Shefqet Krasniqi:Mos manipuloni me kisha as xhamia se do t’ju vret Zoti e do t’ju mallkojë Shqiptaria

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shefqet Krasniqi:Mos manipuloni me kisha as xhamia se do t’ju vret Zoti e do t’ju mallkojë Shqiptaria

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 29, 2015 1:24 am




Shefqet Krasniqi:Mos manipuloni me kisha as xhamia se do t’ju vret Zoti e do t’ju mallkojë Shqiptaria


Në Kosovë pothuajse çdo gjë ka degraduar dhe gjithçka shfrytëzohet për poenë politikë. Nisur nga arsimi e gjerë te ‘feja’, pothuajse secili person në këtë vend punon sipas interesave politike, e jo sipas të vërtetës dhe asaj që ia do zemra. Kjo po vërtetohet për çdo ditë në çdo lëmi apo fushë. Këtë e pamë me sy edhe gjatë javës që shkoi, kur Rektori i Universitetit ‘Hasan Prishtina’ u shkarkua, nga Këshilli Drejtues i UP-ës, nën akuzat e keqmenaxhimit. Njeriu, në fakt, duket se veç sa kishte filluar reforma të rimëkëmbjes së universitetit. Pra, i pari i universitetit kishte gjetur çdo gjë në kaos kur kishte pranuar detyrën.
Ky kaos në Universitet vazhdon të mbretërojë. Kështu, që nga dita e parë Rektori kishte hasur në pengesa të vazhdueshme, të orkestruara nga qarqe politike të caktuara, me të cilat synohet të okupohet Universiteti sikur çdo institucion tjetër në vend. Na u është mbushur mendja se po të kishin mundësi edhe ajrin, ujin e bukën që hamë këta njerëz do të provonin ta politizonin.
Fatmirësisht kësaj radhe reagimi i ministrit të Arsimit ishte i shpejt dhe me vend. Ai shfuqizoi vendimin për shkarkimin e Rektorit dhe e ftoi këtë të fundit ta vazhdojë punën si më parë.
Vlen të ceket se Universiteti më i madh në vend, dikur i njohur si Universiteti i Prishtinës, ndërsa tani Universiteti ‘Hasan Prishtina’, që nga paslufta kurrë nuk u rehatua me rektorë, asnjëherë nuk u ndalën akuzat dhe kundër akuzat ndaj të parit të Universitetit dhe stafit akademik. E çfarë kualiteti pritet nga një institucion i tillë arsimor, i cili nuk arrin ta arsimojë në radhë të parë vetveten.
Në anën tjetër, kriza në Parlament po vazhdon edhe më tej, madje ajo vjen duke u shkallëzuar. Në institucionin më të lartë të vendit po hidhet gazë lotsjellës, po pamundësohet mbajtja e seancave, po shpërthejnë deputetët duke sharë e fyer njëri-tjetrin në formën më të ultë njerëzore. Aty po tregohet niveli i stërultë i kulturës dhe edukatës qytetare të "të zgjedhurve të popullit". Në fakt ky realitet po reflekton si në pasqyrë gjendjen reale të asaj që jemi ne si popull, në çdo fushë, e në veçanti realitetin e pashmangshëm të përditshmërisë së fjalorit banal.
Nuk mendoj se ky popull ndonjëherë e ka pasur shprehi sharjen e fyerjen deri në këtë shkallë, madje as kur ka qenë në përvuajtjet më të mëdha të okupimit. Druaj se ky është rezultat i ndikimit të ish-okupatorëve serbo-sllavë, të cilët përdornin fjalorin më të pistë ndaj vendasve. Si duket ky[url=#56108482] virus[/url] tashmë është transferuar tek ne, andaj mendoj se na duhet shumë punë për ta përmirësuar këtë dukuri. Fatkeqësisht, ky është një reflektim real i gjendjes se shoqërisë, sepse fjalori i papastër i një shoqërie është pasqyrë kulturore e asaj shoqërie.
Përderisa deputetët tanë po hahen e shahen mes vete, në veri të vendit serbët po fshijnë çdo gjurmë shqiptare. Ura e Ibrit, e cila e ndan Mitrovicën në dy pjesë, po i përngjanë ‘Urës së Shenjtë’ të cilën e mësonim dikur nëpër përralla e legjenda për fëmijë. Ajo që ndërtohet gjatë gjithë ditës, me djersë e me mund, prishet gjatë natës me hile e dredhi. Kështu edhe qytetin e ndarë i Mitrovicës, pjesën veriore e sundojnë serbët të cilët luajnë me fatin e saj, por edhe të Kosovës si të duan dhe kur të duan. Ndërsa, sa i përket pjesës jugore, edhe pse në duart e shqiptarëve, ajo është stërkequr nga varfëria dhe ka mbetur peng e pjesës veriore pasi që rezervat, minierat dhe pothuajse tërë burimet natyrore kanë mbetur matanë.
Sido që të jetë, menjëherë matanë urës deri në luftën e fundit ekzistonte një xhami e njohur si Xhamia e Ibrit, të cilën serbët e dogjën dhe e rrënuan gurë me gurë gjatë luftës së fundit në Kosovë, përkatësisht në prill të vitit 1999. Sikur në hilet e legjendës së ‘Urës së Shenjtë’, ‘zanat serbe’ mbi rrënojat e kësaj xhamie ndërtuan një park. Natyrisht parku është një simbol i paqes dhe mirëqenies, ndërsa për të mbuluar krimet serbët janë mjeshtër. Andaj, njësoj siç vepruan në Banjallukë e shumë vende tjera të Bosnjës ku qindra xhami i bënë rrafsh me tokë dhe në vend tyre ndërtuan parqe, serbët, të frymëzuar nga atje, po ndjekin të njëjtat direktiva edhe tek ne.
E tërë kjo nuk është shumë e çuditshme, sepse nga serbët ortodoksë fanatikë nuk pritet tjetër, por çudia më e madhe është heshtja totale nga Qeveria e Kosovës e cila po negocion me Qeverinë e Beogradit në Bruksel në lidhje me largimin e asaj barrikade. Dihet botërisht se kjo barrikadë u vendosë mbi urën e Ibrit që nga paslufta, 16 vite më parë, e që nga atëherë qyteti i Mitrovicës u nda në dy pjesë dhe mbeti i bllokuar. Politikëbërësit tanë kinse ranë në dakord me palën serbe që të largohet ajo pengesë, të lidhen dy anët e Mitrovicës e të sigurohet qarkullimi i lirë i njerëzve, me ndërmjetësimin e BE-së. Madje, u planifikua që në vend të atij parku të ndërtohen fusha sporti kinse për t’i bashkuar të dy komunitetet atë serb dhe shqiptar, me pretendim se sporti bashkon njerëzit pavarësisht racave e kombeve.
Pa dyshim këto përpjekje për ta stabilizuar gjendjen dhe për ta rikthyer qytetin në gjendje normale janë pozitive. Por, për çudi, si gjithherë më parë, në ato negociata e bisedime askund nuk u përmend se aty ka pasur dikur një xhami dhe se ajo tokë është e xhamisë, andaj nuk ka të drejtë askush të manipulojë me të, sepse nëse xhamia është tretur, të paktën ka mbetur prona e saj. Këtë nuk e ceku askush, bile këtë nuk e ceku as Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, edhe pse Kryesia e BIK-ut në Prishtinë, me sa kam njohuri, doli me një deklaratë të vonuar - si zakonisht.
Athua vallë, deri kur do të heshtim ndaj të drejtave tona, ndaj pronave tona që na i lanë amanet gjyshër e stërgjyshër?! A mbrohen kështu të drejtat e qytetarëve, të drejtat e komunitetit mysliman, më të madhit në vend?! Shtrohet pyetja: po të kishte qenë në vend të asaj xhamie ndonjë kishë katolike fjala vjen, e lerë më ortodokse, çka do bëhej? A do kishin heshtur politikanët ndaj saj?! Jo vetëm që nuk do të heshtnin, por do të reagonte edhe UNESCO sikur që bëri me një grumbull të madh kishash e manastiresh anekënd vendit tonë. Andaj, pse për xhami një heshtje e tillë?! A mos vallë edhe politikanët kanë rënë viktimë e idesë që vet e sajuan, ‘Ekstremizmi Islamik’. A mos edhe vakëfet, xhamitë dhe pronat e përgjithshme të qytetarëve do t’i lëmë të humbasin nga frika se mund të llogaritmi brenda "ekstremizmit të dhunshëm", të cilin duhet luftuar me çdo kusht?! Vërtetë ironike, por kjo është gjendja dhe pabesia e kësaj gjenerate të udhëheqësve tanë.
Dikur patrioti shqiptar, Pashko Vasa (Vaso Pasha), duke parë rrezikun e manipulimit grekë mbi Shqipërinë nëpërmjet ortodoksisë, iu drejtua kombit duke thënë: ‘Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit është Shqiptaria’. Duke parë rrethanat në të cilat gjendet populli ynë, jam shumë i bindur se, po të ishte Pashko Vasa gjallë do tu thoshte: ‘Mos manipuloni me kisha e as xhamia se do t’ju vret Zoti e do t’ju mallkojë Shqiptaria’.
Zoti e ruajt popullin tonë dhe e ndërroftë gjendjen e vendit tonë në mënyrën më të mirë. 
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi