LIS BUKURICA:Gurët, vezët dhe fenomene tjera

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

LIS BUKURICA:Gurët, vezët dhe fenomene tjera

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Sep 25, 2015 7:43 pm



LIS BUKURICA:Gurëtvezët dhe fenomene tjera



Çfarë kënaqësie ndjen VetëVeza, kur gjuan me vezë, çfarë kur gjuan me gurë? Si është e mundur që atë besueshmëri aq të madhe Albin Kurti, atë përkushtim aq të madh, ta reduktojë dhe transformojë në brutalitet, në gurë e guralec, duke reaguar në frustrim edhe atë, duke ditur se as me vezë, as me gurë, nuk rrëzohet qeveria, as nuk luftohet korrupsioni, as mafia dhe anomalitë tjera në shoqëri? Si është e mundur edhe pas aq shumë dëmeve të shkaktuar, nuk kuptoi se pos poterës dhe tundjes së kokës, nuk po arrijnë asnjë rezultat? Pasi t'i hedhin ata gurë apo vezë, a thua tubohen dhe mburren me veprën, se ky goditi kaq veta, tjetri nuk ishte VetëVezor sa duhet, e nuk qëlloi njeri dhe duhet qortuar? A thua në tubime partiake mburren me dëmtimin e makinave, rrënim e rrethojave, thyerjen e xhamave, gjuajtjen me gurë dhe gjuajtjen me vezë? A thua në një tubim partiak vendoset se sa gurë e sa vezë do të merren me vete? Kushtë qëllojë i pari, kush i dyti? Është e mundur se këto shpërthime të pa shpresa, konsiderojnë vepra politike? Është e mundur se truri partiak përtac, nuk ka aftësi për të gjetur rrugë të reja, meqenëse të vjetrat, nuk po sjellin as vota, as rrahje të supeve, por barsoletave?
Thyerjet dhe dëmtimi i pronës së huaj, dikur konsiderohej vepër rrugaçësh. Sot quhen ideologji politike. Se Qeveritarët janë të gjithë të pamoralshëm, të korruptuar, dihet, se VetëVezorët shërbehen me metoda të rrugaçëve, edhe kjo shihet. Dy grupet përfitojnë nga sjelljet e njëri tjetrit. Kosova ka mjaft rrugaçë që do të votonin VetVezorët dhe mjaft injorantë, që do të votojnë hajnat. Mirëpo VV me ideologjinë pa ideologji, vetëm sa po dëshmon se kjo Qeveri e keqe, nuk ka alternativë në Kosovë. Opozita e Kosovës nuk është asgjë tjetër pos një karikaturë e Qeverisë. Kosova ka nevojë për një parti të pakonsumuar dhe për brezin e ri.
Shikova disa video nga protestat e kaluara të VV-së në Kosovë. Aty shihej se kjo nuk është parti e as lëvizje, por një grumbull i indoktrinuar politik, dogmatik. që përleshej me policinë shqiptare, së cilës i shkruante në shpinë: POLICE. Përplasjet nuk ishin si ato të vitit 81 e më vonë. Atëherë nuk kishim guxim të acarohemi aq shumë ndaj policëve serb, VV e bënte këtë dhe, ajo që nuk kuptohej, policët bënin edhe debate me ta. Kush i ka autorizuar ruajtësit e rendit të polemizojnë në rrugë, nuk dihet, por e bënin. VV si në organizim të brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm, i ngjante një sekti fetar, ose sekti heretik, që udhëhiqet nga një Guru, i cili dominon besimtarët e vet në psikikë, deri në depersonalizimi dhe posedim të unit, dmth. të integritetit të tyre, të sedrës së tyr: Anëtarët e saj silleshin, tundeshin e rrotulloheshin si robotë, që dirigjohen me një telekomandë. Ata ngriheshin, kërkonin me vështrim të kapnin telekomandën, Gurun, që gjendej në mesin e tyre flokëhapareshur dhe qepallepërveshur dhe kur ai u tërhiqej drejt trotuarit, zhvendoseshin ose zvarriteshin edhe ata gradualisht pas tij. Ishte rrëqethëse të vështroje atë masë pa dinjitet të vetin, që po përpiqej të mrekullonte Gurun, duke marrë lëndime, ose duke rrënuar sa më shumë, si dëshmi vetëflijimi, bindshmërie infantile dhe nënshtrimit tërësor.
Nëse opozita ka mbështetës dhe ideale të vërteta dhe nëse vërtet adhuron Kosovën dhe i dhimbet, atëherë le të grumbullojë para qeverisë 10.000 veta, jo më shumë, dhe le të bëjnë grevë urie. Ky do të jetë lajm botëror. Me gurë, rrënime, vepra rrugaçësh, ndikohet në përforcimin e pozitës së Qeverisë. Një masë kompakte me një qëllim dhe me një ideal, mund të bëjë qindra herë më shumë me një grevë urie, se sa me piskama, sharje dhe vezë.
Kosova për të ndërtuar vërtetë shtet ligjor, duhet të ketë në krye një Kryeministre: gratë nuk vjedhin sa burrat, as nuk gënjejnë sa burrat, as nuk shajnë sa e si burrat, as nuk mashtrojnë si burrat, as nuk piskasin se janë atdhetare (edhe pse punojnë çdo ditë për atdheun), as nuk shkojnë nëpër shtëpi publike, as nuk i rrahin burrat e vet, as nuk i vrasin burrat e vet, as nuk ia shajnë nënën dikujt, as nuk tradhtojnë (nuk njohim në histori gra tradhtare, sa kemi burra) as nuk kërcënohen, as nuk shtypin, as nuk diskriminojnë, sepse e kanë përjetuar apo e përjetojnë vet dhe çmojnë lirinë dhe demokracinë. Duke pasur gra të tilla, do të kemi edhe ardhmëri të mirë, por vetëm pasi të jenë mënjanuar nga pozita ata që rrënuan imazhin e shtetit. Ajo që din të ruajë nderin e shtëpisë, din të ruajë edhe nderin e shtetit.
Në një dasmë mori pjesë edhe Garda e Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në botë. Mund të ndodhë vetëm në një shtet privat. Njeriu habitet me guximin dhe degradimin e shtetit. Herën tjetër nuk duhet të çuditemi nëse krejt Qeveria merr pjesë gjatë një festivali lucërie, dmth. kur në mënyrë festive dhe kolektive, bëhen synet vogëlushët. Nuk është mirë të shpërfillet as FSK. Ajo gati-ushtri, mund të angazhohet për shembull, kur djali i një personaliteti kosovar, hyn dhëndër dhe aty ushtria duhet ta ketë si obligim përcjelljen me duartrokitje, brohoritje dhe motivimin për veprën heroike që do të pasojë.

Nga koleg sirian tha këtë: “Kuptoj mosmarrëveshjet tona që kemi atje, kuptoj mosdurimin që kemi në mes sunitëve dhe shiitëve, kuptoj se po përzihen fuqi rajonale dhe botërore, por nuk mund ta pranoj si normale ardhjen e njerëzve nga jashtë dhe vrasjen tonë me arsyetimin se ne qenkemi myslimanë të keq dhe ardhacakët të mirë!“
"Mbreti i thotë priftit: "Kujdesu ti që njerëzit të mbeten injorantë, unë do të kujdesem që ata të mbeten të varfër." Anonime. Arsyeja? Kleri ishte i bindur se të varfrit shkojnë në parajsë, jo të pasurit. Në këtë mënyrë ata ndihmonin njëri tjetrin. Në atë mendim shihet pse religjionet që nga fillimi kundërshtonin arsimimin: të padijshmit hyjnizojnë si mbretin, ashtu edhe klerin. Në fillim kundërshtuan së bashku çdo shkollë. Kur humbën ndikimin mbreti dhe kleri, atëherë u pajtuan të lejojnë vetëm djemtë, por jo vajzat. Me kohë djemtë e shkolluar, u emancipuan dhe nuk dëshironin bija dhe gra injorante. Në shumë vende të botës e drejta e shkollimit nuk është aq e natyrshme. Aq sa më shumë të zhduket injoranca, aq më pak mund të mashtrojnë pushtetarë dhe kleri.
I padrejtë, i pamoralshëm, i pasinqertë dhe i pushtuar nga mizantropia, është ai njeri, që lufton për barazi, për mendimin e lirë, për të drejta dhe liritë e njeriut jashtë, por pikërisht ato të drejta, i anulon grave në shtëpi. Anulimi i të drejtave kushtetuese në shtëpi, krijon një shoqëri me surrogat kulturor dhe njerëzor; një shoqëri krunde dhe një shoqëri të pamoralshme. Aty pjesëtarët e shoqërisë konsiderojnë hipokrizinë stil fisnik të jetës. Njerëz të tillë jashtë shfaqen e sillen si të qytetëruar, brenda shtëpisë zbatojnë paleo-edukatën e tyre, që e kanë trashëguar. Ata edhe mburren me zbatimin e ideve të trashëguara, duke jetuar jetën e huaj, jetën e atyre që kanë vdekur dhe duke shpërfillur të arriturat e kohës së vet. Një shoqëri nuk do të jetojë kurrë në rendin demokratik, nëse ai rend, nuk përjetohet brenda mureve të shtëpisë.
Kemi dy mani nacionale në mendësinë tonë fisnore:
- Shpalljen e heronjve pa baza heroike
- Shpalljen e tradhtarëve pa prova
Këto dy fakte prodhojnë një shoqëri në konflikt të përhershëm, që në vend se të ndërtojë të tashmen, merret me zbukurimin e së kaluarës, ose me rrënimin e saj.

- Pse nuk vjen me mua, pyeti.
- Sepse nuk dua të shkoj në një parajsë, ku dëshiron të shkosh ti.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi