Fahri Xharra:Mediat serbe: Shqiptarët na e përvetësuan historinë por kush po ia vjedhë historinë kujt ?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fahri Xharra:Mediat serbe: Shqiptarët na e përvetësuan historinë por kush po ia vjedhë historinë kujt ?

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jun 17, 2015 2:02 pm

Mediat serbe: Shqiptarët na e përvetësuan historinë por kush po ia vjedhë historinë kujt ?

Nga Fahri Xharra 


Ana di Leilo , na e dha rastin dhe mundësinë që  ndryshe të shohim versionin e Luftës së Kosovës (1389) , versioni e shqiptarëve. Ky koleksion i vlershëm dhe i përkthyer shkëlqyeshëm na e mundëson shikimin e vërtetë në të kaluarën e Ballkanit.
Të rikujtojmë që gazeta supernacionaliste serbe  “Politika” kishte paralajmëruar që autorja Ana di Leilo do të promovon librin “ Beteja e Kosovës- ep shqiptar “ në botimin e shtëpisë së famshme botuese “Palgrawe Mackmilan”dhe që sipas paralajmërimeve ajo i studion mire këngët epike shqiptare për Luftën e Kosovës, dhe e vërteton që Millosh Obiliqi ishte  luftëtar dhe trim shqiptar.
Di Leilo është sociologe , gazetare, analiste politike dhe e “ punësuar më funksione te larta në Kosovë në dhjetë vjetët e fundit “ ( kështu shkruante “Politika”). Në internet, tani për tani mund të gjendet edhe përmbajtja e librit me këta kapituj:          “Ishte dikur sulltan Murati….” “  Heroi shqiptar në kampin e të krishterëve”, “ Millosh Obiliqi  kundër Millosh Kopiliqit”, “ Varianti shqiptar i këngëve për luftën  e Kosovës”. Sa për dijeni këngët e mbledhura në gjuhën shqipe janë të periudhës 1923 – 1998 .
Lajmi nga Amerika për këtë libër, që këngët e Betejës së Kosovës  do të jepen në gjuhën shqipe e kishte shokuar opinioni serb.
Sipas specialistëve serb , “përvetësimi shqiptarë i kulturës dhe historisë serbe nuk është i ri dhe sipas mediave serbe , shqiptarët tentojnë që edhe Karaxhorxhen ta paraqesin  me prejardhje Kelmendase shqiptare. Përvetësimi i mitit serb të Millosh Obiliqit me të cilin Serbia krenohej në botë, e paraqet vetëm se një dhunim të historisë serbe”
– “Në Kosovë nuk ka asgjë shqiptare ,dhe aty është problemi. Asnjë kishë e as një xhami nuk është shqiptare. Kur flasim për Kosmetin, atëherë flasim për një trashëgimi otomane serbe, çdo gjë tjetër është fiksion. Të kuptohemi se në Kosovë ishin disa princër shqiptar me origjinë serbe, por prapë ishte kjo princëria serbe. ( Historiani serb Predrag Markoviq)
” Zorica Tomq, kryetarja e zyrës së Unescos për Serbi thotë që përvetësimi i Millosh Obiliqit është edhe një shenjë më tepër që Serbia dhe kulturat tjera më të vogla nuk duhen të zihen në gjumë sepse çdo zë edhe më i vogli kundër uzurpimit shqiptar të historisë sonë është i mirëseardhur.  Vetëm me politikë mbrohet historia e jonë serbe – thoshte ajo “ Me përvetësimin e Kishave dhe Manastireve “ serbe” në , tentohet nga shqiptarët të krijohet një identitet i ri i tyre, shkruajnë  mediet serbe.




Karagjorgje , shqiptar ?

Millosh Kopiliqi , shqiptar?





”Shqiperia Etnike” sipas serbëve
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi