Brilant Gashi - Cili na qenka "Enver Hoxha" i shtetit Maqedon

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Brilant Gashi - Cili na qenka "Enver Hoxha" i shtetit Maqedon

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Oct 25, 2015 7:01 pm



Brilant Gashi - Cili na qenka "Enver Hoxha" i shtetit Maqedon

"Shqiptari është në gjendje t'i ndezë një qiri djallit sapo zhgënjehet me zotin" - Fan Noli .


Besoj se situata në shtetin artificial të Maqedonisë (FYROM) , është ose ka dalë e gjitha nga binarët dhe kjo dihet me ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur në këtë shtet , që janë vrarë shumë shqiptar , gjatë vitit 2001 , pra në Luftën e Maqedonisë , por edhe gjatë viteve të tjera më pas deri në vitin 2015 .
Në shikim të parë mund të duket se disa nga politikanët e Maqedonisë , si politikanë shqiptar , si politikanë sllavo - maqedon , janë të "mirë" , por jo , thellë në zemër , ata kanë ligësi të pamasë , një ligësi që s'mund të kontrollohet fare dhe kurrë nuk do të mund të kontrollohet .
Por edhe , erdhi koha , që të sqaroj , apo që të spjegojë diçka , me të hollësishme me ngjarjet e fundit , që po ndodhin në Maqedoni dhe më saktë , që kanë ndodhur në Maqedoni (Fyrom) , dhe që ndoshta përsëri pritet të vihen në veprim këto lëvizje .
Në luftën e Maqedonisë , janë vrarë shumë shqiptar dhe ata shqiptar të gjithë disa janë vrarë në tradhëti nga vet "vëllezërit" e tyre ndoshta . E kam fjalën se disa nga ushtarët e UÇK-së , përfshirë këtu edhe Komandant Telin , janë vrarë në tradhëti nga Ali Ahmeti , që mund të themi se është një shqip - folës dhe jo një "shqiptar" me plot kuptimin e fjalës .
Por vetëm dua të dijë se si mund të ketë "lavdi" për këta trima e ushtarë kur ata janë vrarë me pabesi , dhe me tradhëti nga "shqip-folësi" Ali Ahmeti , por edhe mund të jenë vrarë nga "shqiptar" që i kanë dhënë urdhëra Ushtrisë Sllavo - Maqedone për vrasjen e këtyre trimave .

Mund të marrim edhe shembullin e Luftës së Kumanovës ose Betejës së Kumanovës , që zgjati për dy ditë , por ato ditë ishin ferr për shqiptarët atje në "Lagjen e Trimave" , dhe unë personalisht , nuk mund të besoj asgjë personalisht , sepse as unë vet nuk jam i sigurt se çka ka ndodhur , por disa thonë që "Ali Ahmeti dhe diktatori tjetër Nikolla Gruevski janë pas kësaj historie " dhe se "Diktatorët e sotëm të qeverisë maqedone Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski, duhet të dënohen dhe jo ushtarët e UÇK-së" dhe shumë thashetheme të tjera .
Pra , pasi që Ali Ahmeti dhe Gruevski , paskan bërë kaq shumë të zeza tek shqiptarët shumicë - pakicë , që jetojnë në Shtetin Artificial të Maqedonisë , atëherë le të nisemi që këta të dy , pra Gruevskin - Ahmetin , t'i quajmë "Enver Hoxhat" e shqiptarëve dhe shqiptarëve të Maqedonisë , sepse kështu është mënyra më e mirë për t'i njohur këta të dy , njëri "shqip - folës" dhe tjetri "Miku i një tradhëtari "shqiptar" dhe Armik i Shqiptarëve" .
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi