Kimete Berisha:Nëse nesër do të vdiste shpikësi i 'kombit kosovar', bashkë me të do të vdiste edhe 'kombi kosovar'

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kimete Berisha:Nëse nesër do të vdiste shpikësi i 'kombit kosovar', bashkë me të do të vdiste edhe 'kombi kosovar'

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Oct 23, 2016 11:58 am

Kimete Berisha:Nëse nesër do të vdiste shpikësi i 'kombit kosovar', bashkë me të do të vdiste edhe 'kombi kosovar'



Kimete Berisha

Sipas Halil lludit,
-Shqiptarët e Maqedonisë janë 'komb maqedon'; 
- shqiptarët e Preshevës janë 'komb serb'; 
- shqiptarët e Greqisë janë 'komb grek';
- miliona shqiptarë në Turqi janë 'komb turk';
- e, shqiptarët në Mal të Zi janë 'komb malazez'!

Kombi serb ekziston (me pajtimin e Halilit), ndërsa shqiptarët që jetojnë në Serbi janë pjesëtarë të 'kombit serb', sepse jetojnë në shtetin që quhet Serbi.
Dhe, anasjelltas, serbët që jetojnë në Shqipëri janë pjesëtarë të 'kombit shqiptar', sepse jetojnë në Shqipëri.
Ne jemi shqiptarë por nuk jemi 'komb shqiptar' sepse nuk jetojmë në Shqipëri. 
Për këtë arsye, ne jemi 'komb kosovar' sepse jetojmë në shtetin multietnik të qytetarëve, pra, jo të kombit, por në shtetin e qytetarit, që quhet Kosovë, prandaj jemi 'komb kosovar'.

Sikur Kosova të kishte pasur tjetër emër, për shembull Mitrovicë, ne do të quheshim 'kombi mitrovicas'. Ose: Shtimje (larg qoftë), ne do të quheshim 'kombi shtimjan'!
Nëse nesër Kosova vendos me ndryshu emrin, bashkë me emrin e saj ndryshohet edhe emri i kombit.
Nëse nesër do të vdiste shpikësi i 'kombit kosovar', bashkë me të do të vdiste edhe 'kombi kosovar'.
E ka 'lexu' e keqkuptu Andersenin dhe idenë e tij për 'kombin imagjinar', dhe qe 10 vjet na e ka tesh b* me halucinacione.
P.S. Definitivisht, pres rebelim anti-Halil nga patriotët shqiptarë (sidomos) të Luginës, të cilët sipas shpikjes së Halil Matoshit, meqenëse jetojnë në shtetin serb, janë pjesëtarë të 'kombit serb', dhe vetëm në imagjinatën e tyre janë 'komb shqiptar'.
Kaq vrazhdtë e kaq ultë, duke na e mohuar përkatësinë kombëtare, dhe duke luftuar publikisht për zhbërjen kulturore të shqiptarëve, kështu veç Serbia na ka trajtuar si Halil Matoshi. 
Për dallim nga Halili, Serbia na vriste duke na quajtur shqiptarë, që sipas Halil lludit do të thotë që 'Serbia nuk na ka vrarë sepse ne s'jemi shqiptarë por jemi kosovarë'!

@ larg Shtimja!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi