Fatmir Terziu:AMALGAMACIONI QË ZHDUK DHE VDES AUTONOMINË AESTETIKE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fatmir Terziu:AMALGAMACIONI QË ZHDUK DHE VDES AUTONOMINË AESTETIKE

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jul 01, 2009 2:33 pm

AMALGAMACIONI QË ZHDUK DHE VDES AUTONOMINË AESTETIKE









Fatmir Terziu



Fotografia, imazhi dhe pamjet lëvizëse që dominuan ekranet shqiptare në fushatën parazgjedhore tashmë janë zëvendësuar me simulanten e tyre që vjen si burim dhe faktor i atyre pamjeve lëvizëse. E gjitha një frut politik në kuti votimi. Shifra, matematikore…, dhe emra. E gjitha një eko mbytëse me çirrje, britma, muzikë e maskulturë trishtuese. E gjitha burim tribunash. A nuk ishin ditët e stërmundishme të procesit parazgjedhor në Shqipëri të tilla? Dy tribunat me foto të qëndrueshme dhe me pamjet në lëvizje, pasoheshin me dy këngët e dy kampeve politike shqiptare. Mes këtij uniteti të gjërave diktohej fuqia që në mënyrë konstante përdorej për të shastisur mendjet e lodhura të njerëzve, në mënyrë sadisfikative dëfrente një pjesë të politikës dhe riprodhonte arsye dhe nevoja në shërbim të saj.

Kjo kulturë e prodhuar në skenën shqiptare nuk është një produkt i shekullit të njëzetë e një. Por ama nuk duhet harruar se ajo është një kurs i dy dekadave të fundit. Pra është një produkt i skenës politike shqiptare të më shumë se tetëmbëdhjetë vjetëve të fundit, dhe që është natyrshëm i monopolizuar dhe në mënyra të ndryshme i organizuar. Vetë politikanët në një farë mënyre e kanë shprehur dhe diktuar këtë. Kreu i opozitës shqiptare dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama duke deklaruar mes fjalës së tij dikton: “është koha që të flaken tetëmbëdhjetë vitet e dështuara të politikës së vjetër dhe të fillojë e ardhmja…”. Në një mënyrë tjetër Kryetari i pozitës dhe Kryeministër i vendit, Sali Berisha e quan këtë një periudhë dominante: “është kohë historike…”. Dhe prej këtij procesi dhe kësaj perspektive ky produkt i skenës shqiptare, si një aspekt i ri maskulturor dominon tashmë si një karakter i ri. Ndërsa ai ka hyrë si një karakter i ri, deklarimi i shtruar nga një pjesë e politikës se ‘këtu fillon e ardhmja’, duket disi absurd. Duket i tillë se në vend që të shtyjë ecjen përpara gabueshëm kthen lëvizjen prapa. Kështu duke deklaruar se ‘këto zgjedhje janë fundi i një politike tetëmbëdhjetë vjeçare”, të cilën me zell e deklaron opozitari Rama, do të thotë kthim në nivelin zero.

Shija dhe receptimi me deklarime të tilla, bëhen standartizime të dëmshme edhe për maskulturat. Dhe prodhimi ndahet në fusha pa emër. Ndodh kjo për vetë faktin e krijimit të mosbesimit. Mosbesimi që vjen nga papërgjegjshmëria politike e politikës. Po maskultura ku mbetet? Dallimi i krijuar padashje mes termave ‘e vjetër’ dhe ‘e re’ mbetet thjesht një postulat. Nga ana tjetër distinkti midis artit serioz dhe popullor dhe atij me nivel të ulët dhe artit anonim, mbetet një dukuri dhe mavijos format e artit tradicional si pjesë e të ashtuquajturës ‘pasuri kulturore’. Kjo më e theksuar dhe dominuese në dy keqpërdorimet e muzikës nga politika shqiptare. Dy këngët që shoqëronin tribunat parazgjedhore ishin një sfumë e këtij arti. Maskultura që degjeneron. Muzika që ndëron destinacionin e saj dhe që vihen në shërbim të politikës. A nuk prodhoi zhgënjim? Masa turrej të dëgjonte ritmin muzikor dhe politika që shihte turmat e mëdha shesheve besonte se kishte fuqinë. Krejt ndryshe. Pra jo vetëm ndërrim destinacioni i unitetit të pikturës, imazhit dhe pamjeve lëvizëse me muzikën, por edhe një gabim fatal për vetë politikën. Ky është një proces amalgamacioni që zhduk dhe vdes autonominë aestetike. Çfarë ndodhi me dy këngët e dy kampeve politike dhe me turmat kur kënga këndohej nga artistët dhe degjenerohej nga turmat krijonte mistiken e pamenduar. Mistikja që prodhoi imazhin lëvizës, filmin e turmave në sheshe, si më superiorja nga të gjitha dukuritë që ndodhin në politikën dhe maskulturën shqiptare, shumë qartë prodhoi tendencën e amalgamacionit, pra krijuan izolimin e imazheve lëvizëse.



***





Fotografia, imazhi dhe pamja në lëvizje, kur nuk mund të kuptohen të izoluara, apo të diktohen thjesht si forma specifike të artit. Ata janë në lëvizje dhe gjithmonë në unitet me tërësinë filozofike të lëvizjes. Ata janë në unitet me gjërat dhe dukuritë. Kështu fotografia unifikohet me muzikën. Madje edhe ‘riintegrohet’ edhe me politikën. Dhe bashkërisht krijojnë gjuhën e përbashkët. Por, kur fotografia flet me gjuhën e saj, natyrshëm këtu kemi të drejtën historike të prezantimit të tipareve dhe artformave të saj. Është kuptimplote kjo dukuri të ravijëzohet ndryshe, pra, vetëm në atë rast kur këto pamje vizive janë paraqitur si një medium karakteristik i industrisë kulturore bashkëkohore, që përdor teknikën e mekanikës së riprodhimit. Vetëm në këto raste, pra fotografia flet me gjuhën e saj. Imazhi dhe pamja lëvizëse flasin me këtë gjuhë, më qartë kur ata janë jashtë unitetit të gjërave. Mesazhi popullor i përhapur nga kjo industri nuk duhet këmbyer si një art origjinal i krijuar nga masat. Një art i tillë nuk ekziston ose kur nuk ka ekzistuar. Madje edhe art-folklori spontanik ka vdekur në vendet e industrializuara, dhe ndoshta pak mirësi dhe jetë atij i ka mbetur gjetkë në zonat rurale. Në këtë jetë të avancuar industriale, masat janë destinuar të gjejnë qetësinë dhe paqen, në një mënyrë të tillë që të rigjenerojnë fuqinë e punës që kanë shpenzuar në procesin e gjatë e të lodhshëm të krahut. Dhe kjo nevojë është baza e kulturës së masave, që në teorinë bashkëkohore quhet ‘mass culture”. Pra, kjo maskulturë tashmë duket se dominon edhe në çdo skenë shqiptare. Ajo formësohet nga fotografia, imazhi dhe pamja lëvizëse, ngashërohet edhe me muzikën e politikën. Ndodh kështu në vendet ku politika mer hua muzikën për interesat e saj, por nuk degjeneron maskulturën. Ndodh në proceset parazgjedhore në SHBA, por thjesht si një aneks ndihmës. Ndodh edhe diku në skenat parazgjedhore Perëndimore. Ajo që ndodh në skenën politike shqiptare është thjesht një trysni. Është një dëm që i vjen imazhit të artit origjinal. Videot që qarkulluan online dhe ato që mbesin gjetkë janë dëshimi e kësaj afere në dëm të kulturës dhe vetë autonomisë aestetike.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi