AT Nikollë Marku:Shqiponja ortodokse shqiptare, nuk është korbi me kokën e Janullatosit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AT Nikollë Marku:Shqiponja ortodokse shqiptare, nuk është korbi me kokën e Janullatosit

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jun 25, 2014 3:38 pm

AT Nikollë Marku:Shqiponja ortodokse shqiptare, nuk është korbi me kokën e Janullatosit


Gjithkush e pa fytyrën e ripërsëritur të Janullatosit si politikan dhe biznesmen pseudo fetar. Pas shenjtërimit të kishës nga shkëlqesia e tij Bartolomeu dhe me pjesëmarrje të menduar në mënyrë djallëzore nga Janullatosi, ne patëm rastin që nuk na çudit të një pseudo meshe të mbajtur nga Janullatosi në katedralen pikërisht të shenjtëruar, por të përdorur këtë radhë si fjalim përçarës, ofendues dhe politike të mirëfilltë.
Shenjtërimin, Janullatos me date 15.06.2014 e ktheu në politikë të pastër kundër ortodoksëve shqiptarë dhe kundër shtetit shqiptar. Në këtë meshë, e cila është ceremoni e jashtëzakonshme besimi, kurrsesi nuk mund të mbash fjalime politike dhe aq më tepër të kritikosh apo të njollosësh personalitete të shquara të kombit shqiptar.
Arrogant dhe i pabesë, shfrytëzon pjesëmarrjen e disa peshkopëve të nderuar, duke ua bërë trutë dhallë me përrallat e tija se, në Shqipëri sulmohet ortodoksia dhe po prishet harmonia fetare.
Zoti Janullatos. Ti as ke qenë dhe as nuk do të jeshë kurrë kreu i kishës ortodokse kombëtare shqiptare. Ti nuk je shenjtë i kishës shqiptare, por djalli që përdori dhe njerëz të nderuar nga disa kisha ortodokse, përjashto atë serbe, ruse dhe ndonjë tjetër.
Ortodoksët shqiptarë kanë vdekur burgjeve të diktaturës hoxhiste dhe dihet shumë mirë se komunistët nuk besojnë, sepse në institucionet fetare ka njerëz si ju Janullatos apo dhe pseudo Janullatos që rrinë pas teje.
Askush nuk pyet për shenjtërimet që bën ti, sepse ti i ke këto ceremoni të shpifura, fallco, dhe me mendje prej shovinisti të tërbuar.
Të gjithë ata eunukë, që mban pas vetes, si tek telenovela Sulejmani i madhërishëm, po ta çoroditin mendjen dhe do të bëjnë kokë turku për interesa pseudo minoritare dhe pseudo vorio­epirote.
Thjesht ne shqiptarët themi "si shumë po na e çan kokën". Je kthyer në një zhurmë bezdisëse si ajo e gjeneratorëve kur s’ka drita.
Ti nuk ke asnjë punë me shtetin shqiptar, të cilin po e detyron të ketë si një grip apo virus konstant ty.
Iku koha kur ti mbushje botën dhe shtetin grek me shpifje. Ki kujdes kur flet për tolerancë fetare në Shqipëri, sepse nuk je ti ai që e mban këtë tolerancë. Është një popull i tërë që e mban tolerancën prej shekujsh.
Të siguroj se çdo provokim i vogël ndaj tolerancës fetare në Shqipëri, do të ketë ty si Pons Pilat. Ti shumë shpejt do të kthehesh në Judë, tradhtari kundër tolerancës fetare në Shqipëri, që fare mirë, në mënyrë simbolike quhet darka e fundit e themelimit të pafundësisë paqësore fetare në Shqipëri.
Atë, shën Kozmain e famshëm, ti e di se ku e ka varrin dhe si e ka. Asgjë nuk të shenjtëron ty në emër të kombit shqiptar. Ti mund të jeshë shenjt i pabesisë, intrigës dhe spiunazhit grek, bashkë me agimin e artë dhe të çmendurit e vorio-epirit. Nuk e kupton se është thjesht tolerancë njerëzore që të lë ty ta kthesh një meshë në mbledhje politike. Nuk e kupton se ne po të mëshirojmë në veprimet e tua, që ngjajnë me kështjellat prej rëre, që një stuhi i rrëzon në sekond.
Shenjtërimi i katedrales nga patriarkana e Stambollit nuk të jep ty asnjë fuqi dhe asnjë shenjtërim përballë çdo ortodoksi. Mos spekulo, sepse shën Bartolomeu njohu shenjtërimin e katedrales në emër të shqiptarëve dhe jo në emrin tënd.
Se si është puna me Patriarkanën dhe shën Bartolomeun, unë po u them shqiptarëve ortodoksë, por edhe kombit tim se, patriarkana është e përçarë nga të katër anët, sepse ka njerëz si puna jote, që nuk japin besim, por bëjnë politikë shoviniste dhe ekonomike. Deklaro troç, ku i gjen fondet ti udhëheqës pseudo fetar, i njerëzve që merren me trafiqe dhe shpenzojnë për Vorio-epirin. Ne po kërkojmë të drejtat tona për Çamërinë, kurse ti na flet për sulm ndaj ortodoksisë. 0 njeri, ti nuk je ortodoksia e Shqipërisë. Ti je ortodoksia e shovinizmit kundër Shqipërisë. Kurrë s’ka për të ndodhur që ti të mbetesh kryepeshkop i Shqipërisë. Ti je armiku i saj, i betuar me gjithë shenjtërimet djallëzore që bën ti.
Ti përçmove me këtë meshë dhe respektin e krerëve të lartë të shtetit. Vëllait tënd serb të quajtur Irinej, i bëj të fala sepse Kosova do ta ketë kishën e saj ortodokse shqiptare siç e ka Mali i Zi, Maqedonia, Ukraina dhe të tjerë. Ti Janullatos së bashku me disa klane në patriarkanë, mos i njihni sepse u bëni nderë duke mos i ndyrë siç jeni vetë të ndyrë në punët tuaja. Këto kisha i njohim ne shqiptarët dhe kisha ortodokse kombëtare shqiptare Shën Maria Elbasan dhe më gjerë. Kurrë nuk do të pranoja që të më njihje ti si prift, do të ishte turpi më i madh që mund ti bëja vetes, familjes dhe kombit tim. Mua nuk më vesh prift një shovinist si ti Janullatos, por më kanë veshur me kohë besimtarët ortodoksë dhe kombi shqiptarë nga të katër anët e botës.
Nuk ka asnjë hoxhist, që të merret me punët e besimit, sepse ata nuk besojnë. Mos e ngatërro nacionalizmin komunist me kombin shqiptar dhe besimin e tij ortodoks krah besimeve të tjera. Tani po i drejtohem kombit tim, sepse ti je i mbaruar në misionin tënd të turpshëm për arsye se së shpejti një kongres panortodoks do të të flakë jashtë Shqipërisë, si një virus apo kërmë që e banë korbat.
Ky është një reagim nga më të butet, mos i detyro besimtarët ortodoksë të kalojnë në veprime ekstreme.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi