SKËNDER MULLIQI - Vështrim: Deklaratat e dëmshme politike të Haki Rugovës dhe Lutfi Hazirit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

SKËNDER MULLIQI - Vështrim: Deklaratat e dëmshme politike të Haki Rugovës dhe Lutfi Hazirit

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Dec 14, 2014 8:06 pm

SKËNDER MULLIQI - Vështrim: Deklaratat e dëmshme politike të Haki Rugovës dhe Lutfi Hazirit



Nga Skënder MULLIQI - Nese hymë të lakojmë emra së cilët ishin protagonistet kryesor të matrapazlleqeve të ndryshme pas vdekjës së liderit të LDK-së dhe presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës këmi më bollëk.Në Kuvendin e Gjashtë famëkeq dy protagonistet kryesor të shpartallimit të berthamës së LDK-së ishin Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci , të cilët e ndan LDK-në dysh .


Dhe këto dëme politike karshi LDK-së nuk u ndalën asnjeherë deri më sot.Po kështu e ka puna më partitë lideriste.Rugovën ishte shumë vështirë për ta zëvëndësuar dikush, por ka qenë e mundur të ruhet së paku struktura e saj.Dhe kjo e keqe e nisur para shumë vitësh duhet te përfundon një ditë.Elektorati rugovian më të drejtë ka pritur që ky subjekt politik të kthehet si partia e parë në pushtet në zgjedhjët e 8 qershorit. PDK-ja i fitoi serish zgjedhjet .PDK-ja fitoi për faktin se lidershipi I LDK-së nuk punoi sa duhet qe zgjedhjet te fitohen , shumë u neglizhua fitorja.Dhe, pas dështimit të koalicionit VLAN, ku vendi u dergue ne krizë politike, institucionale dhe ekonomike, u formuan organet e reja te shtetit .
 
Qe punët mos të zhagitën në pafundësi më  lojra politike u kujdes ambasadorja amerikane ne Kosovë, Jakobson , duke e ofenduar më arsye lidershipin e Kosovës se e kan dhi punën .Kjo periudhë 6 mujore shpërfaqi haptazi pretendimet karrieriste të krejt të kësaj kaste politike së po luftojnë për pushtet. Këta haptazi i injoruan ata që edhe  i kishin votuar. Ky turp politik  vështirë së mund të riparohet lehtë. I pa pritur për elektoratin e LDK-së u bë koalicioni më PDK-në .Isa Mustafa  u bë kryeminister i vendit  më gjithë kunderishtimet qe i pati në strukturën më të lartë të LDK-së. Disa deputet të këtij subjekti politik votuan kunder kësaj qeverie me PDK-në , për faktin së gjatë gjithë kohës u proklamua së një koalicion i tillë me PDK-në nuk do të vjen në shprehje . Kështu kishin deklaruar po thuaj e gjithë  struktura më e lartë e LDK-së.
 
 Dhe , tash kur ka përfunduar kjo punë , ka mbetur ti shohim rezultatet e qeverisë  së Isa Mustafës.Nese disa e kundershtuan këtë koalicion sigurisht së i kan pasur arsyet e veta politike që të janë kundër. Dhe në demokraci lejohet mendimi i kundert i secilit.  Eshtë për keqardhje së si reaguan disa nga zyrtaret më të lartë të LDK-së, karshi atyre qe nuk votuan për këtë Qeveri, jo që ishin kunder Isa Mustafes, por për shkaqe parimore.Isa Mustafa pasi qe mori edhe ashtu postin e kryeministrit nuk kishte aspak hije  që të lëshon deklarata të pamatura për linçim politik karshi atyre qe nuk e votuan.Pastaj,  Lutfi Haziri dhe Haki Rugova edhe me shumë e tepruan me deklarata  fyese ndaj kolegeve te tyre deputet .Ne vend që ti kontribuojnë qetësimit të situatës ,ata po i fryejnë zjarrit që ka filluar të ndezet në strukturën më të lartë të  këtij subjekti poltik. Kjo nuk i kontribuon as punës së Qeverisë , dhe as LDK-së .Ne e kemi zgjedhur sistemin pluralist dhe menyrën demokratike të të menduarit dhe vepruarit. Unë mendoj së mendimet e kundërta nuk e dëmtojnë asnjë subjekt politik, përkundrazi i ndihmojnë ti korrigjoj gabimet e bera. Z, Armed Zemajt iu kanë vrare tre familjarë dhe natyrisht se ndjenjat e tija janë shumë më ndryshe së sa të tjerëve .
 
Tek e fundit deklarata e Zemajt, është përseritur shumë herë deri më sot edhe nga të tjeret në LDK gjatë fushatës dhe hiq pa fushatë. Të gjithë duhet të bëhemi kritik aty ku duhet për të mirën e kombit dhe atdheut. Punët veq nese dëshirojmë të lavderohemi  së nuk na shkuan  si duhet  dhe ashtu siq i kemi paramenduar të gjithë pas përfundimit të luftës. Krimi dhe korrupcioni na shkaktuan dëme të mëdha dhe ende po na shkaktojnë . Shumë e kan zvetnuar imazhin e Kosovës, para botës demokratike. Pak po kemi investime të jashtme aq shumë të nevojshme për Kosovën e varfër.Dhe, në vend të zënkave të ndërsjella , na nevoitet uniteti që gjendja të shkon ka përmiresimi, kur dihet së shumica sot po jetojnë buzë greminës sociale. Eshtë e qartë së qdo qeveri , kështu edhe kjo e Isa Mustafës po nuk u orjentua në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në zbutjën e pa punësisë së madhe, do të jetë qeveri e dështueme. Edhe në këtë mandat nese nuk fillon të përmirësohet jeta  më ritem më të shpejt , Kosova do të zbrazët masovikisht. Kryeministri  Isa Mustafa u zotua së do të bëjë ndryshime pozitive . Sipas Trancparency Internacional , Kosova zë vëndin e 110, në mesin e  175 vendeve sa i përket nivelit të lartë të korrupcionit .Së lufta kunder korrupcionit duhet të bëhët konkretisht u  deklaruan edhe sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri, dhe ambasadorja amerikane ne Kosovë , Jakobson etj.Për të luftuar korrupcionin kryeministri Mustafa këtë punë duhet nisur duke e verifikuar se pari pasurinë e politikanve dhe të gjithëve pa përjashtim. 
 
 
Qe ne start më  formimin e qeverisë u bën gabime. Përpos kryeministrit, kemi tre zëvdëskryeministra , 21 ministri, 70 zëvedësministra , këshilltarë  politikë, që buxhetit të varfër të Kosovës do ti kushtojnë 17 milion euro sipas ekspertëve.Gjithë kjo administratë e madhe  është e pa konceptueshme të bëhët edhe për një shtet disa herë më të madh se Kosova dhe më të fortë  ekonomikisht.Është sinjal I keq që punët do të shkojnë mirë. Besimi i qytetarëve mund të kthehet në organet e shtetit veq nese përmbushen kërkesat e tyre.Pa mirëqenje nuk ka prosperitet të vendit. Ne shumë sisteme duhet bërë ndryshime përmbajtësore që punët të bien në vend.
 
Ne këtë kontekst deklaratat e Haki Rugovës dhe Lutfi Hazirit janë të pa matura , dhe  natyrisht prishin koherencën  në parti dhe mbrenda strukturave shtetërore, duke u bë pengesë e ecjës tonë përpara. Deklaratat e tilla janë kunder demokracisë së brendshme, dhe janë kunder mendimit të lirë. Rugova dhe Haziri sikur bëhën së kan harruar së nuk po jetojmë në shekullin e kaluar të një mendësie politike. Broqkullat e Lutfi Hazirit se qka eshte imponuar e qka nuk është imponuar  nuk i han pazari tash.Nasihatet e tilla duke shitur më shumë  mend  më mirë do të ishte ti ndal për vete. Kosova ka  shume probleme te grumbulluara të cilat kërkojnë zgjedhje pa vonuar shumë …


STANDARDI
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi