Arlind Gjikolli - Gjikla - Populli jem i dashtun, populli jem i mjerë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Arlind Gjikolli - Gjikla - Populli jem i dashtun, populli jem i mjerë

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Oct 21, 2015 5:13 pm




Arlind Gjikolli - Gjikla



Populli jem i dashtun, populli jem i mjerë


Populli jem i dashtun, shumë bre je bo popull për gjynah, popull për idare, që nuk lypë shumë, popull që mashtrohet kollaj, që mashtrohet me pak.
Ti populli jem je popull që kënaqesh kur i blen drutë për dimën, kur i kryn’ turshitë, ajvarin... e thush: “E shtinëm dimnin mrenda"... Kaq. E çka për gjashtë mujt’ tjerë.
Kur e mbaron shpijën, ki qejf përjashta me bo t’madhe, po tona nuk t’mbesin pare për fasadë jashtë, e as për llustera mrenda. T’shkojnë edhe 10 vjet tjera ty u harrnue kapak-kapak.
Populli jem, kur ti e marton djalin, hin borxheve e kredive veç sa "mos m’u koritë" me njerz'... e me marrë tona veten t'zgjatë me vite. Me randsi tjerëve me ju bo qejfin, e jo vetit.
Populli jem, ti ki qejf që fëmija yt me kapërcy nëpër shkollim, jo me studju. Nuk o me randsi a po t’m’son fëmija, a po studjon, me randsi m’i kalu diqysh provimet, me hi n’punë diqysh, “mu rahatu” diqysh, se send ma shumë s’lypë. S’kem’ nevojë për shkollim cil’sor! Po bon edhe qeshtu, rrokotel. Rrokotel shkollimi, rrokotel jeta.
Çka me thonë populli jem për ty, kur me pasë ajfon (iPhone) o njo ndër tri qëllimet kryesore për ty, edhe pse paret kurrkund hiq s’jonë. E kur menxi e bon, për cka e përdorë!? Për punë, profesion? Jo, për me hi n’Facebook. Çka me thonë për ty!?
Ti populli jem jeton për t’tjerët, e jo për veti. Gjith’ për mysafirë e len ushqimin e gjanat ma t’mira e për veti çka tepron, e nëse tepron. Gjith’ ma shumë jep se që merr. Gjith’ në deficit. Gjith’ sot për nesër.
Pikërisht pse ti populli jem i dashtun e ki me randsi m’i kënaqë t’tjert’ para vetes, gjith’ mbet ma s'keqti për veti. Gjith’ tjert’ ecin, shkojnë, arrijnë... e ti gjith' ma s’mrami, n’fund (t’pusit).
Për shkak se je sot për nesër, ti populli jem gjenetikisht je përshtatë për mbijetesë. Gjenetikisht... nuk lypë kurrë kurgjo ma shumë se mbijetesa. Mundësisht, me mujtë m’u konë parazit m’i ju ngjitë ndoj "aleatit" a ndoj pushtuesi... se ti populli jem s'lypë ma shume, mjafton veç pak, veç sa për mbijetesë, sa për idare. Amerika i ka sendet n'dorë, na s'kem çka lodhemi... ky osht sllogani jonë për epokën momentale.
Pikërisht pse ti populli jem i dashtun nuk angazhohesh për shumë, as nuk merr SHUMË... mbetesh me pak e kënaqesh me PAK.
Dilema hamletiane “me konë a mos me konë” ma s’shumti t’përshtatet, osht përditshmëri, gjith n’tetik. E plotësojmë me nji koncept planifikimi “tuj pa, tuj bo”. Kurgjo ma shumë. S’ka vizion, s’ka caqe, s’ka “tuj parapa e tuj parapri”, veç “tuj pa e tuj bo”...
Prandaj, populli jem i dashtun, sepse ti je i tillë, edhe bohet Asociacioni, edhe nuk heket “Parku i Paqes”, edhe s’e merr Ujmanin, edhe nuk zhvillohet ekonomia, edhe nuk zhvillohet shkenca, edhe nuk hin në OKB, edhe nuk ki Ushtri, edhe nuk hin në BE, edhe nuk heket kufini me Shqipni, edhe shprazet Mali i Zi, edhe nuk ec Marrëveshja Ohrit, edhe shprazet Lugina, edhe Çameria, edhe... edhe... edhe...
Sepse, “jeta nuk ta jep ato që ti don, po ato që ti e meriton”!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi