Anton Shala:EKSKLUZIVE: Një kalifat i ri në rrënojat e Turqisë sekulariste. Shqiptarët pjesë e kalifatit të Erdoganit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Anton Shala:EKSKLUZIVE: Një kalifat i ri në rrënojat e Turqisë sekulariste. Shqiptarët pjesë e kalifatit të Erdoganit

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jul 20, 2016 5:44 pm

EKSKLUZIVE: Një kalifat i ri në rrënojat e Turqisë sekulariste. Shqiptarët pjesë e kalifatit të Erdoganit


Anton Shala



Nga burimet e MIT-it, shërbimi sekret turk bëhet e ditur se e ashtuquajtura kryengritje ushtarake, e përmendur në vazhdimësi si puç ushtarak në Turqi, ishte skenar për rritjen e pushtetit në mënyrë të pakufishme dhe me qëllim të zgjerimit të tij përtej kufijve shtetëror.
Në esencë qëllimi i presidentit turk Taip Erdogan, gjithnjë sipas të dhënave të vet shërbimit inteligjent turk, ec në dy drejtime. Duke krijuar pushtet të pakufishëm brenda shtetit, duke e kthyer veten në pushtetar aboslut, me fuqi të një sulltani, ai po e rrënon në tërësi rendin sekular në tërësi, dhe rendin europian që e kishte themeluar krijuesi i Turqisë moderne, shqiptari Kemajl Ataturku. Po ashtu në luftën e brendshme ai i ka shpallur luftë islamit tradicional – hanefi, dhe po e bën fe-shtet selafizmin, si një besim radikal, jo tolerant, dhe që synon vendosjen e sheriatit si rend ligjor dhe kushtetues. Kjo u pa menjëherë edhe me mënyrën çnjerëzore të prerjes së kokave të ushtarëve të kapur rob, pa asnjë gjykim.
Ndërsa, në politikën e jashtme, tashmë në vetvete i shpallur si kalif, Erdogan synon që të krijojë kalifatin e ri neosman, por selafi, duke e shpallur qendrën e tij në Stamboll, dhe duke vënë pjesë të tij, shtete të tëra nga Azia, Afrika dhe deri në Ballkan, ngjashëm me hartat që shpallte ISIS-i, i cili tashmë duket hapur se ekziston apo mbijeton në saje të përkrahjes turke.
Burimet tona nga shërbimit sekret turk, MIT, bëjnë të ditur se ajo që ndodhi në Turqi ishte skenari i Erdoganit që ushtria ta godiste selinë e shërbimit sekret turk, dhe në këtë mënyrë të shkaktonte përçarje ndër institucionale, për të vendosur njerëz të tij të besuehëm dhe kështu ta rris pushtetin dhe kontrollin në vend.
Po ashtu suspendimi i aeroplanëve ushtarak amerikan për ta goditur ISIS-in ishte pjesë e skenarit të Erdoganit.
Në rrënojat e perandorisë romake dhe bizantine lindi perandoria osmane, në qytetin e madh të Konstandinopojës, që e shndërruan me emërtim turk Stamboll. Ndërsa, tani Erdogan, po synon ta ringjall atë perandori, por me synime shumë më johumane, duke rrezikuar hapur luftë të përgjakshme, nga ecila humbësja më e madhe do të dal Turqia.
Erdogan hapur po e pastron ushtrinë nga elementi dominues europian, që në fakt është shqiptarë, thonë burimet brenda inteligjencës turke, dhe madje po synon që tërë ata ti zëvendësojë me elementin mongol, aziatik, të origjinës së tij.
Heroi që e bëri Turqinë moderne, është Ataturku, një lloj Skënderbeu, por në mbrojtje të Turqisë dhe jo luftues i saj. Ndërsa, figurën e Ataturkut vazhdon ta përdorë si maskë, pikërisht për ta luftuar sistemin e vendosur nga ai, që përveç se në ushtri ishte dominant në drejtësi, po ashtu nga shqiptarë dhe me origjinë shqiptare. Kjo dëshmon se Erdogan, jo që nuk është mik dhe vëlla me shqiptarët, por është personifikim i politikanit që urren më shumë se kushdo tjetër shqiptarët, të cilëve u ka shpallur luftë në tërë sistemin.
Thirrja e tij së fundi, se me puçin Zoti i ka bë një dhuratë, e pasuar me vrasje pa gjyq, veçmas ato publike të ushtarëve të ekzekutuar me prerje koke, dëshmon për shpirtin satanik të Erdoganit, dhe se sa larg besimit të njëmendët qëndron.

Kërcënimi për trojet shqiptare

Lindja e kalifatit të ri neosman, sipas burimeve të shërbimit inteligjent turk, ka për qëllim me marrë pjesë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Bosnjës, me i shndërru këto në një vend ku do të krijohen lumenj gjaku.
Nëse ky synim realizohet nga Erdogani, me këtë qenies sonë shqiptare do ti krijohej fundi. Dhe pushtetet në Kosovë dhe Shqipëri i kanë dhënë pushtet real besimit selafi dhe vehabi, duke pranuar edhe publikisht kryeministri Edi Rama, dhe presidenti Hashim Thaçi, që të quhen si vëllezër dhe pranojnë nënshtrimin, pasi Erdogan dhe zyrtarët e lartë të shtetit turk hapur janë shprehur për rikthimin e Turqisë në Ballkan, dhe që në esencë, shqiptarët nuk i pranon për shqiptarë, por si mbeturina aziatike, apo vazhdimësi të mbeturinave osmane.
Ju kujtohet se pas akuzave të Dik Martit ndaj Thaçit, Erdogan ishte i pari që bëri sikur e merrte në mbrojtje Thaçin, duke e vënë në linjat e interesave turke-ruse-serbe.
Pra, ai synon një kalifat superior, që përpos në Ballkan do të ketë shtrirje edhe në Azi dhe në Afrikë dhe se për këto projekte po merr mbështetjen ruse.
Me rusët ka arritur pajtimin që ata ta vendosin dominimin e plotë në shtetet ortodokse në Ballkan, dhe dominimi turk në shtetet me popullsi dominante muslimane, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bosnje. Sipas MIT-it, kjo do të jetë një marrëveshje dypalëshe.
Në Ballkan me këtë po konstituohen dy perandori, ajo ruse-ortodkse dhe ajo turke- islame.
Ndërsa, në gjirin arabik, edhe Arabia Saudite do ti nënshtrohet Erdoanit.
Kjo është beteja, në të cilën ka investuar Erdogani me vite.
Erdoan ndër shqiptarë, që ta fshijë nga kujtesa mitin e Skënderbeut, dhe duke e mundur nëpërmjet fesë dhe propagandës pas 6 vjetësh, ajo të rikthehet në zemrat e shqiptarëve.
Shpëtimi i qenies shqiptare ka qenë Skënderbeu. A do të kemi një Skënderbe të ri apo shumë më shumë Ballaban? Kjo mbetet të shihet.
Dhe qëllimi i Erdoani është që të asimilohen shqiptarët në turq.
Shqiptarët nuk kanë lidhje gjaku me turqit, janë racë e bardhë dhe e pastër pellazgo-ilire, pra europian.

Parashikime

Sipas informacioneve të MIT-it ka shumë luftëtarë të ISIS-it në Turqi, dhe nëse SHBA-ja nuk e dorëzon Gilenin, atëherë as ai nuk do t’ia dorëzojë amerikës, terroristët e ISIS-it.
Po sipas informacioneve brenda MIT-it, me urdhër të Erdoganit, do të provohet ekzekutimi i Fetullah Gylenit. Erdogani tashmë ka bërë paralele ndërmjet Gylenit dhe Osama Bind Ladenit, dhe se ai po luan rolin e Amerikës, dhe ka shansa ti nënshtrohet kërkesave të Erdoanit. Ai po e përdor ISIS-in edhe në Arabi për të realizuar qëllimet e tij.
ISIS-i është projekti i Erdoganit për ta shfrytëzuar për qëllime të caktuara. Nga kjo ai do të provojë që më në fund të ik nga NATO-ja, të bëhet afrimi i plotë me Rusinë, dhe Turqinë ta kthejë në fuqi nëpërmjet kalifatit.
Fitorja e Erdoanit, do ti jap fund edhe kulturës europiane brenda saj. Lufta në Siri, Libi dhe Irak, do të harrohen kundrejt asaj që do të ndodhë në Turqi. Një efekt i kësaj beteje të vrazhë dhe tepër të dhunshme të Erdoganit do të jetë krijimi i shtetit të Kurdistanit, pra copëtimi në më së paku dy entitete të reja shtetërore e Turqisë.
Erdoani është në pozitat e Millosheviçit në vitin 1989, në luftë nëse jo me tërë botën, me gjysmën e saj, më të fuqishmen gjithsesi.
Rasti i Turqisë, po i shërben këndelljes së NATO-s dhe rifuqizimit të rolit të saj në botë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi