Haki Latifi:Kujdes kur profiterët e luftës dhe hajnat ordiner "vlerësojnë"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Haki Latifi:Kujdes kur profiterët e luftës dhe hajnat ordiner "vlerësojnë"

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Feb 20, 2015 11:20 pm

Haki Latifi:Kujdes kur profiterët e luftës dhe hajnat ordiner "vlerësojnë"





Deklarata e papërgjegjshme dhe tendencioze e krerëve të ashtuquajtur organizatë OVL e UÇK-së lidhur me dekorimet e Presidentit Nishani me rastin e 7 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës për personalitetet shtetërore, kombëtare, politike dhe ushtarake të Kosovës është fyerje për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, fyerje për historinë më të re të Kosovës, fyerje për botën e kulturës shqiptare, fyerje për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në veçanti, fyerje për familjen e nderuar të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova.
Prononcimi në emër të të ashtuquajturve "Shoqatë e veteranëve, invalidëve të luftës" është tallja e cila fillon me gjakun e dëshmorëve fillon që nga drejtuesit e shoqatave që thirren në emër të vlerave të luftës, dhe në veçanti nga drejtuesit e tyre profiter e hajna. Për fat të keq krerët e këtyre shoqatave e keqpërdorën edhe çështjen e listës së veteranëve, invalidëve dhe shpalljes së dëshmorëve pa kriter kur kanë shpall dëshmorë për interesat e veta edhe ata njerëz që kurrë nuk kanë qenë ushtarë të UÇK-së, me uniformë dhe betim solemn, por janë vrarë nga ndonjë plumb qorr apo edhe në aksidente automobilistike. Sirena të tilla të ndryshkura, dhe mentorëve të tyre trushpërlarës, të cilat disa në Shqipëri i dëgjuan më 1997 dhe e çuan vendin e kombin në zgripin më fatal, duke e trimëruar bishën barbare të ndërmerrte 1998-ën dhe 1999-ën kundër Kosovës, nuk do t’i dëgjojë kurrë populli i Kosovës.
Ju kujtojmë këtyre trushpërlarësve se Presidentit Dr. Ibrahim Rugova edhe personalitete më të larta botërore i përkulen edhe sot dhe kurrë nuk e përmendin emrin e tij pa e cekur President sepse, Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe shkoj si President, të gjithë burrështetasit e botës të cilët e njohën dhe që jetuan në epokën Rugoviane e pranojnë se ai ishte arkitekt i pavarësisë, me vizionin e tij solli lirinë në Kosovë dhe shumë miq anembanë botës i bëri Kosovës, kurse sot këta mjerana merren me personalitetin e themeluesi të shtetit, që mbi të gjitha ishte Presidenti i Shqiptarëve të Kosovës. Si mundet dikush të ketë atë të drejtë të ofendojë ose të del kundra figurave emblematike të dekoruara nga Presidenti i respektuar z. Bujar Nishani. Urrejtja e këtyre mjeranëve si këshilltar shumë i keq, vazhdon edhe pas ndërrimit të jetës së tij, që herë pas herë tek disa mjerana të cilëve u mungon etika e mirëfilltë e elementit njerëzor, arsyeja e vërtetë, bëjnë përpjekje të vazhdueshme që me deklaratat e tyre kundër personalitetit të kryetarit të parë të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës, ta zhvlerësojnë veprimtarinë shumëdimensionale të tij për çështjen e pavarësisë së Kosovës në veçanti dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.
Këta mjeran me këso lloj veprimesh dhe përpjekjesh, si më parë dhe tani, po bëjnë dhe kanë bërë vazhdimisht, zvetënimin, zhvlerësimin e demaskimin e personalitetit të tyre...!
Populli si vlerësuesi më i mirë, me të drejtë ka vlerësuar veprimet e tyre dhe në mënyrë shumë bindëse ua ka kthyer përgjigjen e merituar.
Presidentin që për sa vite që ishte në skenën politike gjithmonë e përkrahën 90% e Shqiptarëve. Presidenti Dr. Ibrahim Rugova ka qenë i gjithë Kosovës dhe mbetet figura më e ndritur e Historisë së Kosovës.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi