Vritet i riu nga Kosova me 22 plumba në qendër të Malmos

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vritet i riu nga Kosova me 22 plumba në qendër të Malmos

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jan 04, 2017 3:53 pm

Vritet i riu nga Kosova me 22 plumba në qendër të Malmos




Alban Ibraj

Një shqiptar është vrarë me 22 të shtëna në ditët e para të këtij viti në qytetin Malmo në Suedi. Mediat vendase shkruajnë se autori ka qëlluar derisa është siguruar që i vrarë është shqiptari i identifikuar si Alban Ibraj
Ne pranga ka rënë një 22 vjecar i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i autorit.
Shqiptari u gjet i vrarë në rrugë ndërsa dëshmitarët të cilët kanë njoftuar policinë kanë rrëfyer se nuk kanë parë asgjë, por vetëm të riun e shtrirë në tokë.
" Rreth orës 8 e 30 të mbrëmjes të martën ne kemi gjetur një person mashkull në terren i plagosur ", tha zëdhënësi i policisë Fredrik Bratt i cili shtoi se shumë shpejt ai humbi jetën në krahët e tij.
Në fakt Malmo raportojnë mediat është një qytet jugor në Suedi ku nuk kanë munguar përplasjet multikulturore  ku shumë prej emigrantëve grinden mes tyre duke mbrojtur kulturën e tyre të origjinës.
Alban Ibraj, ishte një shqiptar nga Kosova që kishte emrigruar prej vitesh në Suedi bashkë me familjen.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ky është Alban Ibraj, shqiptari nga Kosova i vrarë me 22 plumba në Malmo

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jan 04, 2017 5:03 pm

Ky është Alban Ibraj, shqiptari nga Kosova i vrarë me 22 plumba në Malmo










Policia në Malmo po hetojnë rastin pasi shqiptari nga Kosova i identifikuar Alban Ibraj është gjetur i vrarë në rrethin Fosie të qytetit.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:30, sipas banorëve, të cilët thanë për policinë se kishin dëgjuar zërin e 22 të shtënave.
Lexo edhe këtë: Vritet i riu nga Kosova me 22 plumba në qendër të Malmos
“Ne kemi gjetur një person mashkull me plagë. Ai ishte i gjallë kur e gjetëm, mirëpo më pas vdiq në duart e oficerëve”, ka thënë zëdhënësi i policisë Frederik Bratt agjencisë së lajmeve TT.
Policia thonë se askush nuk u plagos tjetër në këtë sulm me armë, mirëpo gjithashtu thonë se ende nuk kanë kapur personin që kreu sulmin. 

U sjellim fotografitë e të ndjerit, Alban Ibraj, i vrarë në Malmo:

avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi