CHRISTOPHER HILL:Fundi i shteteve arabe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

CHRISTOPHER HILL:Fundi i shteteve arabe

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jul 31, 2014 10:16 am

CHRISTOPHER HILL:Fundi i shteteve arabe


SHBA duhet të ekzaminojë se si e ka menaxhuar shpërbërjen e Sirisë dhe Irakut, dhe të pushojë së trajtuari secilin rast, sikur nuk ka lidhje mes tyre. Amerika kërkoi ndryshim regjimi në të parin ndërkohë që po kërkon stabilizim regjimi në të dytin. Dhe në vend të këtyre, tani ka Shtetin Islamik në të dyja


Në një rajon ku krizat janë të zakonshme, cikli më i fundit i dhunës në Lindjen e Mesme po tregon se diçka më e madhe është duke ndodhur: fillimi i shpërbërjes së shtetit-komb arab, që reflektohet në fragmentimin në rritje të Arabisë sunite.
Shtetet në Lindjen e Mesme po bëhen më të dobët se kurrë, teksa autoritetet tradicionalë, qofshin këta monarkë të plakur apo udhëheqës autoritarë laikë, po duken gjithnjë e më të paaftë për t’u kujdesur për popujt respektivë. Teksa autoriteti i shtetit dobësohet, aleancat fisnore dhe sektariane forcohen.
Cfarë do të thotë sot të jesh iraken, sirian, jemenas apo libanez? Cdo identifikim kuptimplotë kërkon edhe një fjalë shoqëruese – iraken sunit, sirian alavit, e kështu me radhë. Siç e tregojnë këta shembuj, identiteti politik ka ndryshuar në diçka më pak civile dhe më të lashtë.
Me Irakun në flakë, pushtimi i koalicionit të udhëhequr në SHBA fajësohet më së shumti për futjen në këtë vend, mënyrë të pavetëdijshme, të një koncepti sektarian të identitetit. Në fakt, sektarianizmi ka qenë gjithmonë gjallë në Irak, por ai tani është shndërruar në forcën shtytëse dhe parimin organizues të politikës në vend.
Kur pakicat sektariane apo etnike kanë udhëhequr shtetet – për shembull sunitët e Irakut – ato zakonisht kanë një interes të madh në minimizimin e sektarianizmit apo etnisë. Zakonisht, këto bëhen mbështetëset kryesore të një koncepti më të gjerë dhe më civil të përkatësisë kombëtare, në teori duke përfshirë të gjithë njerëzit. Në Irak, ky koncept ishte Baathizmi. Dhe ndërkohë që identifikohej më shumë me pakicën sunite se sa shumicën shiite, ai qëndroi për disa dekada si një nxitës i unitetit kombëtar, ndonëse një mjet mizor dhe cinik.
Kur partia Baathiste u shkatërrua prej pushtimit të SHBA, ajo nuk u zëvendësua nga asnjë koncept i ri civil. Për mbushjen e boshllëkut politik që u krijua, sektarianizmi ishte i vetmi parim alternativ i organizimit.
Kështu që, sektarianizmi erdhi e u shndërrua në kuadër të politikës irakene, duke e bërë të pamundur organizimin e partive josektariane, për shembull mbi bazën e interesave socioekonomikë. Në politikën irakene sot, rrallëherë ndodh që një arab sunit të votojë për një arab shiit, apo e anasjellta. Ka konkurrencë mes partive shiite dhe partive sunite; por shumë pak votues e kapërcejnë vijën sektariane – një realitet i zymtë ky, që nuk ka gjasa të ndryshojë në vitet që do të vijnë.
Mund të ketë një farë vlere fajësimi i SHBA për gjendjen e sotme në Irak (ndonëse alternativa e lënies në pushtet të partisë Baathiste të Sadam Huseinit nuk ishte shumë ndjellëse). E njëjta gjë mund të thuhet për Libinë (ndonëse SHBA nuk e udhëhoqi atë ndërhyrje). Por SHBA nuk ka pushtuar asnjërin prej vendeve të tjerë të Lindjes së Mesme – për shembull, Libanin, Sirina dhe Jemenin – ku mbijetesa e shtetit është gjithashtu në dyshim.
Ka shumë arsye për dobësimin e shteteve-kombe arabë, ku më e forta është trashëgimia dhe efektet e Pranverës Arabe. Në fillimet e saj në 2011, popujt arabë dolën në rrugë në kërkim të rrëzimit të regjimeve monarkikë apo autoritarë, të cilët perceptoheshin se kishin humbur energjinë dhe orientimin. Por ato demonstrata fillestare, të cilave shpesh herë u mungonin udhëheqësit e identifikueshëm dhe programet, shumë shpejt ua lanë vendin zakoneve të vjetër.
Kështu që, pavarësisht të gjithë premtimeve të fillimit për tranzicion politik në Egjipt pas rrëzimit të regjimit të Hosni Mubarakut, rezultati ishte krijimi i një qeverie të Vëllazërisë Myslimane, ideologjia përjashtuese e të cilës e bënte një kandidat të pagjasë për sukses kohëgjatë. Që në fillim, shumica e vëzhguesve besonin se i kishte ditët e numëruara.
Kur ushtria rrëzoi Vëllazërinë Myslimane një vit më vonë, shumica e egjiptianëve që ishin frymëzuar prej demokracisë së Pranverës Arabe e mbështetën. Egjipti ka ndjenjën më të fortë të shtetësisë në rajon. Megjithëkëtë, është shndërruar në një shoqëri të ndarë dhe do i duhen shumë vite të rimëkëmbet.
Shtete të tjerë janë edhe më të pafatë. Karagjozllëku i ligë i Gedafit në Libi i ka lënë vend tribalizmit të beduinëve që do të jetë e vështirë të shndërrohet në një shtet-komb funksional, nëse Libia ka qenë ndonjëherë i tillë. Edhe në Jemen kanë pllakosur grindjet fisnore dhe një ndarje sektariane që sfidon hapur shtetësinë. Dhe Siria, një amalgamë e brishtë e sunitëve, alavitëve, kurdëve, të krishterëve dhe sekteve të tjerë, me shumë gjasa nuk do të rindërtohet kurrë si shteti që ishte dikur.
Këta procese kërkojnë një qasje politike më të gjerë dhe shumë më gjithëpërfshirëse nga vendet perëndimorë. Qasja duhet të marrë në konsideratë sinergjitë e rajonit dhe të mos injorojë faktin që ndryshimet që po dobësojnë këta shtete, nuk kanë lidhje mes tyre.
Sidomos SHBA duhet të ekzaminojë se si e ka menaxhuar shpërbërjen e Sirisë dhe Irakut, dhe të pushojë së trajtuari secilin rast, sikur nuk ka lidhje mes tyre. Amerika kërkoi ndryshim regjimi në të parin ndërkohë që po kërkon stabilizim regjimi në të dytin. Dhe në vend të këtyre, tani ka Shtetin Islamik në të dyja.
Christopher R. Hill, ish Nënsekretar Shteti i SHBA për Azinë Lindore. Ka qenë i Dërguar Special i SHBA në Kosovë si dhe negociator për Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi