Zogaj: Qeveria do të rrëzohet, por kujdes nga Qeveria e Re

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zogaj: Qeveria do të rrëzohet, por kujdes nga Qeveria e Re

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Apr 14, 2014 4:52 pm



Zogaj: Qeveria do të rrëzohet, por kujdes nga Qeveria e Re

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në deklaratën e tij të fundit tha se Qeveria duhet të rrëzohet brenda dy javësh. Për këtë çështje kërkon edhe mbështetjen e partive të tjera.

Mustafa është propozuar nga subjekti i tij si kandidat për kryeministër, dhe është ai i cili ka propozuar së pari që zgjedhjet të mbahen në gjysmën e parë të këtij viti. Të gjitha partitë pajtohen me këtë, mirëpo asesi të gjejnë një kompromis të përbashkët. Që zgjedhjet të mbahen në gjysmën e parë të këtij viti është edhe partia aktualisht në pushtet, Partia Demokratike Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kohë më parë kishte dalë me mocionin për rrëzimin e Qeverisë, mirëpo nuk gjeti mbështetjen e partive tjera opozitare.

Mirëpo tani duket se janë krijuar të gjitha kushtet për rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja të përgjithshme. Fushata zgjedhore veç se ka filluar, ani pse nuk është përmendur ndonjë datë e saktë e zgjedhjeve.

Kështu kryeministri Hashim Thaçi ka filluar fushatën i vetëm, derisa po viziton bizneset e qytetarët e shumtë në Kosovë, mirëpo pa shoqërimin e ndonjë prej zyrtarëve të partisë së tij. Plan-programin qeverisës kanë filluar ta shpalosin edhe partitë opozitare, si LDK-ja dhe Vetëvendosja. Kjo tregon të gjitha sinjalet se partitë janë të gatshme për të hyrë në garën e radhës për të fituar pushtetin.

Analisti politik Skender Zogaj thotë se qeverisjes aktuale po i vjen fundi, dhe ajo çka duhet të preokupoj qytetarët është Qeveria e re që do të vijë në pushtet.

“Qeveria aktuale është në përfundimin e saj, prandaj, rrëzimi i saj nuk do të duhej të ishte preokupimi kryesor, por problemi i vërtetë zgjidhja e re, çka duhet te arrihet pas kësaj qeverie? Pra, më shumë se për rrëzimin e qeverisë aktuale, shqiptarët e Kosovës në përgjithësi duhet të jenë shume të preokupuar për krijimin e qeverise së ardhshme, sepse Kosova është në gjendje të mjerë, dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje më fatlume, atëherë do të jetë keq, shumë keq, sepse do të vazhdojmë me mjerimin që do të thellohet dhe do të na ballafaqojë me stinë edhe më të këqija se kjo që kemi. Mendoj se po merremi shume me çështjen e rrëzimit të qeverise aktuale, ndërsa pak po merremi me përgatitjen e kushteve për krijimin e qeverisë së ardhshme”, thotë Zogaj për ‘Bota sot’.

Zogaj thotë se opozita dhe LDK-ja në veçanti po u kushton shumë rëndësi sjelljeve të qeveritarëve. Sipas tij, nuk është e rëndësishme koha se kur do të rrëzohen, kur dihet sigurt se kjo Qeveri do të bie. Zogaj thotë se LDK-ja duhet të tregohet shumë e kujdesshme tek tërë aparati shtetëror, i cili duhet të ndërrohet i tëri, dhe sipas tij kjo kërkon kohë.

“Opozitën në tërësi e për LDK-në në veçanti, kam vërejtje sepse, mendoj se tepër është duke i kushtuar kujdes sjelljeve dhe manifestimeve dilerante qeveritare. Pse? Nuk ke pse merresh me diçka që është e destinuar të bie! Si pas dy javësh si pas një muaji! Nuk prish fare pune edhe nëse nuk rrezohet shpejt, sepse, koha nuk është shumë e ngutshme, por e rëndësishme është te krijohen resurset e reja njerëzore te cilat do ta qeverisin vendin! LDK-ja duhet të jete shume e kujdesshme, sepse, nuk është halli i Kosovës vetëm te kryeministri i vendit, por është halli te aparati shtetëror që duhet të ribëhet i tëri dhe nga themeli. Kjo është çështja dhe detyra tepër e vështirë, që nuk realizohet shpejte dhe lehte”, thotë Zogaj.

Sipas Zogajt, LDK-ja që tani e ka kohen që të filloje të deklarojë programin konkret, edhe listat e emrave për Parlament, emrat e mundshëm për te gjitha hallkat e institucioneve qendrore.

“Nga kjo elektorati do të sheh konkretisht dhe do të pozicionohet për të vendosur fatin e vet. Kështu shihet edhe se kush çka është duke synuar dhe, mbi këtë bazë, çka mbillet tash. Patjetër, e tillë mund të jetë edhe pritja e korrjes zgjedhore”, tha ai.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi