Kujtim Shala, “egjeli” i Memlit dhe i SHIK-ut!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kujtim Shala, “egjeli” i Memlit dhe i SHIK-ut!

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Feb 25, 2015 6:12 pm

Kujtim Shala, “egjeli” i Memlit dhe i SHIK-ut!



Kujtim Shala Ministër i Kulturës, Rinis dhe Sportit, pa dyshim që mund të quhet “egjeli” i ministrit të kaluar Memli Krasniqit dhe SHIK-ut. Kjo për faktin se, që nga dita e parë e punës, Shala ka dhënë shenja të forta që këtë sektor donë ta pastrojë nga elemente të forta të PDK-së dhe sidomos ish SHIK-ut.

Shala qysh në ditën e parë të punës së tij, ka rikthyer fotografinë e Presidentit Ibrahim Rugova së bashku me Papën, foto e cila është hequr nga ministri i kaluar nga PDK-ja, Memli Krasniqi.
Kujtim Shala, ende pa e “nxehur” karrigen e ministrit, ka filluar një ofensivë të fortë, duke e bërë pastrimin e institucioneve kulturore. Ai i ka shkarkuar bordet kryesore, duke filluar me Bordin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, e më pas bordet e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe të Galerisë Kombëtare të Kosovës, si dhe pas emërimit të Bordit të ri Drejtues të Teatrit Kombëtar, ky bord ka shkarkuar drejtorin e përgjithshëm, Valdet Avdiu dhe drejtorin artistik, Emin Emini.
Shumë kush, emërimet e drejtorëve të këtyre institucioneve, të bëra nga ish ministri i kaluar, Memli Krasniqi, i kanë cilësuar se partiake, madje ka pas edhe të atillë që kanë thënë se janë vendosur njerëzit e SHIK-ut në krye të atyre institucioneve kulturore, dhe kjo është arsyeja e vetme pse ministri aktual dëshiron që t’i pastroj.
Interesante është që sidomos Valdet Avdiu është emëruar Drejtor Teatri nga një Bord që nuk kishte qenë aq aktiv por për këtë Avdiu gjithmonë e ka quajtur veten si mik të ngushtë të Kadri Veselit- ish shefit të SHIK-ut dhe tashti Kryetarit të Kuvendit.
Shkrimtari dhe publicisti Ndue Ukaj, thotë se, kultura është shtylla fundamentale e një vendi, sepse nëpërmjet saj krijohen lidhjet organike të një shteti a kombi.
“Pa parime dhe ideale kulturore, asnjë shoqëri s’mund të mbahet dhe s’mund të ketë kohezion të brendshëm, sepse identiteti kulturor i një vendi, është parapërcaktues për imazh edhe politik. Ndaj, kultura duhet të jetë ndër prioritet e shtetit të Kosovës. Këtë gjë mendoj se e ka kuptuar drejt Kujtim Shala dhe për aq sa kam arritur ta përcjell, ai po bën një punë shumë serioze të rikthimit të kulturës në binare normale; ndoshta për herë të parë në historinë e re të Kosovës. Si njeri i kulturës, mendoj se ai i qaset kulturës me kompetencë, dije e dashuri. Mendoj se hapat e parë janë për t’u përshëndetur dhe admiruar”, thotë Ukaj për gazetën “Bota sot”.
Ai vlerëson se, demilitarizimi i kulturës, duhet të jetë prioritet jo vetëm i politikës, por edhe i shoqërisë sonë.
“Ne gjithë e dimë se politikat kulturore të viteve të fundit, kanë qenë preh e grupeve të ngushta ideologjike e partiake, ndaj frytet disa viteve janë të pakta apo krejtësisht të papërfillshme”, pohon ai.
Sipas tij, Bordet e institucioneve të kulturës, pikësëpari duhet të kenë njerëz kompetentë, të shkathtë dhe që tejkalojnë vijat e ngushta politike e partiake, në shërbim të kulturës kombëtare dhe avancimit të saj në planin e jashtëm.
“Një gjë të tillë s’e kemi parë të ketë ndodhur gjer me sot, ndaj kërkohet një reformim cilësor dhe substancial i institucioneve të kulturës që të dinamizohet jeta kulturore në vend”, thotë publicisti dhe shkrimtari Ndue Ukaj.
Ministri Shala, kishte pasur një përplasje të fortë në Kuvendin e Kosovës me dikur operacionalistët e SHIK-ut, Bekim Haxhiun- Kamishin dhe Latif Gashin për, siç Shala e pat quajtur fondin inegzistent prej gjysmë milioni eurosh për Stadiumin e futbollit në Mitrovicë. Debati pat eskaluar aq shumë saqë në të u involvuan edhe Isa Mustafa dhe Hajredin Kuçi i cili edhe i “stopoi” ish pjesëtaret e SHIK-ut tashti deputetë të Kuvendit nga PDK. Bota sot

BS
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi