Kimete Berisha:'Qetësohuni' porosit shizofreni!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kimete Berisha:'Qetësohuni' porosit shizofreni!

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jul 11, 2014 5:29 pm

Kimete Berisha:'Qetësohuni' porosit shizofreni!


Kimete Berisha


Pasi që i piu kokrrat për nerva, u qetësua.
Me nervat e tij të qetësuara, doli për ta qetësuar edhe popullin e shqetësuar shqiptar.

Mesazhi për qetësim i Ali Ahmetit është: Qetësohuni!
Se protesta (e sotit), nuk ka organizatorë'.
Sipas neuroneve të tij, sikur ta kishte protesta për prijës individin e jo grumbullin, do ta rekomandonte popullin që të vazhdonte me shqetësimin.

E, kështu, kur nuk ka prijës protesta, sipas botës së Ali Ahmetit, atëherë kjo flet për shqetësim kalimtar të popullit shqiptar!
Ndoshta organizatori është fantom, i fshehtë, sekret.
Se, më keq i bie Ali Ahmetit që nuk dihet organizatori i protestave.
Por, bash kur duhet m'u shqetësu, Ali Ahmeti qetësohet!

Anti-protestat e maqedonëve që janë paralajmëruar të ndodhin sot, nuk e shqetësojnë Ali Ahmetin, sepse ato e kanë organizatorin e tyre, Gruevskin!
Çizmja maqedone ka shkelur aq rëndë sa që ua ka ndaluar edhe këngëtarëve shqiptarë të Kosovës hyrjen në Maqedoni, për ta parandaluar pjesëmarrjen e tyre në protestat e shqiptarëve, por kjo ndalesë nuk vlen edhe për këngëtarët sllav, që nëse duan, mund t'i bashkangjiten anti-protestës maqedone.
Por, sot në Maqedoni mund të hyjnë këngëtarët shqiptarë të Shqipërisë.
Po, jeta është e tillë: bash ata që munden -nuk duan
E bash ata që duan-nuk munden.

Protestën e shqiptarëve të Maqedonisë e përkrahën para disa ditësh edhe disa shqiptarë të Shqipërisë me moton 'Shkupi-zemra e Shqipërisë'.
Por, protesta tregoi se 'zemra e Shqipërisë' është shumë e vogël, për shkak se pak veta morën pjesë në protestë.
Më shumë morën pjesë shqiptarët në koncertin e Zdravko Çolicit, sesa në protestën për përkrahje të shqiptarëve të Maqedonisë.

E në cilën anë do të rreshtohen nuset shqiptare që sidomos vitin e fundit po martohen (për pare) në Maqedoni-nuk dihet!
Komuna Sveti Nikole me një vendim të saj, i frymëzon beqarët maqedon, mbi 40 vjeçar që të martohen për ta shpëtuar farën e tyre.
Komuna ua jep nga 500 euro, ndërsa edhe donatorë privat u ndihmojnë për t'u martuar katundarëve beqarë e të varfër maqedon, me kredi e me ndihma tjera në ushqim e tesha të trupit. Komuna ua blen edhe fustanin e nusërisë.
Adresa e maqedonëve të varfër dhe pleq (sikurse e katundarëve të varfër serb), për të gjetur nuse është Shqipëria.
Një bisnismen i njohur po jep kontribut të madh për shtimin e natalitetit maqedon, dhe kështu po u jep për dasëm beqarëve maqedon nga 150 litra raki e verë si dhe po ua ndreq banjon dhe wc-në e të sapomartuarve.
Shqiptaret e konvertuara kanë raportuar për mediat maqedone, se po mërziten ngapak për shkak se 'nuk po e kuptojnë gjuhën', por po trajtohen nga burrat maqedon si 'carica'!
Po, mos të harrojmë faktin se opiumi i Maqedonisë është më i miri në botë, krahasur me opiumin e Turqisë, Indisë dhe Kinës, opiumi i të cilave përbën vetëm 6 njësi të morfinës.

E, mos të harroj ta përmend edhe një kontribut për çështjen shqiptare të Maqedonisë, që e dha dhe Erion Braçe, kur me guxim dhe me plot gojë i quajti maqedonët e partisë së Gruevskit 'kokëboshë'!
Nëse ata janë 'pa mend', Erion Braçe pahiri i amniston, sepse 'të pamendët nuk japin llogari ligjore për veprimet e tyre.
Burgu i kokëboshëve është spitali 'i të tren'tve'.
Por, kjo është gjuha zyrtare e shtetit shqiptar, ku rivali, armiku, ai që mendon dhe vepron ndryshe, quhet nga zyrtarët e shtetit 'kokëbosh', dhe këtu përfundon angazhimi i shtetit shqiptar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.
Se, me kokëboshët nuk merret Edi Rama, vetëm kur kemi punë me njerëz që janë 'rrush prej mendëve' mund t'i drejtohemi për ndihmë Edi Ramës.

Çka po ndodh me ne!
Vnoja mendjen këtij fenomeni:
Me ne shqiptarët e Kosovës e me shqiptarët e Maqedonisë, sllavo serbo maqedonët luftojnë, na vrasin, na arrestojnë, na mbysin me urrejtje, e në anën tjetër Shqipërinë e kanë më simpati, e respektojnë, ua bëjnë 'kabull' vajzat për nuse, ua ' dashurojnë' edhe me pare.
Se, në kohë krize ekzistenciale, edhe dashuria bëhet monedhë!
Pse shqiptarët e Shqipërisë u duken atyre më ndryshe, u duken 'më normal', ose të mirë' dhe të 'pranueshëm' se ne shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë?!



P.S. Kurrë nuk e kuptuam pse vetëm Maqedoninë e 'lejuan' të ndahet pa luftë nga Jugosllavia!


BS
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi