XHAFER LECI:ASKUND NUK NGROH DIELLI MË MIRË SE NË SHQIPËRI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

XHAFER LECI:ASKUND NUK NGROH DIELLI MË MIRË SE NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jun 22, 2014 2:31 pm

XHAFER LECI:ASKUND NUK NGROH DIELLI MË MIRË SE NË SHQIPËRI


Kujtime për Shqipërinë e viteve 1992 – 1993

 
Pak kohë më parë, si dhjetëra dhe qindra shqiptarë të mërgimit, po kthehesha nga një udhëtim aq i bukur dhe aq kuptimplotë në shtetin amë, në Shqipëri. Ishte një dëshirë e gatuar pas kaq shumë vjetësh, që fatbardhësisht m`u realizua tash, me ardhjen e demokracisë në shtetin amë. Pas vetes lija kujtimet e shumëta të njerëzve që kisha njohur më parë si; zotnit Bedri Islami e Sokol Gjoka gazetar të “Zërit të popullit”, apo që i njoha gjatë atyre pak ditëve të qëndrimit në Shqipëri, si; majorin Shpëtim Spaho, profesor Gani Krasniqin e shumë të tjerë. Kisha mbresa nga kujtimet në Kalanë e Krujës, të Lezhës, të Shkodrës të Beratit etj., buzëdetin e Durrësit dhe plot vise të tjera, ku bukës i thonë bukë dhe ku tingëllon fjala e bukur shqipe.
 





Nga e majta:Bedri Islami e Xhafer Leci, tetor 1992, në Kalanë e Shkodrës, Shqipëri.
Po kthehesha në këto vise të mërgimit të largët dhe po mendoja se në verën e ardhshme do të shkoja me gjithë familjen, që edhe fëmijët të dinë se cili është vendi i tyre. Në një aeroport të huaj takova një bashkatdhetar. Nuk shkoj më në Tiranë, më tha hej biri i nënës, as ujë për t`u larë s`kishte gjithëherë. I thashë se edhe ne dikur, në shtëpitë tona dhe në vatrat tona kemi jetuar ngusht, se vërtetë tashti Shqipëria nuk ishte Zvcira ku jetonte ai, por ishte vendi ynë. I thash se dashuria për vendin nuk matet me ujët që derdhet apo me diçka tjetër. Nuk di a më kuptoi apo jo, nuk e di nëse ai do të shkojë prap në Shqipëri, por më mban shpresa se po edhe ai gjak shqiptari ka. E tregova disi gjatë të gjithë këtë për të dalë tek një hall dhe më i madh që kemi sot, qoftë si matet e qoftë si shtet e qoftë si komb. As që mund të jetë e fortë Kosova, nëse nuk është e fortë Shqipëria. Kështu ka qenë gjithmonë, e kështu do të jetë deri në ditën e bekuar kur të jemi një shtet, ashtu si jemi një komb në trojet tona. Na e kemi një rrezik të zi, sepse si thotë populli tek se e kemi dreqin kojshi!
 
Nga e majta: Major Shpetim Spaho, tash i ndjer, Xhafer Leci e Sokol Gjoka,
aktualishtë Ambasador i Shqipërisë në Moskë të Rusisë.Tiranë, tetor 1992
 
E kush do ta bëjë të fortë Shqipërinë? Grekët që po maten e po synojnë të blejnë trojet tona të jugut, që kanë hapur shitore, duke ndërruar emrat e mërgimtarëve, duke i keqtrajtuar shqiptarët,   që sipas interesave të tyre politike synojnë të hyjnë si e kanë zakon në tokat e të tjerëve.

Nga e majta: Xhafer Leci e Mustafë Shkodra, tetor 1992 në Kalanë e Beratit
A duhet lënë, për shembull, që trojet e Sarandës, të Himarës, të Vlorës, e të gjithë bregdetit t`i zaptojë greku? A nuk jemi të zotët ne, të investojmë e të ndihmojmë më konkretisht, e jo si disa “mërgimatarë” që për faqe të zezë menduan vetëm për vete e aspak për popull? Kush do ta bëjë Shqipërinë të bukur? Serbët që po i torturojnë edhe fëmijët edhe pleqtë, e përditë po e vrasin rininë? Po, këta fqinj i kemi e askush nuk e zgjedh fqiun e tij! Nisen mërgimtarët për pushime në çdo kënd të botës, por pak shkojnë si duket në dheun amë. Shkojnë në Spanjë e harxhojnë të hollat e fituara me djersë, thua se në Shqipëri nuk ngroh i njëjti diell e nuk lagin brigjet, ujërat e Detit Mesdhe? Duhet ta kuptojnë se askund nuk ngroh dielli më mirë e më shumë se në Shqipëri. Vërtet, vendi ynë tash është i varfër e nuk i ka kushtet e perëndimit, vërtet se s`i ka me bollëk e disa gjëra mungojnë, por nuk duhet të harrojmë se vetëm duke derdhur sa më shumë mjete devizore në të, ashtu vendi ynë pasurohet. Ka edhe të tillë individë që theksojnë se në Shqipëri prap ka raste kur nxirren pengesa të shumta, se ka edhe të korruptuar. Por, kush është ai që mendon se më 22 mars iu hoqën të gjitha të këqiat Shqipërisë, që e infektuan për 50 vjet? A mos kaq lehtë shërohen plagët gjysëmshekullore? E kush do t`i shërojë plagët, nëse nuk jemi të gjithë atje ku duhet. Sot ka nevojë Shqipëria për ne, nesër do të kemi nevojë për Shqipërinë.
Vërtet, sot çdo mërgimtar është i brengosur për atë se çka po ndodh në Kosovë dhe është i gëzuar njëkohësisht për rrjedhat kah po ec Shqipëria. Edhe ndihma janë tubuar.
 
Nga e majta: Mustafë Shkodra me Xhafer Lecin në odën Skënderbeu, Krujë 1992
Vetëm aktivi i LDK-së në zonën ku banoj unë ka dhanë e jep çdo muaj mijëra marka për Kosovën, e nuk është shterrur ndihma as për Shqipërinë. E as nuk do t`i ndërprejë, por kjo nuk mjafton,është përëseri pak. Për më pak se një vit demokraci, Shqipëria po ecën kah shërimi i plagëve të saj. Por ajo ka nevojë për më shumë furra buke, që edhe në fshatra e në qytete të vogla të dalë bukë e mirë, e jo ta gatuajë çdo shtëpi bukën në magjen e saj. Ajo ka nevojë për shitore, për hotele, për fabrika të vogla ( ka nevojë për uzina, por për to ne i kemi mundësitë e kuafizuara), ka nevojë për fjalën e ngrohtë në rrugën e saj drejt demokracisë. Një ditë shqiptarët në dy anët e kufirit dosido do të gjenden në një front lufte kundër armiqve të përbashkët. Por qëndresa e përbashkët fillon që tani. Ta fillojmë këtë betejë që ta kemi të sigurt të ardhmen.
Edhe në vintin 1993 me gjithë familjen time bërëm pushimet verore në Durrës.
Në Durrës ishim vendosur me banim tek miku im prof.Gani Krasniqi, familje kjo që kishte emigruar në Shqipëri, në kohen e mbretërisë së Ahmet Zogut, me origjinë nga fshati Shahiq i Kamnenicës të Kosovës. Nga ajo kohë e gjithë jeten time, ruaj kujtimet e mia të pa harrueshme, të mrekullueshme, për shumë njerëz të mirë, që njoha me rastin e vizitës të Shqipërisë më 1992, dhe pushimeve verore me familjen time më 1993.

Fëmijët e Xhafer Lecit, në Plazhin e Durrësit, nga e majta: Aida, Liridoni, dhe Afërdita.
Mbrapa tyre Elvis Krasniqi, i biri Ganiut, gusht 1993, Durrës.










Ky shkrim është lexuar 174 herë!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi