PROTESTA E PARA DY VJETËVE NË SHKUP

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

PROTESTA E PARA DY VJETËVE NË SHKUP

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jul 05, 2014 12:29 pm







Gjergj Erebera: Një debat i çuditshëm me fe, flamur e katundarë

Komentatorë publikë në Tiranë, Shkup, Prishtinë e emigracion kanë qenë shumë të shqetësuar gjatë ditëve të fundit pasi një grup shqiptarësh të Maqedonisë protestuan ndaj arrestimeve të disa shqiptarëve nga qeveria maqedono-shqiptare Gruevski-Ahmeti si “ekstremistë islamikë”. Shqetësimet e komentatorëve lidheshin ngushtësisht me faktin se protestuesit dolën në protestë si muslimanë me një flamur jeshil me shkronja arabe dhe ku flamuri kombëtar me shqiponjë qe një element i dorës së dytë.
Shqetësimi lidhej me imazhin e shqiptarëve, që për disa parapëlqehet të kufizohet si imazhi i një kombi me “identitet evropian” [nënkupto laiko-kristian] ose që mund të quhet edhe “kompleksi i të paturit elementë orientalë.” Debati i kokave të mençura të kombit në të gjitha trojet dhe në Europë dështoi të shkojë më thellë mbi shkaqet se pse shqiptarët e Maqedonisë protestuan në atë mënyrë që protestuan, por u mjaftuan me deklarimin se një shfaqje e tillë e identitetit fetar si një element unifikues në protestë qe i papëlqyeshëm, i dëmshëm për kombin e të tjera si këto.
Ndërkohë, ndërsa mbi atë grup shqiptarësh që protestuan në Shkup rënduan kritika të tilla, nuk mbaj mend që elitat e publicistikës shqiptare t’i kenë kushtuar sado pak vëmendje dhunës psikologjike me elementë fetarë dhe shovinistë që qeveria maqedonase e Gruevskit po ushtron mbi shqiptarët atje. Shpenzimi i qindramilionë eurove për të ndërtuar përmendore në qendër të Shkupit, përmendore që i kushtohen një perandorie pagano-kristiane që në fakt nuk ka ekzistuar kurrë, duke injoruar në tërësi identitetet komplekse që ka ky qytet, nuk ka tërhequr vëmendjen e analistëve oksidentalistë të trojeve shqiptare. Këto ditë, në Shkup filloi ndërtimi i një kishe të re ortodokse, një nismë nga ato të zakonshme të Gruevskit që synon të ngrejë në qiell popullatën maqedonase dhe t’i konsiderojë si miza shqiptarët. Kisha në fjalë, e cila pritet të kushtojë tmerrësisht shumë shtrenjtë, ka marrë sakaq emrin “Kisha e Gruevskit”.
Shto këtu shembjen e xhamive 500 vjeçare dhe zëvendësimin e tyre me kisha perfekte të stilit bizantin, a thua se janë ndërtuar në Kostandianopojë dhe jo në katundet e Maqedonisë.

Analistët nuk janë ngacmuar as nga mungesa akute e institucioneve shoqërore mes shqiptarëve të Maqedonisë, gjendjen e mjeruar ekonomike, kulturore e shoqërore në të cilën ata gjenden pas 100 vjetësh persekutimi të vazhdueshëm, etj.
Duke e vizituar Maqedoninë herë pas here, po jap një përshkrim të shkurtër se çfarë kam parë nga gjendja e shqiptarëve që jetojnë atje: në Strugë ka klube me muzikë bashkëkohore si te blloku në Tiranë, me vajza me minifund dhe popullatë nga ato që rëndom quhen “moderne” dhe “mendjehapur”. Por në Strugë ka gjithashtu varfëri masive dhe, nga 40 a 50 rrugë, vetëm një a dy kanë emra shqiptarësh.
Në Ohër, popullsia shqiptare është në minorancë, janë rreth 10 mijë. Bëjnë punët më të rëndomta, (nëse e kanë një të tillë), nuk kanë shkollë të mesme, nuk kanë bibliotekë shqip dhe niveli tepër i ulët arsimor ia bën të vështirë të formojnë fjali të plota.
Në Manastir, një komunitet i vogël shqiptarësh të mbetur mbijetojnë si tregtarë të vegjël. Në Shkup rastisa të takoj një shqiptar 60 vjeçar, i cili nuk qe në gjendje të plotësonte një faturë hoteli sepse qe tërësisht analfabet. Një shofer taksie më tha se qe i pakënaqur nga partitë politike atje sepse partia e tij shqiptare nuk ia kishte shpërblyer mbështetjen që i kishte dhënë dhe nuk e kishte emëruar… shofer te spitali.
Nëpër gazetat e shqiptarëve atje, vështirë se mund të kalojë ndonjë ditë pa u publikuar një lajm ku të thuhet se në këtë apo atë qytet nuk po zbatohet Marrëveshja e Ohrit, sepse shqiptarëve nuk i kanë dhënë proporcionin e vendeve të punës që i takon sipas marrëveshjes. Marrëveshja e Ohrit, e cila teorikisht duhej t’i jepte shqiptarëve status të barabartë, është kthyer në një pazar vendesh pune në administratë, aq pak vende pune sa mund të ketë administrata e një vendi të varfër si Maqedonia.

Shkurt, shqiptarët e Maqedonisë janë një grup i margjinalizuar i shoqërisë së këtij vendi, të persekutuar tashmë prej dekadash, pa arsim e pa libra dhe mbi të gjitha, pa institucione shoqërore. Elita e tyre është ngushtuar në një grusht gjysëm-intelektualësh të kohës së komunizmit.
Megjithatë, analistët që i shohin gjërat nga njëfarë Olimpi i rremë, nxitojnë të ankohen se pse shqiptarët në Shkup dolën të protestonin pas së premtes dhe me një flamur jeshil. Ndërkohë, asnjë protestë nuk ka ardhur nga ky Olimp për dhunën nacionaliste që Gruevski po ushtron prej kaq vitesh mbi shqiptarët, as mbi korrupsionin e të ashtuquajturës, udhëheqësi politike të shqiptarëve të Maqedonisë.



http://www.google.de/imgres?imgurl=http://www.dnevnik.mk/WBStorage/Articles/80292FCFE158684DA06A7220484F7F6F.jpg&imgrefurl=http://www.dnevnik.mk/default.asp?ItemID%3DE40622291520244CB19E401738076212&h=220&w=390&tbnid=8aX-vxtvVN1BqM:&zoom=1&tbnh=122&tbnw=216&usg=__4rEG5qA0dK0nv-92uZ5Chi-5T1g=&docid=Zeieg7JJJXltWM&sa=X&ei=O8S3U83lEaj_4QS6sYHgDw&ved=0CCIQ9QEwAA&dur=356
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: PROTESTA E PARA DY VJETËVE NË SHKUP

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jul 05, 2014 1:05 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi