Enver Bytyçi - Kosova digjet, Beogradi dhe Tirana krihen!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Enver Bytyçi - Kosova digjet, Beogradi dhe Tirana krihen!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Oct 24, 2015 12:51 pm



Enver Bytyçi



Kosova digjet, Beogradi dhe Tirana krihen!


Ajo që po ndodh në Prishtinë këto kohë është i njëjti skenar dhe e njëjta filozofi e zhvillimeve të vitit 2010 - 2011 në Shqipëri. Albin Kurti ka deklaruar se kërkon një "Republikë të tretë" në Kosovë, duke rikujtuar Francën e revolucioneve të dhunshme, por me metodat bolshevike e staliniste të veprimit e aksionit politik të partisë së tij. Në vitin 2010-2011 kreu i opozitës shqiptare, Edi Rama, inicoi të njëjtën frymë e filozofi. Qëllimi final i Ramës ishte ta merrte pushtetin me dhunë, duke dhunuar institucionet, përkatësisht institucionin e kryeministrit. Qëllimi i Albin Kurtit është që Kosova dhe institucionet e Kosovës të paralizohen, që njerëzit të lodhen nga paraliza dhe nga lodhja e stërzgjatur t'i japun opozitës një shans me votë të imponuar për qeverisjen e Kosovës. 
Prej këtij momenti Kurti do të flasë për "Republikën e Tretë" të Kosovës, sepse për këtë lloj politikanësh historia fillon, kur ata vijnë në pushtet. Nisja nga pika zero ishte dhe ende vazhdon të jetë filozofi e Edi Ramës, nisja nga pika zero është filozofia e Albin Kurtit. Si njëri dhe tjetri janë anarkistë, nihilistë, të pandreqshëm dhe destruktivë jo vetëm në opozitë, por edhe kur e marrin pushtetin. Të dy palët mashtrojnë, gënjejnë derisa marrin pushtetin dhe më pas bëjnë të kundërtën e premtimeve që kanë dhënë. 
Nuk ka tjetër arsyetim pse Albin Kurti të vetmin aleat në Tiranë ka Edi Ramën dhe pse Edi Rama punon për delegjitimimin e institucioneve të Kosovës dhe mbështet aktet e Albin Kurtit. Nuk ka asnjë arësye tjetër pse qeveria shqiptare bën sehir ndaj asaj që ndodh në Prishtinë. Por interesant është fakti se edhe në Beograd shfaqet një lloj indiferentizmi ndaj ngjarjeve në Kosovë. Nuk flasin më politikanët e Beogradit për ekstremizëm të shqiptarëve dhe të vetëvendosjes, nuk shqetësohen nëse veprimet e Albin Kurtit trondisin interesat serbe në Kosovë, nuk kanë bërë asnjë protestë, si ato që u bënë më 17 mars 2004, për gjoja rrezikimin e jetës dhe të drejtave të serbëve në Kosovë, nuk kanë thënë asnjë fjalë sa i përket të ardhmes së asaj që Albini e quan Zajednicë. Heshtja e Beogradit dhe heshtja e Tiranës zyrtare nuk është e rastësishme, kur dihet tashmë se të dy kryeqytetet e vëllazërim-bashkimit demokratik kanë reaguar dhe reagojnë për çdo deklaratë të udhëheqësve të Kosovës, përjashtuar deklaratave dhe veprimeve destruktive të Albin Kurtit dhe disa bashkëpunëtorëve të tij.
A është kjo një rastësi?! Në politikë nuk ka kurrë rastësi. Gjithçka që ndodh është pjesë e një skenari të parapërgatitur e të studiuar në detaje. Sjellja e Edi Ramës dhe e Aleksandër Vuçiç me zemërgjerësi ndaj veprimeve të Albin Kurtit është e akorduar, e mirëmenduar dhe e administruar nga një staf ekspertësh, të cilët kanë në dorë të dhënat për atë çfarë përfaqëson Albin Kurti dhe ata që i shkojnë pas dhe çfarë paraqet aksioni i tij i dhunshëm kundër institucioneve dhe policisë së Kosovës.
Ndërkohë, më duket se për këtë skenar ka dijeni edhe Isa Mustafa, sepse nuk ka si shpjegohet stoicizmi i tij përballë një skene, e cila do ta bënte edhe një të çmendur në krye të qeverisë të jepte dorëheqjen. Nëse përgjegjësia e Albin Kurtit për të ardhmen e Kosovës është zero, përgjegjësia e Isa Mustafa Mustafës ka rënë aktualisht në minus zero, sepse ai është 
kryeministër dhe duhet të llogarisë më shumë se Albini interesat e shtetit. Nëse Isa mendon se është interes i Kosovës imazhi i krijuar këto javët e fundit nga gazi lotsjellës në parlament, atëherë ai gabohet rëndë. Edhe sikur kryeministri të mos kishte asnjë përgjegjësi, në kushtet e krijuara duhet të japë dorëheqjen. Kosova vlen më shumë sesa karrikja e kryeministrit Mustafa.
Nëse Isa Mustafa jep dorëheqjen, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Zgjedhjet do t'i japin zgjidhjen krizës. Rezultatin i zgjedhjeve do të përcaktojë të ardhmen e Kosovës. Nëse fitojnë partitë në pushtet, pra LDK dhe PDK, të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, atëherë ka fituar opcioni i qeverisë. Nëse nuk fiton ky kolaicion, do të thotë se qytetarët janë kundër marrëveshjes së ashtuaquajtur Zajednica. Dhe qeveria e re le të gjejë formulën për modifikimin e kësaj marrëveshje, e cila për mua do të duhej modifikuar që prej disa javësh dhe më pas të vinte në parlament, sepse marrëveshja në fjalë ka vend për spekullim. Së paku do të duhej shtuar një pikë, sipas së cilës të gjitha dokumentet e asosacionit të komunave serbe të miratoheshin me dy të tretat e votave në parlamentin e Kosovës, që ato të merrnin legjitimitetin kushtetues për veprim.
Por askush nuk e lodh trurin për zgjidhje. As Albin Kurti, as Isa Mustafa. Dueli është beteja e të dy palëve, duel në të cilin u tërhoq më në fund edhe kreu i parlamentit, Kadri Veseli. Me duel nuk fiton asnjëra palë. Por më së shumti e pësojnë shqiptarët në Kosovë, e pëson vetë Kosova dhe përgjegjësinë për këtë në historinë e saj do ta kenë të dy palët. Po të mos kishim një duel të pakuptimtë, palët së paku do të kishin inicuar një diskutim publik me ekspertë për përmbajtjen e marrëveshjes së nënshkruar me Serbinë. Nevoja për duel dhe luftës pa pakompromis midis palëve, dëshira për të treguar muskujt e forcës, i ka bërë palët që të mos i nënshtrohen një diskutimi publik konkret e real sa i përket vijës së demarkacionit me Malin e Zi, vijë e cila ka një hartë dhe që mund të ballafaqohet lehtësisht me vijën ekzistuese kufitare. Por qeveria e fsheh këtë hartë dhe opozita nuk që do ta publikojë. Mesa duket të dy palët e dinë se janë në batak dhe druhen të ballafaqohen me publikun në Kosovë.
Lufta bëhet për marrëveshjen dhe vijën e demarkacionit, të dy dokumentet mbahen në sirtarë dhe as pozita, as opozita nuk duan të dëgjojnë ekspertët se çfarë mendimi kanë për to. Kjo është më shumë se mungesë aftësie, përvoje dhe vullneti politik për transparencë dhe ballafaqim faktesh, idesh e vizionesh.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi