Vjosa Osmani e dërmon Isa Mustafën! Popullariteti i Isës bie në 4 %, Vjosa me 46 %

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vjosa Osmani e dërmon Isa Mustafën! Popullariteti i Isës bie në 4 %, Vjosa me 46 %

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun May 08, 2016 6:19 pm

Vjosa Osmani e dërmon Isa Mustafën! Popullariteti i Isës bie në 4 %, Vjosa me 46 %

 

  • Kryesia e LDK-së, përkatësisht tre anëtar të saj, duke llogaritur edhe kryetarin kanë humbur bindshëm nga lista jashtë kryesisë së LDK-së.



Autoriteti dhe pëlqimi i Isa Mustafës ka rënë për tokë tek ithtarët e LDK-së. Duket se ai më nuk ka shansa për rizgjedhje në LDK në një proces normal zgjedhor  partiak.
Nëse zgjedhjet do të ishin mbajtur tani, sipas anketës së bërë nga Gazeta Shqiptari.eu, ku kanë votuar më shumë se 2700 veta, dëshmohet se Isa Mustafa e ka humbur mbështetjen thuaja tërësisht tek zgjedhësit dhe ithtarët e LDK-së.
Isa Mustafa që në zgjedhjet e fundit në parti e mundi Vjosa Osmanin, në një garë jo pak të kritikuar, në këtë anketë nuk ia ka dalë të marrë më shumë se 4 %, veç një për qind më shumë se 3 % që e mblidhte dikur ai me Bujar Bukoshin.
Ai ka marrë 108 vota, derisa ish rivalja e tij, Vjosa Osmani ka shënuar rritje të jashtëzakonshme të popullaritetit, me 46% apo 1252 vota, afër 10 herë më shumë.
Vendi i tretë ndahet ndërmjet Donika Gërvallës, dhe ish presidentit të Kosovës dhe ish kryetarit të LDK-së Fatmir Sejdiu, duke pasur aktualisht vetëm një votë më shumë Donika, 11 % apo 309 vota, ndërsa Sejdiu 11% me 308. Këta pasohen nga Jeton Kelmendi me 7 % 196 vota, pastaj ish rektori Ramadan Zejnullahu me 7 % të votave apo 191 vota, Naser Rugova me 6 % apo 163 vota, Lutfi Haziri me 3 % apo 88 vota, i ndjekur nga dy të fundit, Valon Murtezaj me 2 % apo 58 vota dhe Agim Veliu me 1 % apo 27 vota.
Siç shihet Isa Mustafa ka dalur më mirë vetëm se Lutfi Haziri, këshilltari i tij Valon Murtezaj dhe ngelsi Agim Veliu, që ka marrë 1.
Në fakt që të dy këta anëtarë të kryesisë së LDK-së, që kanë mbetur mbrapa Isës, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, kanë shfaqur ambicie për ta marrë udhëheqjen e LDK-së pas Isës.
Një karakteristikë tjetër e kësaj ankete është se, kryesia e LDK-së, përkatësisht tre anëtar të saj, duke llogaritur edhe kryetarin kanë humbur bindshëm nga lista jashtë kryesisë së LDK-së. Gazeta Shqiptari.eu
Ps.Anketa mbyllet sonte, për tu pasuar me anketë të re.
LEXONI EDHE:
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi