Shefqet Dibrani:MOS E SHKELNI MË KUSHTETUTËN?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shefqet Dibrani:MOS E SHKELNI MË KUSHTETUTËN?!

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Aug 27, 2014 12:18 pm

Shefqet Dibrani:MOS E SHKELNI MË KUSHTETUTËN?!


THIRRJA NR. 2, për deputetet dhe deputetët e LDK-së

 

Të nderuar deputete dhe deputet,

më 1 korrik 2014, me një letër publike ju kam bërë thirrje për ta frenuar dr. Isa Mustafën të mos e shkatërroj më tutje LDK-në. Edhe pse letrën nuk e botuan mediumet që me vetëdije po e përkrahin një politikan të dështuar që do t’ia bëjë varrin LDK-së, ajo letër në mediume të tjera është bërë publike. Për fat të keq thirrja ime hasi në vesh të shurdhër, edhe nga ana juaj pasi nuk ishit të zotët me mbrojtur demokracinë dhe Kosovën. Tashmë ju do të mbeteni deputete dhe deputet që vota e juaj ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, me parimet demokratike të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të filozofisë politike të dr. Ibrahim Rugovës.

Tash kjo thirrje e përsëritur publike ka të bëjë pikërisht me Juve deputete e deputet të LDK-së, që të mos e bëni gabimin e radhës, të mos bëni shkelje ligjore, për ta mbështetur një kryetar që nuk ngopet me tri palë humbje, që nuk ngopet me keqpërdorimet, që nuk ngopet me pasurin e shumëfishua, por ka ndërmend të shkatërroj çdo qelizë të shtetit e demokracisë. A nuk mjaftojnë gjithë këto manipulime për ta justifikuar humbjen që ua ka përcaktuar sovrani, por përpjekja për ta manipuluar edhe Gjykatën Kushtetuese do të mbetet një njollë e zezë për votën tuaj të cilën e keni dhënë për një kryetar që nuk e meriton të mbetet qoftë edhe një ditë tjetër kryetar i LDK-së.

 

Të nderuara zonja dhe zotërinj

sot, fati i LDK-së, i reformave në LDK, dhe fati i Kosovës është në duart tuaja, andaj mos e votoni dr. Isa Mustafën, por detyroni atë të largohet nga LDK-ja, dhe bashkë me të edhe stafi përgjegjës duhet të ikin për t’iu hapur udhë reformave në LDK. Mos mbështetni koalicionet e dallavereve sepse do ta zgjatni agonin mbi Kosovën. Bëhuni të fort dhe stoik, të thjesht dhe të qartë, pa ekuivokë ia bëni me dije dr. Isa Mustafës se nuk bënë më tutje të manipulon me votën tuaj dhe me LDK-në. Mos i fyeni kryetarët dhe aktivistët e LDK-së gjithandej Kosovës për t’ua bërë kryeministër njeriun e padëshiruar për ta, të cilin sovrani (popull) nuk e përcaktoi për kryeministër. Shkoni në terren, në Dukagjin dhe gjithandej, kontaktoni me veprimtarët tuaj, ata i kanë bartur pasojat në shpirtin dhe trupin e tyre. Prandaj mos lejoni të thyhen veprimtarët e LDK-së dhe mos e dëshpëroni edhe më tej Kosovën.

 

Të nderuar deputete dhe deputet

humbja më e madhe e LDK-së ishin zgjedhjet e 8 qershorit 2014, por LDK-ja humbi edhe atëherë kur ju përkrahet dallaveret e dr. Isa Mustafës dhe stafit të tij. Ju, u bëtë oportun dhe jeni treguar naiv kur më 17 korrik votuat dr. Isa Mustafën për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. Humbja para Gjykatës Kushtetuese tashmë i obligon moralisht që ¾ e kryesisë aktuale të japin dorëheqje dhe të largohen nga kryesia e LDK-së.

 

Të nderuara deputete e deputet të LDK-së,

mos gaboni edhe tani, sepse dr. Isa Mustafa dhe klani i tij, kanë për qëllim ta realizojnë skenarin kobzi për shkatërrimin e LDK-së dhe të demokracisë në Kosovë. Dr. Isa Mustafa dhe klani i tij e dinin se po shkelnin Kushtetutën, ata manipuluan edhe me vullnetin tuaj, me votën tuaj, prandaj nëse bëni gabimin e radhës do t’u mallkoj historia.

 

Zonja dhe zotërinj deputete e deputet të LDK-së,

ju ishit dëshmitar se një lukuni e nostalgjikëve të sistemit komunist u vu në lëvizje për ta kapërthurur dr. Isa Mustafën si shef të Kosovës, pasi ai përfaqëson konceptin tipik të komunistit ku përmes tij pretendonin të rikthehej edhe një herë ajo kohë në Kosovë. E di se ju tani gjendeni në mes kudhrës dhe çekanit, por më keq se sa ju është Kosova, gjendje kjo ku e ka sjell një klan i ngushtë në krye të LDK-së, që nuk jep kurrë përgjegjësi, sepse edhe ashtu politikisht dhe moralisht janë të paaftë për ta nxjerr vendin nga kriza. Por për ju deputete e deputet të LDK-së, do të mbetet një njollë e zezë, nëse lejoni keqadministrimin e partisë nga element komuniste të cilët janë në kreun e LDK-së.

 

Të nderuar deputete dhe deputet,

ju tashmë e keni të garantuar të drejtën kushtetuese për të kundërshtuar veprimin e zi që po bëhet në emër të LDK-së, andaj nuk keni arsye të veproni fshehur, as mos u shitni, as mos dilni nga LDK-ja, por as mos i përkrahni planet kobzeza të dr. Isa Mustafës i cili si askush tjetër është përgjegjësi Nr. 1, për kaosin politik në nivel vendi, dhe njeriu që i ka penguar të gjitha reformat në parti. Prandaj është koha që ju t’ia bëni me dije atij dhe klanit rreth tij, se nuk mund të manipulojnë më tutje as me votën tuaj, as me votën e sovranit, sepse vetëm ju mund t’ia ndalni turrin dhe ta detyroni atë të jap dorëheqje bashkë me ekipin e tij, kurse në LDK të nisin reformat e brendshme, në mënyrë që stafi i ri të jetë i aftë dhe mirë i përgatitur për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato mbahen dhe për ta shpëtuar Kosovën në periudha afatgjate.

Zonja dhe zotërinj deputete dhe deputet të LDK-së,

ju që keni vizion demokracinë dhe mbështetni frymën rugoviane, duhet të mobilizoheni për t’ia ndalur turrin shkatërrimit të LDK-së dhe Kosovës në përgjithësi. Vetëm ju të nderuara deputete dhe deputet keni mundësi ta bllokoni zgjedhjen e dr. Isa Mustafës në funksione shtetërore dhe politike, dhe vetëm ju mund ta detyroni atë të jap përgjegjësi partiake për humbjen e radhës dhe për mos reformimin e partisë. Kjo praktikë e dëmshme nuk duhet toleruar dhe as duhet lejuar të ndodhë, prandaj po e përsërisë se JU dhe vetëm JU mund ta detyroni kryetarin e LDK-së dr. Isa Mustafën, bashkë me stafin përgjegjës të japin dorëheqje dhe me këtë t’u hapet udhë edhe reformave në parti të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet ti udhëheqin njerëzit e dështuar, por duhet ta krijoni një komision jashtë kësaj kryesie, madje edhe jashtë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. E përsërisë se duhet të gjendet një personalitet me autoritet politik i cili ka mundësi ta nxjerr nga kolapsi LDK-në dhe Kosovën.


Të nderuara deputete dhe të nderuar deputet,

rasti historik për të mos gabuar edhe një herë, për të mos e bërë gabimin e radhës me votën tuaj, dr. Isa Mustafa me tërë stafin e kryesisë duhet të shkojnë për t’u hap udhë reformave në LDK, e ky rast historik është vetëm në duart tuaja, prandaj mos gaboni më, por shfrytëzojeni këtë rast historik e shpëtojeni LDK-në dhe tërë Kosovën! 
E përsërisë se Ju nuk duhet të jepni dorëheqje dhe as të largoheni nga LDK-ja, s’keni nevojë ta shitni mandatin e deputetit e as ta tradhtoni LDK-në dhe idealin tuaj. Ju duhet haptas të mbroni pikëpamjen rugoviane, duke ia bërë me dije kryetarit të LDK-së, se nuk mundet mëtutje me manipuluar me votën tuaj, me dinjitetin tuaj dhe me votën që elektorati i LDK-së ua ka besuar juve.

 

Të nderua deputete dhe deputet,rasti historik nuk do tu përsëritët më, as Ju mos e përsëritni gabimin, shpetojeni LDK-në dhe Kosovën!


Zoti ju bekoftë!
Zoti e bekoftë Kosovën!

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi