Jeton Kelmendi, Bruksel: Skenari i protestave në Prishtinë i bërë jashtë Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Jeton Kelmendi, Bruksel: Skenari i protestave në Prishtinë i bërë jashtë Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Jan 25, 2015 3:29 pm




Jeton Kelmendi, Bruksel: Skenari i protestave në Prishtinë i bërë jashtë Kosovës   


Organizatorët e demonstratave të tilla, nuk e kanë qëllimin ta shkarkojnë Jabllanoviçin, sepse kështu ata po i shërbejnë atij, por duan ta rrëzojnë qeverinë, ndërsa përfitues janë vetëm Serbia dhe interesat e saj

Kosova tanimë ka institucionet e dala nga zgjedhjet e qershorit të viti të kaluar, mirëpo kjo nuk plotësojë dëshirat e të gjithëve. Kaluan disa muaj dhe institucionet nuk u krijuan, ngase kishte dashuri të madhe për pushtet nga të gjitha partitë politike, e veçmas nga liderët e partive, pavarësisht nëse ata kishin dalë mirë, apo keq, me rezultate nga zgjedhjet. Një koalicion i disa partive dështoj mu për ketë shkas, ku apetitet e dikujt ishin aq të mëdha saqë, u bënë të pakalueshme. Në politikë është e natyrshme që secili kalkulon për përfitimet e veta sa më shumë, por edhe atyre përtej interesave ka një qëllim, dhe ai është interesi i përgjithshëm. Madje secili lider gjatë terë kohës, por me theks të veçantë gjatë fushatave elektorale, e ka plotë gojën transparencë dhe interes i përgjithshëm qytetarë, mirëpo kjo po del krejt ndryshe. Parti Demokratike e Kosovës e kishte qeverisur vendin për dy mandate, dhe gjatë qeverisjes së saj kishte pasur shumë dështime dhe madje edhe skandale, mirëpo nga zgjedhjet e fundit doli më e votuara, kjo natyrisht falë menaxhimit partisë nga Thaçi, por gjithashtu falë taktikave të inskenuar nga njerëz të Thaçit (SHIK-u), për ti hasmuar subjektet e atëhershme opozitare dhe për ta shpërndarë votën sa më shumë. Kësi soji zgjedhjet prodhuan një rezultat dëshpërues për gati të gjitha partitë politike. Lidhja Demokratike nuk ja doli ti fitoj zgjedhjet, sigurisht si pasojë e menaxhimit jo të mirë nga drejtuesit e kësaj parti, mirëpo pas zgjedhjeve, kreu i këtij subjekti luajti një lojë të mençur dhe arriti ta marrë drejtimin e qeverisë. Partia e Albin Kurtit, doli e treta, duke mos marrë më shume se 16 deputet, prandaj edhe e detyroj liderin e këtij subjekti Albin Kurtin të thyej konceptin e vet politik dhe të bëjë një koalicion me partitë, që ai dhe partia e tij i quanin me emra të ndryshëm, deri edhe hajna të Ligës së Dytë. Sigurisht se kjo ka vetëm një arsye, pra lakmia e pakontrolluar për pushtet nga Kurti dhe Lëvizja e tij, detyrojnë atë të dal nga vetvetja. Parti a Ramush Haradinajt doli goxha keq, madje as që ja doli të marr shifër dyshifrore, dhe në ketë rast, kreu i këtij subjekti qe në fillim doli në pazar: kush i jep më shumë do ta ketë në koalicion partinë e tij. I njohur si njeri me ambicie të mëdha, madje me apetite të stër-tepruara, Haradinaj ja doli që të behet Kryeministër në tentativë, për disa muaj, mirëpo Thaçi ishte më i zgjuar, dhe si zakonisht e mashtroj Rambon, duke ja kallëzuar karrigen e kreut të qeverisë, sa për ta larguar nga Blloku dhe pastaj e la jashtë ‘fushës së qeverisë’. Parti NISMA e Limaj-Krasniqi, siç dihet ishte dalë nga PDK-ja dhe shumëkush edhe e quan copë e PDK-së, të pa-reformuar, pra ashtu siç ishte kjo parti ne fillim kur u krijua, krejtësisht me orientim drejt së majtës ekstreme. Ishte e natyrshme që ky subjekt të rreshtohej me këdo tjetër, por kundër ish shefave të tyre Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Nëse i hedhim një vështrim historikut të kësaj parti, nuk del keq, sepse ishte parimorë edhe gjatë kohës sa ishte në koalicion me Bllokun, por edhe pastaj. Parti a milionerit Pacolli, deshtoj krejt, ajo nuk ja doli të kaloj pragun prej pesë përqind, mirëpo as ky lider nuk është treguar i ashpër, thjeshtë duket se u pajtua me fatin e partisë së tij.


Kush i mbështet demonstratat

Për ti analizuar më objektivisht, rezultatet dhe qëllimet be këtyre demonstratave, që filluan nga një deklaratë e gabuar dhe jonormale e ministrit Jabllanoviç, duhet serish ti kthehemi pak mbrapa kohës që kur u krijua qeveria dhe institucionet. Koalicioni PDK-LDK edhe pse nuk ju pëlqeu goxha do politikanëve, përfshirë edhe brenda këtyre partive, në fakt paraqet një koalicion të qëndrueshëm dhe stabil, sepse i ka numrat në kuvend, dhe në demokraci, kur i ke numrat, e ke edhe komunitetin qeverisës. Përveç parive opozitare, që akuzuan, shanë e pështynë në ketë qeveri dhe koalicion, kishte edhe një deklaratë nga lista serbe, ku thuhej se nuk e pëlqenin ketë koalicion, sepse shqiptaret ishin shumicë dhe roli i minoritetit serb është më i vogël. Pra, edhe pse në qeveri, ky minoritet nuk duket edhe aq i kënaqur. Partitë e opozitës, për nga numri janë pakë, ndërsa për nga idetë duken edhe më të lodhura për të bërë opozitë parimore, prandaj edhe nisen me disa skenarë, të dikujt jashtë vendit. Grevat e arsimtarëve ishin një pikë shtrese për ta, por gëzimi i opozitarëve u rrit pas grevës së minatorëve, por që zgjati pakë, sepse ata u tërhoqën.
Dje, Prishtina ishte kapluar nga mira njerëz, të ardhur nga qytete e fshatra të ndryshme të vendit, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe OJQ Thirrjet e Nënave, por protesta nuk shkoj mirë, kurë disa protestues huliganë filluan të thyejnë dhe të sulmojnë Policinë e vendit. Shqetësuese tani është fakti se liderët e dëshpëruar opozitar Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, u bënë pjesë e orientimit politik majtist të Albin Kurit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Në një vend normal, ku funksionon shteti ligjor, një demonstratë e tillë nuk do të lejohej kurrë, sepse nuk është informuar policia e shtetit, prandaj mendoj se duhet kërkuar përgjegjësi nga policia, madje edhe ministri, për mos reagim konform ligjeve të Shtetit. Janë për t’u dhimbsur dy liderët, Haradinaj dhe Limaj, madje nga dy aspekte: së pari që nuk patën fatin, ose nuk ju ra lotaria të jenë pjesë e qeverisë, për çka fajet i ka ky i pari, me apetitet e tij të ekzaltuara dhe fuqinë e vogël politike, që e humbi shancin e vet të jetë pjesë e qeverisë, ndërsa aspekti tjetër, qe të bënë te të vije keq për këta zotërinj është se krejt këto marifete politike, me demonstrata e krrokatje tjera, e kanë skenaristin jashtë Kosovës. Mendoj se Serbisë nuk i konvenon një Qeveri e fuqishme e Kosovës, sepse roli i minoritetit serb në qeverinë e Republikës së  Kosovës nuk është i fuqishëm, prandaj kanë arsye ata që mendojnë se skenarin  trazirave në Kosovë e bëjnë shërbimet e caktuara, që nuk ja duan të mirën vendit tonë. Në Bruksel ka zëra që flasin për involvim të mundshëm të Serbisë, por nuk përjashtohen edhe shërbime tjera, që stimulojnë trazira, duke përdorur gjendjen ekonomike dhe paritë politike opozitare, për ta realizuar  qëllimin e tyre.
Ajo që do të duhet kuptuar secili politikanë, para se të merr pjesë në trazira në vend, është se Kosova nuk ka kohë të humb dhe të merret me çështje terciare politike. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për vendime të rëndësishme duhen votat e shumicës dërmuese shqiptare por edhe të minoriteteve. Bazuar në ketë fakt, sikur të krijohet një mosmarrëveshje me minoritetin serb, ata nuk do ta votojnë formimin  Ushtrisë së Kosovës, prandaj duhet vënë gishtin kokës dhe mos hë hedhin hy syve popullit dhe ti manipulojnë edhe familjarët e viktimave të luftës, se duhet shkarkuar ministri, se Trepça është jona etj etj. Kosova ka prioritete shumë më të mëdha se sa kopallat e Albinave, që ua janë verbuar sytë për pushtet. Duhet kryer edhe punën e formimi të FARK-ut, e ndryshimit të Kushtetutës dhe formimin e një shteti normal, me të gjitha mekanizmat shtetëror, pastaj edhe mund tu vije koha për eksperimente me partitë dhe liderët e dëshpëruar. Një Kosovë e destabilizuar dhe me probleme të shumta i konvenon vetëm armikut historik të vendit, Serbisë, prandaj duhet kuptuar se nuk duhet bartur politika nga Parlamenti në rrugë, siç po tentojnë disa ta bëjnë, përndryshe shteti nuk duhet të rri duarkryq përballë, por duhet ti dënojë të gjithë ata që shkelën lidhin, pavarësisht pozitës së tyre, dhe pavarësisht se kush janë ata apo ajo.  Dhe krejt për fund, mendoj se organizatorët e demonstratave të tilla, nuk e kanë qëllimin ta shkarkojnë Jabllanoviçin, sepse kështu ata po i shërbejnë atij, por duan ta rrëzojnë qeverinë, ndërsa përfitues janë vetëm Serbia dhe interesat e saj, ndërsa këta lider të dëshpëruar, disa nga këta lider rrezikojnë që të mos e kalojnë as pragun zgjedhor.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi