Idriz Morina:Po perëndon koha për Kadri Veselin!? Opozita e zbulon si aleat apo kundërshtar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Idriz Morina:Po perëndon koha për Kadri Veselin!? Opozita e zbulon si aleat apo kundërshtar

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Oct 26, 2015 4:44 pm

Idriz Morina:Po perëndon koha për Kadri Veselin!? Opozita e zbulon si aleat apo kundërshtar





Kadri Veseli, si ish shef i SHIK-ut, shihet si imazhi gri i Kosovës dhe i demokracisë edhe nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, përkatësisht kështu deklarohej ish ambasadori Ian Klif.


A është momenti i përshtatshëm që Kuvendi të çlirohet nga SHIK-u? Nuk ishte vetëm sharja që mund ti kushtojë Kadri Veselit me largim nga posti që e mban. Opozita po provon të shërbehet me faktin se ai e fyejti rëndë deputeten e Vetëvendosjes Albulena Haxhiun dhe me këtë edhe gjithë deputetet, por edhe femrën shqiptare.
Ndërkohë janë hedhur dyshime se Kadri Veseli ka shkelur Rregulloren e Punës së Kuvendit duke lejuar hyrjen në seancë të truprojave të tij personale, pavarësisht që ishte marrë vendimi për krijimin e një barrikade të gjallë me policë civil, për të penguar eskalimin e situatës, një zgjidhje kjo teknikisht e pranueshme për hir të rrethanave. Por, ajo që po rezulton të jetë e papranueshme është se pikërisht dy truproja të tij shaljan, i paskan sulmuar deputetët me shishe dhe madje me bombola gazi lotsjellës.
Tashmë kjo rrethanë e zbuluar nga regjistrimet televizive, ka dhënë një argument më shumë për opozitën, që të kërkojë dorëheqjen e Veselit.
Kadri Veseli, si ish shef i SHIK-ut, shihet si imazhi gri i Kosovës dhe i demokracisë edhe nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, përkatësisht kështu deklarohej ish ambasadori Ian Klif, i cili në mënyrë të përsëritur për media, përfshirë “Botën sot” në intervista dhe momente të tjera, thoshte se nuk mund të ketë demokraci kur në krye të tempullit të saj vihen njerëzit si Kadri Veseli.



Por, a do t’ia kërkojë dorëheqjen njëmend Kadri Veselit opozita!?

A do të jetë këmbëngulëse opozita në këtë kërkesë apo do ta bëjë vetëm për shkak të mediave dhe presionit të opinionit publik.
Kjo është dilema e madhe si thuhet pyetja për një milion dollarë!
Gjatë gjithë kohës sa zgjati bllokimi i Kuvendit të Kosovës, nuk kishte thuaja asnjë veprim, i cili në prapaskenë nuk ishte në harmoni dhe marrëveshje ndërmjet Kadri Veselit dhe opozitës. Madje, edhe pse opozita amplifikonte kërkesat për sovranitet, ajo rrëshqiti si duket me këshillën e Veselit, në kërkesën për rrëzimin e qeverisë, dhe ndryshimin e koalicionit.
Ndërsa, në momentin kur ndodhi dështimi përfundimtar i planit, të premten, përkatësisht të shtunën, dhe Kuvendi po e mbante seancën, vetëm atëherë opozita e kuptoi se ishte shfrytëzuar tepër shumë nga Kadri Veseli. Aty ndodhi shpërthimi i dufit të njerëzve të pakënaqur ndaj Veselit, me akuzat se është kriminal e gjithçka tjetër!
Pra, vetëm kur u ndjen të tradhtuar prej tij, ata reaguan ashpër. Por, tashmë kanë kaluar disa ditë, dhe thuaja mezi që opozita po përpiqet të thotë diçka më shumë.
Një tregim jo krejt jashtë ‘rendit’ të zhvillimeve u rrëfye nga një figurë tjetër kriminale, bashkëpunëtorë i SHIK-ut, Sabit Geci, i cili tha se ishte i bashkakuzuar me Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Fatmir Limajn e madje edhe me Jakup Krasniqin! Një informacion bombë për opinionin, dhe një bombë që dekonspiron lojërat e opozitës me figurat qendrore të SHIK-PDK-së, që vazhdimisht e kemi konsideruar dhe argumentuar si skenarë.
Në fakt kjo nuk është një lojë pa mbështetje, ajo ka pika të forta mbështetje përtej politikës vendore. Ka figura që e pranuan krijimin e Gjykatës speciale, por atë e shohin si produkt ruso-serb, andaj nuk meriton zgjidhjen apo trofeun që duan ta kapin, këta armiq të përbetuar të shqiptarëve, por edhe problem i Europës sot.
Andaj shqiptarët duhet ti kenë më të qarta lëvizjet e tyre. A ia vlenin një grumbull marrëveshjesh ndërkombëtare që bllokojnë të ardhmen e Kosovës, apo të përkrahen njëkohësisht, zmbrapsja nga këto marrëveshje dhe bllokimi i krijimit të Gjykatës speciale apo që emrat e figurave të përmendura si potencialisht të gjykueshme nga tribunali në formim, të shpëtohen, pasi funksionalizimi i saj, nuk është më në pikëpyetje, veç në rast të shpërthimit të një konflikti të ri në Ballkan.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi