Kryqëzimet e sirianëve të krishterë (KUJDES, IMAZHET E RËNDA)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kryqëzimet e sirianëve të krishterë (KUJDES, IMAZHET E RËNDA)

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon May 05, 2014 12:32 am

Kryqëzimet e sirianëve të krishterë (KUJDES, IMAZHET E RËNDA)



Fotot janë publikuara nga Organizata të të Drejtave të Njeriut, e cila ka dhënë alarmin prej kohësh për atë që po ndodh në Siri






Imazhe tmerruese janë publikuar në mediat botërore, ku tregojnë për kryqëzimin e të krishterëve në Siri. Më herët Organizata të të Drejtave të Njeriut kanë dhënë alarmin, se në këtë vend po shkelen të drejtat e njeriut dhe këtë e tregojnë më së miri foto e publikuara.
Këto imazhe të tmerrshme tregojnë kryqëzimin e dy të rinjve të krishterë në rrethinat e Damaskut. Trupi i pajetë i njërit nga të rinjtë është shfaqur në rrugët e Raqqa-s me mbishkrimin: “Ky person refuzoi islamin”.
Ndërsa, observatori sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se, njëri nga të rinjtë është qëlluar me një plumb në kokë dhe më pas është vendosur në një kryq nga rebelët ekstremistë të shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, një fraksion i lidhur me Al Kaedan që luftohet si nga forcat e presidentit Bashar al Assad, ashtu edhe nga rebelët laikë të Ushtria e Sirisë
Dy ditë më parë të paktën 18 persona, përfshirë 11 fëmijë janë vrarë në dy sulme vetëvrasëse në provincën siriane të Hamas, raportoi media shtetërore lokale. Sipas njoftimit, “shpërthimet terroriste” u regjistruan në Xhibrin, në veri-lindje të qytetit të Hamës dhe në lokalitetin tjetër Al Humeiri. Fshatrat në fjalë janë nën kontrollin e forcave të qeverisë.

Sulmet vijnë disa ditë pasi shumë persona u vranë dhe plagosën në shpërthime të ngjashme në zonat e kontrolluara nga qeveria në qytetin e Homsit.


avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi