, Demaç, të tmerron Rugova dhe heronjtë e FARK-ut edhe nga amshimi

Të fliste për të gjallët, nuk do t`ia zija për të madhe. Por, ama, të flasësh për të vdekurit, të cilët nuk kanë mundësi të vijnë në emisionin „Debat“ të Ridvan Berishës, për të replikuar me Adem Demaçin, legjendën e rrenave dhe shpifjeve, nuk e prisja. Të flasish sot në një emision televiziv me aq urrejtje për Presidentin historik të shqiptarëve, dr.Ibrahim Rugova, jo që është turp, por i kalon të gjithë kufijt e një njeriu normal. Por, si duket Adem Demaçi tash e ka marrë rrolin e papagallit apo të servilit, që në prag të çdo zgjedhje të hedhë vrerë në institucionet shtetrore të krijuara në kohën e Presidentit Rugova. Madje ai hedhë në baltë edhe gjakun e të gjithë atyre që e derdhën për çlirimin e Kosovës. Për ketë matuf plak çdo shqiptar që ka luftuar për çlirimin e atdheut dhe  nuk ka qenë i radhitur në frontin marksist leninist të Adem Demaçit, është tradhtar, diler droge, bashkëpunëtor i Serbisë, jo i aftë për të drejtuar shtetin , e lëre më për të udhëhequr luftën si kolonel Ahmet Krasniqi e kolonel Tahir Zemaj. Për Demaçin njerëzit e shkolluar nuk dinë të luftojnë. Vetëm të paditurit dhe të dëgjueshmit që i përgjigjen urdhërave të Demaqit dhe të Qoses janë lufttëtarë dhe trima. Rexhep Hoxha, një poet shumë i nderuar për femijë, ka shkruar një libër me titull  ”E po ku jemi“?  E kisha udhëzuar Adem Demaçin ta lexojë, sepse ka rënë në nivelin e fëmijëve dhe do i hynë në punë për ditët e pleqërisë.
O mjeran, a mendon se gjaku i komandantit Adem Jashari, Hamz Jashari, Sali Çekaj, Agim Ramadanit, Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Akif Zejnullahu  e shumë dëshmorë, heronj tjerë harrohen shumë shpejt, vetëm se nuk kanë punuar nën urdhërat tuaja, shumë të dyshimta. Për ty dhe bashkëpunëtorët tuaj asnjëri prej tyre nuk meriton të  gëzojnë epitetin e dëshmorit të lirisë.Ti ndoshta  në takimet tua të mëshefta, madje edhe me marrëveshje të fshehta me ideologët tu marksistë-leninistë i keni sjellë lirinë Kosovës! Po ti, more Adem Demaçi, pse nuk shfrytëzove rastin t`ju tregosh shqiptarëve atë natë në emisionin tënd, me porosinë e kujt jeni dakorduar në Tiranë, me ekipin tënd, për autonomi për Kosovën, por që miqtë e presidentit Rugova nuk e aprovuan këtë turp tëndin dhe të bashkëmendimtarëve si ti.
Pse nuk po u tregon shqiptarëve për këto turpe, por po mirresh me të vdekur?! Më mirë me qenë diler droge, se sa tradhtar vendi. E tradhti më të madhe se me propozuar autonomi dhe ballkani nuk ka. Por ideja e jote nuk piu ujë tek miqtë amerikanë, me të cilët presidenti Rugova ishte i lidhur ngusht.Ti mendon akoma se shqiptarët akoma hanë bar dhe shitën si sharraxhinj ne kryeqytetin tënd dhe të Fatos Nanos, në Beograd. Po ti mendon që me demagogjinë  tënde prej papagalli, që ta mundëson televizioni, të cilin e ke krijuar vet, si kryetar i bordit në kohën e Agim Zatriqit, do na bindish se  Presidenti Rugova paska qene ”jo njeri i denj për ta drejtuar Kosovën?!!!”

Zoti Demaç, Ballkania jote ogurzezë, një skandal kombëtar

Mashtrohesh, more i mjerë! Presidenti Rugova ka ditur bukur mirë se kush je ti. Këtë e kanë ditur edhe  miqtë amerikanë. Rugova e ka ditur mirë sepse ai u përcaktua për vëllezërit amerikanë, ndërsa ti për vëllezërit serbë. Ai e dinte shumë mirë dashurinë tënde për popullin serb. Qe 27 vjet të kishin stërvitur për të mbrojtur Serbinë dhe ballkaninë tënde. Tash të gjithë po e dimë se kush je Ti! E dimë se në çdo emision televiziv luftoje për të drejtat e vëllezërve serbë. Kështu edhe duhej. Por, jo të urresh tëndin dhe ta duash të huajin më shumë se tëndin. Rugova për ty ishte i huaj, sepse e dinte kush je ti. I kishin treguar miqtë e shqiptarëve. Dhe, ti, me gjithë këtë bagazh servilizmi për Serbinë dhe popullin serb, të flasësh kundër presidentit Ibrahim Rugova është e turpshme, jo njerëzore, jo etike.
Mendon ti, zoti Demaçi se amerikanët nuk të kanë njohur ty si njeri që ke vujtur burgun 27 vjet dhe se pas daljes nga burgu njerëzit për një fjalë tënden ishin në gjendje të vinë pas deri në sakrificë?! Mashtrohesh zoti Demaçi. Ata të kanë njohur më mirë se çdokush tjetër dhe për lider të shqiptarëve zgjodhën Ibrahim Rugovën. Dhe, ti tash, kur ai nuk është në jetë për të thënë ty se kush je, del në TV dhe e sulmon, duke vjellur zi e më zi për së vdekuri, madje zë në gojë edhe shumë atdhetarë tjerë, për të cilët sot nuk do shkruaj. Por, ama, po me nevrikos shume kur pa të drejtë e akuzon presidentin Rugova. Por, more i  mjerë, sikur Presidenti Rugova të ishte gjallë, përkunder këtyre akuzave tua, të jesh i bindur se nuk do të përgjigjej fare, sepse ai asnjëherë nuk ka qenë shpirt i shitur, sikurse je Ti, o Adem Demaçi.

Po kend mund ta bindish ti sot se këtë që thua në Televizionin Publik  është e vërtetë dhe mbështetet në fakte? Askënd. As fëmijtë në djep, o i mjerë! Po përse nuk ndalesh njëherë dhe të flasësh në vetën e parë? Përse? Përse nuk ju thua shqiptarëve se përqarësi më i madh në trojet shqiptare je ti. A je ti ai që ke prishur çdo marrëveshje në unifikimin e faktorit ushtarak. Me direktiva të kujt ke punuar? Mendon se ne hamë bar dhe nuk i kuptojmë gjërat? Po ti a ishe zëdhënës i UÇK? Ishe apo nuk ishe? Tregoju shqiptarëve në emisione të tilla televizive. Dhe, nëse po, UÇK-ja luftonte kundër Serbisë apo kundër FARK-ut, të udhëhequra nga komandanti suprem Ibrahim Rugova.

Ti, Demaç, komisar i “UÇK-së”, shëtisje bulevardeve të Prishtinës

Nëse ti ke luftuar kundër Serbisë dhe forcave serbe, me siguri se armiku të parin që do e likuidonte do ishe ti zoti Demaçi, sepse ju ishit zëdhënësi i ushtrisë që luftonte kundër  Serbisë. Ty nuk të hyri asnjë ferrë në këmbë, anipse aktivitetin tënd e zhvilloje në mes të Prishtinës! Ti këtë e di shumë mire. Ti e din se për kend ke punuar dhe kend e ke informuar. Vriteshin të gjithë ata që ishin radhitur në radhët e FARK-ut. Po ti si zëdhënës i UCK -së ishe i informuar se serbët do e vrisnin kolonel Ahmet Krasniqin mu në mes të Tiranës, pse donte ta  largonte Serbinë nga Kosova. E ti u shpëoje plumbave te armikut mu në mes të Prishtinës! Madje ti për armikun nuk ishe njeri i panjohur sepse 27 vjet të kishin pasur në burg dhe të njihnin mirë. Tash vëje gishtin në kokë dhe pyte veten: Cili armik e falë armikun që lufton  me vite kundër tij dhe i prinë një ushtrie që lufton për zhdukjen e tij?!  Tash unë po vihem në vend të Ridvan Berishes dhe po ta shtroj një pyetje: Zoti Demaçi, si arritet të shpëtoni nga pushtuesi serb, kur dihet se ju keni qenë zëdhenës i UÇK-së dhe i burgosur politik 27 vjet në burgjet serbe, për veprimtari kundër Serbisë, ndërsa mr.Ukshin Hoti dhe dr.Femi Agani u likuiduan për qendrimet kunder Serbisë?! Cila do të jetë përgjigjia juaj zoti Demaçi?
Me siguri nuk do keni forcë dhe guxim t`ju tregoni shqiptarëve se ju jeni kuislingu më i dëmshëm i lirisë së shqiptarëve. Këtë sot e dinë të gjithë ata që janë liruar nga demagogjia marksiste -leniniste, të cilës ti i ke prirë dhe u ke hëngër kokën të gjithë bashkëpunëtorëve tu, të cilët kanë pasur  besimin tek ti dhe kanë qenë në gjendje të japin jetën për ty. Tregoju shqiptarëve pak edhe për Metush Krasniqin. Në ç´rrethana humbi jetën, meqë po flet për të vdekur?! Apo për pritën që SHIK-u juaj iu organizojë Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut. Tregoju së paku prindërve, sepse ti si mik dhe vëlla i shkive ke ndonjë  informatë. Apo për lënien vetëm të Adem Jasharit, për të luftuar me ushtrinë serbe?! Ku e kishe ushtrinë, zëdhënës i së cilës ishe ti? Tregoju shqiptarëve ku ishte ushtria që nuk i doli në ndihmë Adem Jasharit? Të lutëm tregoju se ti e din? Apo këtu fshihet diçka tjetër? Të lutem, tregoju shqiptarëve se si e zbuluan prof.Aganin dhe e mbytën, ndërsa bashkëpunëtorin tënd e thërrisnin me megafon në Bllacë. Tregoju se ti e din edhe  këtë informatë. Mos e mbaj të fshehtë, po së paku tregoi Ridvanit, i cili nuk po ta bën këtë pyetje!

Zoti Demaçi, hiqesh parimor, por je servil i Hashimit 

Zoti Demaçi, vetëm njerëzit e liqë shitën për të mira materiale në moshën tënde. Por, për ty kjo nuk ka rëndësi, sepse moti e ke shitur ndërgjegjien dhe atdheun. Më vjen keq që po ta them, por kjo që ti po bën, kohëve të fundit, të jep pasqyrën se ti ke probleme mendore dhe ke nevojë për tretman psikik. Ti ke një djalë mjek shumë të mirë dhe shfrytëzoje zotësinë e tij dhe miqësinë që ka ai me kolegë  dhe kurohu dhe mos u merr me deklarata televizive, sepse nuk e ke moshën. Me falë që ta përmenda familjen. Sa kam unë informatë, ti edhe atyre ua ke kthyer shpinën. Madje edhe gruas, e cila sakrifikoi rininë për ty.
Në fund do e mbyll me një legjendë me karakter mitik. Shpresoj se ti do ta kuptosh, sepse je shkrimtar, po edhe këshilltar për të keq. „ Një qift nuk kishin fëmijë. Iu luten zotit që t`ju falë një fëmijë. Qoftë edhe po te jetë gjarpër. Perëndia ua fali një fëmijë gjarpër. Gjarpëri kërkoi të martohet me vajzën e mbretit. Shkues, mësit ishte babai i gjarpërit. Mbreti i tha:

-”Po të më shtrohet rruga në ar dhe po të më binë para shtepisë molla dhe dardha, atëherë do të mendohesha”.

 Babai i gjarpërit u kthy në shtëpi. Gjarpëri kishte hyrë në mur dhe kur erdhi babai në shtëpi, e dëgjoi prindërin dhe i tha:

-”Merre këtë dhe shpërndaje deri tek shtepia e mbretit. Dhe, kur te mbërrish atje, shiko prapa”.

Mbreti ia dha vajzën. U bë dasma. Nusja e bukur në dhomë priste djalin gjarpër. Posa mbyllte derën, gjarpëri  hiqte cipën dhe bëhej djali më i bukur.Mëngjesi e nxirrte nga dhoma si gjarpër.Vetëm në dhomë të mbyllur gjarpëri e hiqte cipën dhe bëhej djalë i bukur!

Kur do ta heqësh cipën ti, Adem Demaçi dhe t`ju tregosh shqiptarëve për kend  ke punuar, sepse po shihet se për shqiptarët nuk ke punuar asnjëherë.

Zoti Demaçi, ti i bekove dhe i nxite vrasjet politike 

Vrasjet, kryekëput, politike, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë e terror, kanë filluar në Tiranë, në prag dhe gjatë luftës, për të vazhduar, më pas, edhe në Kosovë. U vranë bashkëpunëtorët e Presidentit Rugova: Enver Maloku, Gjemajl Mustafa, Shaban Manaj, Smajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Ukë Bytyçi, Haki Ymeri dhe shumë të tjerë; u vranë oficerët institucionalë, të cilët e bënë luftën dhe legjitimuan rezistencën e armatosur të Kosovë: ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, kolonel Tahir Zemaj, komandant Ekrem Rexha, oficer Sadri Ramqaj, shefja e Emergjencës gjatë luftës dhe punonjëse e hetuesisë speciale pas luftës, Sabahate Tolaj, hetuesi special Isuf Haklaj, 4 (katër) oficerët e Brigadës “Mërgimi”: Rexhë Osaj, Ramë Peja, Sinan Musaj, Bashkim Balaj me shumë shokë; u plagosën akademik Sabri Hamiti, Agim Veliu, Gani Geci, Fetah Rudi dhe të tjerë; u ekzekutuan gazetarët e kombëtarës “Bota sot”: Shefki Popova, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti dhe u shantazhuan dhe u kërcënuan me jetë, pothuajse, të gjithë gazetarët e “Bota sot”, si e vetmja gazete e të djathtës të Kosovës. Dhe, shifra shkon në 1.800 shqiptarë atdhetarë të vrarë. Dhe, ti Adem Demaçi nuk e ngrite zërin për krimin dhe terrorin e bërë nga ushtarët tuaj!?

Përkundrazi. Ende pa u tharë gjaku i ministrit Krasniqi, në trotuaret e Tiranës, ti, Demaç, nga studio e Radiotelevionit Shqiptar, me frymëzimin Tiranës zyrtare, kundër nacionalistëve shqiptarë, lëshove thirrjen makabre: “Do t`i qerojmë hesapet me të gjithë ata që na dalin përpara”! Dhe, bandat tuaja të SHIK-ut, të kamufluara nën siglën e “UÇK-së”, u trimëruan, sulmuan pikat ushtrimore të përgaditjes të ushtarëve për luftë, vranë kontraktorët, ndërmjetësit e kazermave dhe disa oficerë të FARK-ut, “humbën”, për të mbetur pa varr që nga vjeshta e 1998-ës!

 Zoti Demaç, protestat tuaja të turpshme – në mbrojtje të kriminelëve

Ti, zoti Demaç, ke heshtur edhe për dy atentatet e dështuara kundër Presidentit Rugova. Edhe atëherë kur UNMIK-u më parë dhe EULEX-i më pas arrestonte ndonjë kriminel apo grup krimineslësh, (Kosova është rekord i kriminelëve të lirë), për vrasje të oficerëve të FARK-ut, ti inatoseshe dhe kërcënoje ndërkombëtarët, për “provokim të shqiptarëve”, “për goditje të UÇK,së”, “për prangosje të çlirimtarëve” të tu, vrasës të oficerëve dhe të ushtarëve të FARK-ut e të kuadrave të LDK-së!! Britmat tuaja histerike i kanë motivuar e mbështetur bandat e SHIK-ut, për të tubuar dhunshëm anëtarët e partive të krimit, të PDK-së dhe të AAK-së, me zëdhësnësit e krimit Rafuna, Fazliu, Xhamajli dhe horra të këtij soji në krye, për të protestuar rrugëve dhe bulevardeve të Kosovës, me thirrjet dizinformative, fallse, të turpshme: “Lironi çlirimtarët e Kosovës”!!! Vrasësit serialë të veprimtarëve, të luftëtetarëve dhe të ushtarakëve atdhetarë të Kosovës i quanin dhe vazhdojnë t`i quajnë “çlirimtarë”!
Mbrojtja e krimit dhe e kriminelëve, fyerja dhe shantazhimi i ndërkombëtarëve, të cilët çliruan Kosovën, i sollën lirinë popullit të Kosovës, po e dëmtonte gjithnjë e më shumë imazhin e Kosovës, po zhgënjente botën Perëndimore, madje deri në masën e pendesës të mbështetjes dhe të njohjes të shtetit të Kosovës. Lexuesi lë të gjykojë vetë se  kujt i i ka shërbyer dje Adem Demaçi, me nxitjen e turmave kundër ndërkombëtarëve dhe kujt po i kontribuon sor me denigrimin e njollosjen e Presidentit Rugova dhe të eprorëve ushtarakë të FARK-ut?!

Ti, Demaç je mbrojtës i të keqes

Lavdërimi i turpshëm i një qeverie kriminale, me njeriun më të dyshuar për krime seriale, si kryeshef i organizatës supërterroriste SHIK, Hashim Thaçin, është akt i pa ptreçedent në historinë moderne, jo vetëm shqiptare e ballkanike, por edhe më gjerë. Shprehjen kuturu, aspak logjike të Demaçit se “kush është më i mirë se Hashimi në Kosovë”, “vetëm Hashimi vlen, të tjerët janë kërsh”, është një mbrojtje fanatike e të keqes së madhe në Kosovë. Dhe, kjo ndodhë në parafushatën për zgjedhje qendrore dhe se Adem Demaçi ngulmon të vazhdojë krimi, korrupsioni, amullia dhe ngërçi demokratik, duke u lënë hapësirë bandave të SHIK-ut të vazhdojnë krimin në Kosovë.

Zhurma e turpshme, kundër një Tribunali për krime gjatë dhe pas luftës, tashmë, të bëra, nga Qeveria – bandë në pushtet dhe disa parti të krimit në opozitë: AAK-ja, Vetëvendosja si dhe disa argatë të SHIK-ut, kolonë e pestë brenda LDK-së, flet shumë për ikriminimin e shoqërisë në Kosovë, shoqëri që e ka humbur rrugën në oborr. Gënjeshtra mashtruese, shumë poshtëruese për shqiptarët, të cilët janë terrorizuar nga bandat e SHIK-ut dje dhe sot i sundojnë me cinizëm kryebanditët, “se Kosova i ka institucionet e veta të drejtësisë”, “i ka kapacitetet e mjaftueshme, për ta ndëshkuar krimin dhe kriminelët”, është pasqyrë e qartë për ndërkombëtarët se shqiptarët vetë e kanë devalvuar shtetin e Kosovës, sepse vet Qeveria është vënë në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve.

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi