Fatmir Terziu:Në thelb, gjithkush është një filozof

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fatmir Terziu:Në thelb, gjithkush është një filozof

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jun 29, 2009 3:26 pm

Në thelb, gjithkush është një filozof


Në thelb, gjithkush është një filozof




Fatmir Terziu


Shpeshherë ndeshemi me mendimin. Më së shumti me mendimin e “Tjetrit”. “Tjetrit”, që veç fjalën e shkruar ia kemi pranë. Tjetrin që ne e njohim nga fjala. Fjala që na e bën të “pashëm”, viziv para syve tanë, pikërisht atë që ne nuk e kemi njohur kur fizikisht. Pra, atë tjetrin! Tjetrin që e mendojmë ndryshe pasi e lexojmë. E lexojmë disi leximin e tij. Leximin e fjalës së tij, që na ndryshon këndvështrimin. Këndvështrimin që e pikasim ose e humbasim me shenjën tonë të krijuar nga mendimi ynë. Mendimi ynë që mbetet klasik në mendje-unazën e pjesë-jetës tonë. Kështu në këtë unazë klasike krijojmë dhe shterojmë ndjesinë e hapësirën humane. Hapësirën ku “Fjala e Lirë” na bën me dije. Dije, që ne i harrojmë, teksa vetëharojmë vetë hapësirën. Hapësirën që na afron dhe na largon me “Tjetrin”.


Kompleksi i “Tjetrit”

Dhe tjetri na dikton. Përgjon qenësinë tonë mes fjalës. Hulumton praninë dhe zbrazëtinë e kësaj fjale, ashtu me shijen e “Tjetrit”. “Tjetri” si një ombrellë për mikun, kundërshtarin, të panjohurin, profesionistin, artistin, e gjithëmodelin e jetërrëfimit gatuan me shijen e “Tjetrit”. Ne sërrish mbesim mes tjetrit dhe shijeve të tjetrit. Kjo padashje? Kjo për hir të “Fjalës së Lirë”? Ndoshta thjesht për hir të tjetrit…
Tjetri ka oreksin, shijen, vullnetin, largpamësinë, idenë, mendimin, modën, stilin, talentin, fjalën apo edhe mjaft të tjera veçori, që quhen pronë e tij. Ai është vetja dhe kur nuk pretendon të jetë “Tjetri”. Atëherë pse për hir të gjithë kësaj barbarie fjalësh që vjen nga “Tjetri” duhet rënë në batakun e ardhur për hir të “Tjetrit”? Thjesht kjo është filozofi. Filozofi që ndeshet pikërisht tek lidhja jonë me “Tjetrin.


Filozofia e “Tjetrit”

Filozofia është një aspekt i rëndësishëm i jetës sonë. Kjo është motoja që vjen nga vetë filozofia që ne të na jepet kusuri që vjen nga “tjetri”, që të na kthehet e gjitha nën simbolikën e “tjetrit”. Më saktë: kur të ketë nevojë për të kërkuar një parim udhëzues për jetën tonë. Prandaj, ne vetë e gjejmë vendin mes tjetrit. Mes nesh dhe tjetrit, ka një filozofi të shquar në shërbim të shoqërisë në vend dhe në botë. Në thelb, gjithkush është një filozof!
I vetmi ndryshim në këtë mes është se kush kupton më së miri pozitën e tij në mesin e “Tjetrit” aspekti i të qenit filozof mbetet disi tek popullorja: “Kush leu e veten s’e pëlqeu”.
Pra, ai merr tipare krijuese dhe gjeniale përpos edhe arsyetimi i tij i vetëdiktohet mendimtarëve të shkëlqyer, për të sjellë në botë aspekte shpartalluese, inatçore e cinike ndaj koncepteve. Megjithatë, njeriu gjithashtu përpëlitet dhe gjen hapësirë në jetën dhe mendimin e përbashkët, duke heshtur rreth jetës së tij dhe duke lënë disi në hije ekzistencën e tij unike. Ne mundohemi në cipën e kësaj të përpiqemi të gjejmë kuptimin e jetës së tij. Me kalimin e kohës, një jetë e tillë, një kushtim apo një temë, neve na duket se është zhvilluar për të dalluar idetë që mund të pranojnë lehtësisht mendimin e tij, apo edhe mendimin tonë jashtë “tjetrit”. Është interesante, se si më parë kjo filozofi ishte e ndarë mes këtyre fjalëve. Dhe në hapësirë mbetet prapë që të përqafojë të gjitha idetë dhe fjalët që shfaqen e kundërshtohen mbi një temë të përbashkët të jetës. Kjo temë është aq e gjerë, sa po të përfshijmë të gjithë gamën e ideve dhe besimeve ndërtojmë një të ardhme të gjerë plot iluzione. Kur një person gjen një person tjetër që ndan të njëjtën ide, pastaj ai me të në të gjithë hapësirën dhe zbrazëtinë e ideve gjen dhe bën ngushëllim. Megjithatë, kur një grup mban të njëjtën ide, ndryshon mendimi i “tjetrit”, pra atëherë mund të shpërthejnë fraksione të rrezikshme.


Dilema e “Tjetrit”

Një ide e tillë shpesh herë nuk është shumë e qartë, ajo shpesh mbetet dilemë e “Tjetrit”. Ndërsa kjo ka lidhje me njohurinë direkt, pjesa e “Tjetrit” është veçse një aspekt shtytës dhe për inerci të botës që na rrethon. Kjo bëhet për të na dhënë një arsye të shëndoshë se nuk është thjesht pjesë e psikologjisë apo thjesht një teori e duhur. Megjithatë, e rëndësishme, që lidhja me njohurinë direkt, të jetë e shëndoshë nuk ndikon apo dikton ndonjë psikologji sa të “përmbushin këtë kriter”. Nëse do të braktiset me një sens të përbashkët fjala “psikologji” pa u diktuar fare, dhe të tjerret (thurret) me fuqinë e fjalëve teorikisht me atë model që mbetet i qëllimshëm për të purizuar të gjitha nocionet, e psikologjisë së shëndoshë, do të duhej të rikushtëzohej, pra të parashtrohej se çfarë do të shpjegohet më tej me “Tjetrin”, me të cilin nuk do të jenë të ndikuara veprimet e njeriut, por mocionet trupore. Janë pikërisht këto mocione trupore, që ndikohen dhe diktohen në sjelljen tonë. Janë pikërisht këto mocione që na sillen si kusht për të privuar tjetrin. Thjesht se jemi ende në dilemën e gjatë të bashkëjetesës me “Tjetrin”. Nga njerëzorja kemi të drejtë. Nga filozofia dhe praktika duhet të ndryshojmë. Ndryshimi është ecje përpara. Është zhvillim nga pavarësimi, nga ikja prej “Tjetrit”.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi