R.I.P. Alban Kastrati

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

R.I.P. Alban Kastrati

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Feb 13, 2015 5:07 pm

R.I.P. Alban Kastrati




AGIM GASHI
 
KANGË PËR ALBAN KASTRATIN
 
1
Ndihmo Zot o i lumi Zot,
Nji kangë dhimbje o du me knue,
Për ato vrasje vllau me vlla
Bashkë me sharki po me vajtue.
 
Ata njerz që ngrehin gishtin
Me ba krim e vlla me vra,
A mendojnë se marrin jetna
Nana e motra rrinë t´u  qa.
 
2
Qysh smendojnë  për ardhmëni,
Që s´ju ndal kurr vala e krimit,
Me ato vrasje e vrajnë atdheun
E shtojnë lotin e shtojnë mjerimin.
 
Ndër mija shembuj të vramë në prita
Alban Kastratin e kujtojmë,
Mos me harrue këtë djalë beqar
Me shumë dhimbj kangen ia knojmë.
 
3
Në shtator të vitit 2011-të,
Për gjithmonë u shue nji jetë,
Krisi pushka e ndalet zemra
Alban Kastratin e vrajnë në prita.
 
Kodra e Trimave në Prishtinë
Sot ka marrë nji tjeter emen,
Aty u ngreh gishti i krimit
U thanë lulet e thane pemen.
 
 
4
Dy here u vra Alban Kastrati
Djal i ri njizet e katervjet,
Mbet Prishtina pa bukuroshin
Fakulteti pa nji student.
 
Mbeti nana pa Albanin
Që ja vranë si kanë tregu,
Mbeten motrat e vllaznia
Përgjithmonë me e kujtue.
 
5
O unë rapsodi me këtë sharki
I përbej po djemt shqiptar,
Ai burr që e don atdheun
Si ngreh ma gishtat vrastar.
 
Ai që ngreh sot gisht të krimit
Mos pastë derë në këtë botë,
Ai që vretë po sot shqiptar
E lshoftë, e marrtë e lumja tokë.
 
6
E familja e Alban Kastratit
Ju qon fjalë me lotë në sy,
Sot kush vret rini shqiptare
E ka vra Nanen Shqipni.
 
Pusho i qetë Alban Kastrati
Për tanë jeten kem me t´kujtue,
Atë indeks me nota plot
Kujtim motrat kanë me rue.
 
06.02.2015
Düren






























































Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Fri Feb 13, 2015 11:33 pm, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: R.I.P. Alban Kastrati

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Feb 13, 2015 11:14 pm



avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: R.I.P. Alban Kastrati

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Feb 13, 2015 11:30 pm



















































avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: R.I.P. Alban Kastrati

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Feb 13, 2015 11:32 pm


avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: R.I.P. Alban Kastrati

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi