LDK-stë të Facebook-ut, hajde ta shajmë Isa Mustafën!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

LDK-stë të Facebook-ut, hajde ta shajmë Isa Mustafën!

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jun 12, 2015 12:05 am




LDK-stë të Facebook-ut, hajde ta shajmë Isa Mustafën!  

LDK-istë të Facebook-ut që nuk votoni për LDK-në, LDK-istë që keni “lodruar” nëpër disa parti politike të pasluftës, LDK-stë që bëni zhurmë në Facebook e jo në strukturat e partisë, hajde ta shajmë Isa Mustafën deri sa të lodhemi, veç në fund ta lëmë njërin le të punojë në detyrën e tij…
 
Shkruan Bajrush Morina
 
Ka disia ditë, që prej kohës para Kuvendit të VIII-të të LDK-së e sidomos pas këtij Kuvendit, në rrjetet sociale por edhe në deklarimet publike, LDK-stë të hidhëruar, të nervozuar, të ekzaltuar, LDK-stë të “kontrabanduar” nëpër disa parti politike të pasluftës, LDK-istë që bëjnë zhurëm në Facebook dhe në debate të improvizuara mediale e politike e jo në forumet e partisë, po shajnë, po hartojnë dosje, po e sulmojnë më fjalorin më të ashpër kryetarin e LDK-së dhe kryeminsitrin e Kosovës Isa Mustafën.
Tmerr në deklarata, tmerr në rrjetet sociale në Facebook.
Mirë, njerëzit kanë të drejtë të thonë mendimin e tyre. Madje edhe të kritikojnë. Por jo të shajnë. Jo të fyejnë.
Isa Mustafën e kanë zgjedhor “do gishta!”
Ata “gishta” të Isa Mustafës në Kuvend poashtu janë zgjedhur me do gishta të tjerë nga tubimet e strukturave të LDK-së. Pra janë gishta të LDK-së!
Isa Mustafa është zgjedhur kryetar i LDK-së, jo I PDK-së!
Nëse shahet Isa Mustafa, i bie se po shahet edhe LDK-ja. Së pakur përderisa ai është në krye të LDK-së!
Isa Mustafa është zgjedhur kryeministër i vendit. Është kryeministri i LDK-së.
Nëse shahet kryeministri, shahet kryeministri i LDK-së!
Prandaj merre kah ta marrësh, Isa Mustafa i sharë është i LDK-së!
Kjo fushatë duket se ka një prapavijë. Një prapavijë inatçore, grupore por edhe klanore!
Disa prej atyre që sot po e shajnë Isa Mustafën në Facebook apo në deklarimet publike mediale, në Kuvendin e VII të LDK-së nuk kanë pasur guximin politik e intelektual të thoën asnjë fjalë kundër Isa Mustafës. Përveç Halil Gecit të tjerët as që kanë guxuar t’ia kërkonë në sy dorëheqjen apo moskandidimin.
Asnjëri prej tyre që sot po e shajnë Isa Mustafën nuk e kanë përkrahur me asnjë fjalë Vjosa Osmanin.
Asnjëri prej tyre nuk e ka propozuar Vjosa Osmanin për anëtare të Këshillit të Përgjithshëm.
Asnjëri prej tyre nuk e ka shoqëruar Vjosa Osmanin, së paku në shenj bontoni deri sa ajo largohej e vetme nga Kuvendi i LDK-së!
Prandaj çka janë këto fyerje e këto sharje tash “post festum!”
Fundja të gjithë ju LDK-istë të Facebook-ut që nuk votoni për LDK-në, që nuk jeni pjesë e aktivitetit të LDK-së, LDK-istë që keni “lodruar” nëpër disa parti politike të pasluftës. LDK-stë që bëni zhurmë në Facebook e jo në strukturat e partisë, hajde ta shajmë Isa Mustafën deri sa të lodhemi, edhe unë po bëhem me ju, edhe unë po e shaj Isa Mustafën, por në fund hajt ta lëmë njërin le të punojë në detyrën e tij…
E ka marrë votën!
E ka marrë përgjegjësinë!
Le ta lëmë lëmë rahat njëherë në punën e tij!
 
P.S.  Shamëni edhe mua në Facebook. Ju premtoj se nuk do ta fshi asnjë koment tuajin sado i ndytë që do të jetë për mua. 
Por në fund, mos harroni, shihemi te vendi n-LDK!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi