Çaji i gjelbër ndikon në parandalimin e kancerit të mëlçisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çaji i gjelbër ndikon në parandalimin e kancerit të mëlçisë

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jan 02, 2016 8:53 pm

Çaji i gjelbër ndikon në parandalimin e kancerit të mëlçisë

By voal.ch | January 2, 2016


Në mënyrë sistematike hulumtuesit janë duke kërkuar për produktet të cilat kanë efekte pozitive në parandalimin dhe shërimin e kancerit të të gjitha llojeve.


Një hulumtim i publikuar në vëllimin e muajit Janar (2016), në revistën shkencore Nutrition elaboron ndërlidhjen në mes të konsumimit të çajit të gjelbër dhe ndikimin e këtij konsumi në simptomat kancerogjene tek banorët e shteteve aziatike (Kinë, Japoni dhe Singapor).  Të dhënat totale të 465,274 pjesëmarrësve u analizuan me 3694 raste të prezencës së kancerit në mëlçi.
Të dhënat u paraqiten në korrelacion mes konsumit maksimal të çajit dhe rrezikut minimal të kancerit në mëlçi.
Rezultatet treguan se individët të cilët konsumuan sasi të mëdha të çajit të gjelbër (më shumë se një filxhan në ditë) kishin gjasa më të vogla pë t’u prekur nga kanceri në mëlçi sesa ata të cilët nuk konsumonin çaj të gjelbër.
Në anën tjetër, konsumimi i vetëm një filxhani çaj të gjelbër në ditë nuk kishte efekte pozitive domethënëse në parandalimin e kancerit në mëlçi. Analizat gjinore vërtetuan se këto efekte parandaluese dhe mbrojtëse të çajit të gjelbër vlejnë vetëm për gjininë femërore, ndërsa në atë mashkullore efekti nuk është domethënës.
Autorët erdhën në përfundim se pirja e çajit të gjelbër ka efekte pozitive në parandalimin dhe mbrojtjen ndaj kancerit në mëlçi vetëm tek femrat. Megjithatë, hulumtime të tjera nevojiten për ta sqaruar më detajisht mekanizmin e këtij efekti parandalues.express
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi