ISMAIL KADARE:Mall i madh për Anadoll !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

ISMAIL KADARE:Mall i madh për Anadoll !

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jan 03, 2015 6:57 pm



ISMAIL KADARE:Mall i madh për Anadoll !


Ç`janë k´ta mbrapshtina ?

Turkogluve,ministrave turqë, ja u ka ënda Ballkanin, si dikur . Duan më mirë Shpendin Shqiponje Shqiperine ti mësojnë gjuhën, atë turke, me të cilën e (për)dhunuan  pesë shekuj . Sapo shqiptarët vunë mbarë historinë e të ardhmes së tyre evropiane, nxjerin kokën nga ferra turkotersët, turqit e rinj. Shqiponja legjendë , e zënë rob dikur, arrin t`i  shpëtojë roberisë e të kthehet prapë te familja e saj. Mirëpo robëruesi i ka vënë shqiponjës një unazë në kthetra. Është kjo shenjë që e bën shpendin e arratisur të huaj për rracën e vet, Evropen. Shqiptarët ndejtën gjate para portave  te Evropes , pa mundur të fshehin dot shenjën që u ka lënë ne trup e ndërgjegje perandoria otomane. Tani Turqia e re  , ata që na dogjën këmbën e na bënë një shenjë, përdhunuan , robëruan , kanë mall t´na kenë në gjuhën e tyre. Alarm !, – Duhet të bjenë kambanat, rrezik i vjetër , filozofia e robërisë troket !- thote I.Kadare në qindra intervista e publikime që bën ai per këtë çështje.
Atë që Perandoria Otomane nuk e bëri dot për shekuj me radhë, fshirjen e gjuhes shqipe nga gojët e shqiptarëve , kërkojnë sot  ta bëjnë Otomanët e rinj, turkoglutë , kinse  shqiptarët jane zbutur tani dhe kanë  debulesë për  gjuhën e robëruesëve të vjetër.

Gjuha shqipe


Ismail Kadare

“[size=18] Shqipja është një nga gjuhët më të zhvilluara flektive ( me nyja e parafjalë ). Falë kësaj cilësie e, padyshim , gjithë mekanizmave te tjerë te saj, ajo përballoi lehtë, shumë më lehtë se ushtritë e princave shqiptarë , sulmin osman . Sulmi i turqishtes , që ishte gjuhë aglutinative ( që manovron me prapashtesa ), ishte një lloj sulmi i një mamuthi të ngathët që lufton kryesisht me bisht kundër një luani që përdor më shumë dhëmbët dhe kthetrat” – Ismail Kadare për gjuhën shqipe.[/size]
Shqipja dhe Skënderbeu  e kanë fituar  betejën me kohë, tani ështe ora jonë evropiane , premtimi jonë ndaj vetes . Edhe sikur kurrë për jetë t`mos  bëhen shqiptaret, turkogluve te sotëm duhet t `iu bëhet e qartë , pa rezerva , se shqiptarët nuk bëjnë dashuri me ishdhunuesit e tyre. Boll fqinje te poshtër kanë shqiptarët, ama tersin më të madh në jetë të jetëve  kanë atë turk. Tha mirë nje gazetare e Kosovës, K.Berisha  , më mire i bie turqve te mësojne shqip ne turqi , pasi aty kane dy a më shumë milione shqiptare, atyre të cilëve nuk iu  lejojnë as edhe një shkollë të vetme shqipe. Pse nuk duam të çajme kokën ne për këtë nëpërkëmbje ? Po, ne i detyrohemi gjuhes shqipe shumë më shumë, është ajo që na mban bashkë.

Ismail Kadare

Që të vendosësh turqishten gjuhë të dyte apo të tretë në Kosovë  ështe një aberracion i madh, për 3000 turq që ka Kosova . I thua rri pak , duro. Aq më tepër në Turqi ka dy,apo më tepër,  milionë shqiptarë , e  s´kane asnjë shkollë shqipe . – I.Kadare , Këln 12.dhjetor 2010.
Otomanizimi i Ballkanit shqipar  është rreziku më me alarm sot për sot, me të cilin duhet te përballemi me revolte te drejtperdrejt , pa diplomaci, mundësisht  me perbuzje e  urrejtje ndaj mbartësve të kësaj filozofie :,,Dua robëruesin, atë që më ka (për)dhunuar dikur”.
Shkrimi “Unaza ne kthetra ,, e I.Kadarese  trajton: – Shqiponjes , (për)dhunuar disa shekuj nga Perandoria Otomane , iu vendos ne kthetra nje unaze , nje shenjë , te njihet qe është mbajtur peng që mos ta pranoje më as shtëpia e saj, Evrop
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ISMAIL KADARE:Mall i madh për Anadoll !

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jan 03, 2015 10:33 pm

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi