Visar Duriqi:BIK’u hesht për imamin e tyre të përfshirë si sekser në vrasjen e trefishtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Visar Duriqi:BIK’u hesht për imamin e tyre të përfshirë si sekser në vrasjen e trefishtë

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jan 08, 2015 5:36 pm

Visar Duriqi:BIK’u hesht për imamin e tyre të përfshirë si sekser në vrasjen e trefishtë




Florim Neziraj, kryetari i BIK’ut në Kaçanik del të jetë i përfshirë si sekser në një vrasje të trefishtë që po hetohet rishtazi, derisa Express kishte raportuar më parë që ai është i lidhur përmes aktiviteteve me të dyshuar për terrorizëm. Por, ai vazhdon të mbajë pozitën e tij në këtë bashkësi, e cila nuk pranon të komentojë për të

Një vrasje e trefishtë në Kaçanik është ri-hapur për hetim. Dyshimet janë se u dënuan personat që nuk e bënë këtë krim dhe se në proces u dhanë ryshfete, e sekseri ishte imami i bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Florim Neziraj - dikur imam në fshatin Dubravë.
Por gjatë viteve ku dëshmitarët e përshkruajnë atë si sekser (personi që i jepte ryshfete dëshmitarit për të ndryshuar deklaratat) imam Neziraj pati ngritje në detyrë në BIK.
Në mënyrë të kontestuar Florim Neziraj u bë kryetar i Këshillit lokal të BIK’ut për Kaçanik, post që e ri-mori një vit para se Myftiu Naim Tërnava të bëhej myfti për të tretën herë, po ashtu në një proces fortë të kontestuar të ndryshimit ët statutit (Kushtetutës sipas BIK’ut) të kësaj bashkësie.
Express ka provuar gjatë ditës së enjte që të marrë një koment nga Myftiu Naim Tërnava, Sekretari i BIK’ut, Resul Rexhepi e zëdhënësi i kësaj bashkësie, Ahmet Sadriu, por asnjëri nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetës.
BIK’u nuk ka pasur përgjigje as se a do të nis ndonjë procedurë e brendshme ndaj Florim neziratj, as cilat masa do të ndërmerren ndaj tij. Ata nuk kanë pasur koment as se si Neziraj dha një intervistë për dokumentarin e Klan Kosovës, kur një rregullore e re i ndalon punonjësit e BIK’ut të flasin në media pa një leje nga Kryesia e bashkësisë.
Në këtë dokumentar Florim Neziraj mohoi të ketë qenë sekser në rastin e vrasjes së trefishtë, mohoi që njihej me gjyqtarin e dyshuar për korrupsion të EULEX’it, italianin Francesko Florit, por nuk mohoi që është takuar me hetues të UNMIK’ut e EUILEX’it.
Prokurorja Maria Bamieh ngriti dyshime se ky imam i ka dalë asaj i përfshirë edhe në raste të tjera ku qenë përfshirë grupi i policëve të dënuar te vrasja e trefishtë dhe te vënia e bombës te lokali ‘Sekiraça’ dhe tha se është e bindur që imami Florim Neziraj i mësonte dëshmitarët se çka të flisnin në Polici.


Ngjarja e vrasjes së trefishtë në Kaçanik sipas aktakuzës së re


Lidhur me vrasjen e kryer nga “Grupi i Kaçanikut” tash janë duke u gjykuar edhe Afet dhe Agron Dalloshi dhe Nysret Cena. Aktakuza e re e prokurorisë speciale të Kosovës ngarkon këta për vrasje, dy vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Viktima Neshat Baftiu kishte hyrë dorëzanë për borxhin që Nexhat Koxhaj ia kishte Arsim Kaloshit, nga i cili i kishte blerë një veturë. Për shkak të këtij borxhi, Nysret Cena, i cili kishte marrë përsipër që të kthente këtë borxh, ishte fjalosur me Baftiun.
Me të ishte fjalosur edhe i akuzuari tjetër Afet Dalloshi “lidhur me një femër, të shtyrë nga motivi i hakmarrjes së paskrupullt dhe në mënyrë dinake” thuhet në aktakuzë.
Aktakuza shpjegon se ditën e vrasjes, Afet Dalloshi me veturë të markës Audi ka bartur Nysret Cenën dhe Agron Dalloshin, që të dy të armatosur me pushkë automatike, deri tek ura e lumit Lepenc, nga i cili vend është larguar pasi ka lënë aty këta dy.
Në anën tjetër, Shpend Qerimi dhe Besnik Hasani kanë shkuar në restorantin “Mani” i cili ndodhej në rrugën magjistrale Ferizaj Kaçanik, ku qëndronte Neshet Baftiu, për të parë se kur do të largohej nga restoranti ashtu që të lajmëronin Nesretin dhe Agronin.
Qerimi dhe Hasani kanë lajmëruar Nesretin dhe Agronin me bori se Baftiu po kalonte andej, të cilët pastaj kanë shtënë me rafalë të gjata 40 fishekë duke e lënë të vdekur, thuhet në aktakuzë.
Në veturën e Neshat Baftiut ndodheshin dhe Sylejman, Urim e Bujar Baftiu, të cilët kanë vdekur ndërsa i plagosur kishte mbetur Sadik Baftiu.


Lidhja e Nezirajt me të dyshuarit për terrorizëm


Gazeta Express kohë më parë ka raportuar për lidhjen e Florim Nezirajt përmes aktiviteteve me kosovarët xhihadistë nga ‘kryeqyteti i xhihadit shqiptar’, Kaçaniku.
Siç raportoi Gazeta Express, shoqata që krijoi terroristi kosovar, Lavdrim Muhaxheri (Rinia Islame Kaçanik-RIK) dhe vetë ky terrorist ishin pjesë e aktiviteteve fetare të organizuara nga BIK’u nën drejtimin e Florim Nezirajt.
Bashkëpunëtorët e Nezirajt në këto aktivitete fetare tash ose janë të vrarë si xhihadistë, ose janë duke u ndjekur nga Interpoli e po luftojnë në Siri e Irka me ISIS’in e “Xhabhatu Al-Nusran”, ose janë në burgjet kosovare e procedura penale të ndjekur nga prokurorë kosovarë kundër terrorizmit.
Gjatë kohës sa BIK’un në Kaçanik e drejton Florim Neziraj, dhjetëra qytetarë të kësaj komune iu bashkuan luftës së shenjët të shpallur nga Ebu Beker El-bagdati (lideri i ISIS’it) në Siri e Irak, dhe atje nën dijeninë e autoriteteve dhe BIK’ut operuan dy shoqata që rekrutonin xhihadistë: Shoqata “Parimi” e shoqata e Lavdrim Muhaxhereit, “Rinia Islame Kaçanik” e ndarë pak vite më parë nga “Parimi”.
RIK’u dërgonte ushtarë për ISIS’in e “Parimi” për “Xhabhatu Al-Nusra”-n, krahun zyrtar të “Al-Kaida”-s në Siri, një lidhje që ishte krijuar me organizatën e Osama Bin-Ladenit përmes imamëve fundamentalistë shqiptarë nga Maqedonia si dhe imamit të arrestuar në Kosovë për rekrutim në xhihad, Zekirja Qazimit, po ashtu një imamit i BIK’ut.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi