ALMA LAMA - MANIPULIMI ME POPULLI RREZIK PËR KOMBIN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

ALMA LAMA - MANIPULIMI ME POPULLI RREZIK PËR KOMBIN

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jul 25, 2015 7:18 pm




ALMA LAMA

MANIPULIMI ME POPULLI RREZIK PËR KOMBIN


Jo me kot regjimi i Millosheviqit goditi shkollat, arsimin ne Kosove. I nxori ne rruge nxenesit dhe mesuesit duke ua pamundesuar dijen. Shkollimi i shqiptareve iu kishte penguar edhe regjimeve dhe pushtuesve te meparshem. Sepse dija nuk e pranon nenshtrimin e pushtuesit i sundojne me lehte te padijshmit.
Strategjia e Millosheviqit e ka dhene efektin. Sot nje pjese e madhe e popullates ne Kosove nuk eshte shkolluar si duhet. Si pasoje ky eshte kontigjenti qe manipulohet me lehte nga lloj lloj qarqesh politike e fetare. Sidomos nje pjese e te rinjve si pasoje e padijes apo injorances se thelle i jane nenshtruar procesit te trushperlarjes. Aq shume kane rreshqit sa flasin kunder identitetit kombetar, kunder vlerave e traditave kombetare, kunder figurave kombetare, kunder perendimit, ShBA-se, Evropes.
Nje pjese duke degjuar imame radikale neper xhami, e duke mos lexuar vete asnje liber, besojne gjithe marrezite qe degjojne, madje edhe ato qe iu kushtojne me jete, sic eshte pjesemarrja ne lufterat e Sirise e Irakut.
Por pervec kontigjentit te paditur e naiv, ka edhe nje kontigjent teper te djallezuar profiteresh. Keta, duke shfrytezuar problemet me te cilat perpallet shoqeria, ia kane dale qe te shperndajne helmin e ideologjive ekstreme, kuptohet ne saje te pagesave te majme.


Eshte kjo kategori qe nxit sulme te paprecedent kunder meje dhe te gjitheve atyre qe kane pasur guximin te paralajmerojne rrezikun qe po na vjen nga shkretetirat arabe, e besa te nxitur edhe nga ndonje shtet fqinj, si Serbia.
Sharje, fyerje, mallkime, kercenime per vrasje, varje, hedhje ne ere, glorifikim i veprimeve te ISIS, lutje qe ta pesoj prej tyre, lincim, banalizim, kundermim, perversitet...
Tmerr.
Disa here e kam pyetur veten: a jam ne Kosove apo Pakistan, Afganistan apo Arabi?! Pse gjithe kjo urrejtje?
Cpo ndodh me keta shqiptare te Kosoves?
A thua kaq naive paskam qene se kam besuar se Kosova eshte vatra e patriotizmit shqiptar? 
Edhe pse nuk dua ta pranoj, perdite e me shume po bindem se kjo eshte toka ku 
po tradhetohen idealet tona kombetare, identiteti yne kombetar, ku po varroset e ardhmja jone si komb, perkatesia evropiane. Perdite e me shume po harrojme aspiratat dhe qyteterimin qe i perkasim, po iu kyhejme shpinen miqve e shtrengojme duart me armiqte. 
Fatkeqesisht oportunizmi qe shoh ne shoqerine kosovare eshte varrmihes per vlerat qe une besoj dhe aspiroj. 
Indiferenca ndaj se keqes me le pa mend. 
Nje populli kur i cenohet qenia, duhet te cohet ne kembe. 
Kosova po kanoset nga tjetersimi, por te pakte jane ata qe duan ta shohin kete te keqe, e me te pakte ata qe reagojne ndaj se keqes. 
Po te ishte ndryshe, nuk do isha duke i shkruar keto rreshta, as duke menduar se femijet e mi nuk meritojne te rriten jetima.



_________________
Dashuria ndaj atdheut është dashuria më e shtrenjët nga të gjitha dashuritë tjera!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi