Rexhep Shahu:Si nuk e vrau veten asnjë komandant a gjeneral lufte

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rexhep Shahu:Si nuk e vrau veten asnjë komandant a gjeneral lufte

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 27, 2016 6:58 pm

Rexhep Shahu:Si nuk e vrau veten asnjë komandant a gjeneral lufte



Rexhep Shahu

Si nuk e vrau a vari veten asnjë komandant lufte asnjë major a epror a kolonel a kapterr apo gjeneral as në Kosovë as në Shqipëri qysh prej 1999 kur mbaroi lufta dhe deri sot? 
Si nuk bëri vetvrasje asnjë komandant mashtrues rrenacak as në Kosovë as në Shqipëri.
Si nuk e vari veten asnjë pseudokomandant lufte, pseudodrejtues, asnjë mashtrues që rri e shkruan rrena me luftë për çlirimin e Kosovës, që jep leksione dhe intervista në emisione mashtruese trimërie dhe bën pazar votash me luftën e pabërë për lirinë e Kosovës. 
Po nuk e vari veten as nuk beri vetvrasje edhe asnjë avokat lufte apo avokat UÇK-je që iknin si mijtë e shkurreve në kohen e luftës e sot trimërojnë e kakarisin për luftën e në mbrojtje të saj si pulat në mut, duke synue me kompensue trimërinë e munguar, ikjen në kohën e luftës, mos marrjen pjesë në asnëj lloj lufte me i dalë zot Kosovës, përveçse me i mbajtë çantën ndonjë komandanti apo me përfitue beneficet e pasluftës, me marrë  fshehtas ndonjë dekoratë presidenciale dhe me e fshehë prej fëmijëve të vet e sidomos prej grave të veta atë dekoratë në rrapulliat e shtëpisë.
Si nuk u volën me lavdinë e pameritume, me pasurinë që nuk e dinë se nga e morën e si e vunë, si e vodhën e nga e vodhën, pasuri që varfëron pronarët realë që janë banorët e Kosovës e pasuron hajnat, të fortët, haraçistët. Si nuk u volën me fasadën, me dekoratat e turpit për luftën e ferrave e betejat e munguara por të rishkruara si të vërteta pas lufte. Si u rrinë përballë herojve. Apo nuk kanë dert se herojtë janë në vorre e nuk i shohin e as nuk ankohen herojtë. Po invalidëve të luftës si u rrinë përballë, si ndjehen para invalidëve të luftës, para atyre njerzve pa këmbë, pa duar, pa sy, para atyre njerzve që pushteti i komandantave nuk kujdeset për to, nuk u siguron minimum jetik, nuk u siguron asnjë gram dinjitet dhe i ka lënë në dorë shoqatash fantazma që lëpijnë në eshtra të rënësh, para fëmijëve të deshmorëve që dhanë jetën dhe nuk kishin ç’të jepnin më për Kosovën, para grave dhe familjeve të dëshmorëve që vuajnë shpërfilljen. 
Dikur pata thënë se këmba e këputur e një invalidi lufte më duket se është këmbë tavoline në zyrat më solemne të shtetit të Kosovës. Por pushteti i komandantave të luftës së pabërë, të luftës së munguar, komandantave të ikjeve e fshehjeve mes refugjatëve, ky pushtet pra i ngritur në mosmirënjohje për gjakun e derdhur nuk e di se këmbët e këputura të shokëve të tyre ndoshta edhe të tradhëtuar, janë këmbë në tavolinat solemne të shtetit të ri që ka në themel gjak shqiptarësh e përkrahje amerikanësh e europianësh.
Zakon ka qenë që pas çdo lufte ndodhin ca vetvrasje ushtarakësh frikacakë e deshtakë. Pse dhe si u prish ky zakon ndër shqiptarë. Si nuk e vari apo vrau veten akoma asnjë komandant mashtrues apo ushtarak mburracak e shpifarak.
As Hashimi nuk e vrau hala veten kur e çoi në 50 mijë apo 70 mijë numrin e luftëtarëve të UÇK aq sa Enver Hoxha që mashtroi me 70 mijë partizanë e 28 mijë dëshmorë që nuk kanë as listë emrash.
As Agim Çeku në Kosovë, Agim komandanti i UÇK nuk e ka vra as varë hala veten. As ata komandanta që shesin deshmi lufte e trimnie, që shëmtojnë qëndresën shqiptare, që bëjnë të tallen serbët me ne, që bëjnë të fyhen amerikanët që na çliruan, pilotët e NATO që bombarduan 78 ditë kundër Serbisë për lirinë e Kosovës. 
A po kujtoni se keni komandue 50 mijë apo 70 mijë lopë apo dele apo lepuj. Vareni a vrajeni veten shpejt e shpejt për këtë mashtrim fenomenal që keni bërë për të sotmen dhe të ardhmen, për këtë fallsifikim të së sotmes në dëm të së nesërmes. Kanë me ua nxjerrë eshtrat prej vorreve nipat e mbesat e kanë me ua hedhë qenve të zgjebur të udhëve kur të mësojnë se ju keni qenë më shumë ushtarë në luftën për Kosovën se sa ka pasë ushtarë e policë serbë në Kosovë dhe nuk e keni çlirue vetë Kosovën por kanë bërë luftë nga ajri amerikanët dhe pilotët e NATO-s dhe e kanë sjellë lirinë e Kosovës.
Kanë me u ngritë prej vorreve të vrarët dhe kanë me ju mallkue për këto rrena e mashtrime, kanë me ju pyetë, po kur paskemi qenë kaq shumë ushtarë, pse na latë me u vra, kush na vrau, serbët apo ju që s’na mbojtët, që paskeni qenë kaq shumë e na nuk e paskemi pas ditë.
Edhe dhi shyta pa brina me kanë kanë 50 mijë a 70 mijë, ish troshitë te ikë Serbia prej Kosove e rrezik kishte ikë Serbia prej Serbie, na i kishte lëshue tokat e trojet tona.
Ju komandanta të vetshpallur, të ferrave të luftës e të pasluftës, ju gjeneralë, majora, kolonela, kapterra, rreshtera të Shqipërisë që vini grada e dekorata me kile për luftën e pabërë, për mbi 50 njerzit e vrarë prej minave serbe, për mbi 270 sakatët prej minave serbe që ushtarët serbë i vunë me duart e tyre në 1400 ha teritor të Shqipërisë që mbronit ju heroj të lavdishëm, që s'po bëni hala vetvrasje apo vetvarje në ndonjë lis, ikni fshihuni mos t'ju shohë kush, ikni se u bëtë horë te shitë mend, te rrejtë e te mashtrue nëpër televizione e libra të pështirë që fallsifikojnë e damkosin me turp historinë, ikni fshihuni dhe jetoni fshehur pa dalë prej shpiave tuaja kështjella.
Ndërsa ju komandantat mashtrues të Kosovës që e çuat në 50 apo 70 mijë numrin e ushtarëve që gjasme keni komandue, që doni me ia rritë vetes namin, famën e lavdinë dhe nuk pyesni për turp e marre për këtë gja, a dini me kallxue se ku i kini mbajtë 50 apo 70 mijë trupa në Kosovë. Ku i kini gjetë 70 mijë lugë, 70 mijë gaveta, sahana, ku kanë hangër 70 mijë trupa, ku kanë pasë gazermimin, ku kanë pshurrë gjithë ato trupa.
Një komandant hajvan më thotë se ka pasë në Kosovë nën komandë 1600 trupa të rrjeshtuara. Unë e di se as në listë nuk i ka pasë 1600 emra gjithsejt atëhere. Ku i ke mbajtë këto trupa, e pyes. Ja në këtë fshat, më thotë, duke më treguar vendin. Ku i zinit fasulet e pyes, çfarë u jepnit me hangër, ku e blinit ushqimin për 1600 trupa, bukën ku e blinit për 3 vakte në ditë për 1600 trupa, për 5 mijë trupa, a  kishte serbë ndokund nëpër Kosovë apo ishit vetëm ju trimat në Kosovën e lirë.
Ika duke mendue se sa krim po bën ky komandant dhe shume si ky që nuk e varin veten, nuk bëjnë vetvrasje. Sot ka armë boll nëpër duar të njerzve dhe është kollaj me gjetë një pistoletë e me ia numërue vetes në lule të ballit si gjest i munguar trimërie për me shpëtue Kosovën e Shqipërinë, me shpëtue të ardhmen që po e marrin peng mashtruesit e fallsifikatorët, si një kontribut me shumë vlerë për atdheun e kombin. 
Shëmtimi i luftës së vërtetë të UÇK është rivrasja e deshmorëve, është krimi më i shëmtuar që bëhet ndaj Kosovës dhe kontributit të saj shekullor për lirinë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi