Musa Jupolli - Hafiz Gagica, foli !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Musa Jupolli - Hafiz Gagica, foli !

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Apr 17, 2015 9:25 pm



Musa Jupolli


HAFIZ GAGICA, FOLI!




Jemi lodhur me « robotizëm » , me fjalë të thata, intriga, me ledhatime korrupcioniste, me shikime të humbura, me përqarje, kjo plagë e madhe e Dardanisë !

Një njeri që flet, ky, një hap i mirë !
Përgjegjësinë politike Zoti Gagica e merr me pasion, pragmatik, fjalimi i tij, sintezë, bindja është ti besohet !
« Kur një i zgjedhur politik nuk mbanë fjalë », problemi është i madh, dhe kjo ishte thelbi në filozofinë e Gagicës, parë po ashtu dëshprimin e popullit në historikun e Dardanisë të udhëhequr nga një politikë e dështimit e dëshprimit.
Propozimet e Gagicës janë kapacitete të rindërtimit, të rikonstruktimit të shoqërisë me një strategji programi afat-gjatë, ambicje për një politikë të mirëfilltë ku duhet ti vie fundi korrupcionit, ku rinisë ti përkushtohet maksimi për shkollim dhe punësim, siq e dimë të gjithë, siq e tha Gagica « Fati i Dardanisë peshon në rininë tonë, fatbardhsisht e një popullate të Re ! 
Inegaliteti në shtetin e Ri të Dardanisë është një problem madhor. N'idetë e Gagicës është kjo një zbutje, që do të ndikonte në përmirsim të gjendjës ekonomike të vendit.
Në mungesë të besimit, Dardania ndihet e lodhur, andaj besimi për një politikë të re, progresiste, me një program të zhvillimit e kërkon vullneti i dardanve dhe kjo është e mundshme sot.
Në vlerë të barazisë, në besim të ligjit do ta ndërronte subjektivitetin që mbretëron sot në politikën dardane plotsisht të pa drejtë.
Filozofikisht, politika e sotme është totalitare në çdo sferë të jetës, kjo nuk ka tjetër emër dhe nuk shëron plagët e Dardanisë, hile kjo ku « lulëzojnë »frazat e thata kur dihet se gjendja është e pa knaqshme, parë dëshpruese.
Cila është « arma » jonë ?
Pa dyshim nuk është korrupcioni !
Andaj në filozofinë shqiptare, në fjalimin e Gagicës shihet vullneti i tij, spontaniteti i tij, kultura politike dardane simotër e kulturës evropiane, i pasur në referenca, kristalizim për t'ardhmën, pasion n'amblemën e epokës që të ballafaqohet me një politikë që është e domosdoshme për shtetin tonë, një elegancë, karrizëm në lidhje të fuqishme me zërin e intelektrualve, në citim të përonaliteteve të mundshme për krye të shtetit, që është dhe mbetet ëndërr Dardania Shtet i të drejtave, i respektimit , i barazisë, shtet laik që kërkon domosdormërisht e tashmja e kompozuar e kohës sonë !
Kjo Dardani antike, është identiteti ynë, « rezistenca » duhet të jetë intelektuale për demokraci dhe kulturë evropiane, seq jemi vetë evropian prej edhe më të parve! Kulturë politike që është fituar me mund, kulturë që u pa edhe në intervistën e Gagicës n 'emisionin «RROKUM» por, sot ajo mjerisht pengohet nga një lider-ship i saj, andaj edhe kërkohen ndryshme jo me ashpërsi, po me dinjitet në përgjegjësi të të gjithëve !

musajupolli, paris,17/04/2015
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi