Gjon Keka:Beteja e demokracisë shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gjon Keka:Beteja e demokracisë shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jul 01, 2009 10:37 pm

Beteja e demokracisë shqiptare


Nga Gjon KEKA

Zgjedhjet në shtetin shqiptar të zhvilluara të dielën e 28 qershorit të këtij viti janë një pasqyrë relativisht e mirë dhe një tregim mesatarisht i suksesshëm i rrugës së shtetit Shqiptar drejt proceseve të reja reformuese, të ndërtimit të shtetit juridik, të demokracisë dhe rrugës së integrimit evropian. Duhet cekur se shteti Shqiptar gjatë këtyre viteve të fundit të fillim shekullit XXI ka bërë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e infrastrukturës së një shtetit demokratik, ligjor dhe me aspiratë për integrime në strukturat e Unionit evropian. Nuk ishte e lehtë që shteti Shqiptar pas një tranzicioni të gjatë të mësimit të demokracisë, të rrëzimit të mentalitetit të vjetër, të pastrimit të terrenit të mbeturinave dhe gjërave primitive që kishin lënë pas vetes regjimet e ndryshme, arriti të provoj demokracinë dhe zhvillimin e hovshëm ekonomik dhe të proceseve të tjera kombëtare e ndërkombëtare.
Thjesht, shtetit shqiptar dalëngadalë po e lë pas krahëve të kaluarën, tranzicionin e gjatë dhe po ecën sigurt drejt zhvillimeve të përgjithshme dhe dita-ditës po bëhet një aktor i rëndësishëm ndërkombëtar dhe një faktor i rëndësishëm i siujdhesës Ballkanike. Anëtarësimi i shtetit shqiptar në oragnizatën më të rëndësishëm ndërkombëtare NATO, ishte një hap historik dhe një arritje e madhe brenda proceseve të reformave të kërkuara nga ana e bashkësisë ndërkombëtare për të u bërë pjesë e këtij organizmi të rëndësishëm të sigurisë ndërkombëtare, ky hap i shtetit shqiptar është i rëndësishme jo vetëm për sigurinë e tij por edhe të rajonit, i cili do jetë më i sigurt, por edhe më afër arritjes së aspiratave të tjera të proceseve të integrimit.
Sidoqoftë, zgjedhjet në shtetin shqiptar po shpalosin pamjen e qartë të demokracisë së saj në proces duke e vendosur këtë në thelbin e kushtetutës së saj demokratike ku në një mënyrë apo tjetër tregon qartë se populli i saj është bartësi i fundit i gjithë sovranitetit të shtetit shqiptar. Kështu që mund të thuhet se qeverisja e ardhshme që do të dalë nga këto zgjedhje ka legjitimitetin e saj në mënyrë demokratike vetëm në rast se ai ka dalë nga vullneti i lirë dhe me miratimin e popullit të saj në përgjithësi. Pushteti i dalë nga populli respektivisht vullneti i popullit shqiptar nënkupton edhe qeverisjen e tij dhe ushtrimin e një ndikimi të tij të rëndësishëm në jetën e vendit dhe ardhmërisë së tij. "Qeverisja e popullit për popullin dhe nga populli" (Abraham Linkoln), në shekullin tonë nuk duhet të jetë e pamundur për shkak të arsyeve të brendshme dhe të jashtme të sistemit politiko-shtetëror shqiptar, sepse populli dëshiron që duke ndikuar me votën e tyre në ardhmërinë e tyre, ata zgjedhin përfaqësuesit e tyre që ata mendojnë se do ta udhëheqin me përgjegjësi dhe do ta konkretizojnë vullnetin e tyre të shprehur duke e miratuar atë me veprime të qarta dhe angazhim parimor ,pastaj duke mbrojtur kështu interesin e popullit dhe vullnetin e tyre për një shtet demokratik dhe ligjor si dhe me perspektivë evropiane.
Ajo që është kuptimplote në demokracinë zgjedhore ishte akti i daljes së popullit Shqiptar në zgjedhje ,ky akt i rëndësishëm për fatet dhe ardhmërinë e tyre i bënë ata në këtë mënyrë instrument vendimtar të konkretizimit të sovranitetit të tyre. Përveç kësaj, populli i cili ka vullnetin e madh për të ndryshuar proceset dhe për të vendosur për ardhmërinë e tij dhe të zgjedhurit e tij që do e marrin në krahë përgjegjësinë e vullnetit të tij , duhet t'i lihen duart e lira dhe mendimi i lirë që të vendos në mënyrë demokratike për preferencat e tij zgjedhëse, pra me një fjalë duhet ta ketë mundësinë e zgjedhjes sipas vullnetit të tij dhe bindjes së tij. Zgjedhjet e Shtetit Shqiptar parë në prizmin e përgjithshëm kanë pasur para vetes një mori alternativash që i janë ofruar popullit të tyre ,por dy nga këto alternativa kanë mbizotëruar ajo që theksohet qartë me sloganet "Shqipëria po ndryshon" dhe tjetëra "koha për ndryshim" gjë që pak kanë lë hapësirë për alternativa të tjera personale të pavarura të ndryshme nga njëra-tjetra, sepse një listë e tillë e kufijve joalternativ, jopersonal, jo përcaktues dhe ndryshues çon në simptome të një dikatuture moderne demokratike. Në këto zgjedhje u pa qartë se kushtet të cilat e kërkojnë në demokracinë zgjedhore dhe shtetin ligjor janë arritur në një masë, por jo në maksimumin e tyre dhe pa shkelje të parimeve demokratike. Duhet ditur se qëllimi i shtetit shqiptar si shtet demokratik anëtar i NATO-s pastaj aspirues për t'u bërë anëtar i BE-së ka një rëndësi të veçantë përmbushja e kërkesave demokratike, dhe të kushteve të tjera të kërkuara, sepse në këtë mënyrë ajo do të mund t'i japë garanci proceseve drejt integrimit evropian si dhe proceseve të tjera me një garanci plotësuese.
Vetëm pas plotësimit të të gjitha këtyre kushteve, të cilat vlejnë për çdo shtet demokratik dhe ligjor me një sistem të shëndoshë politik dhe demokratik mund të flitet për zgjedhje demokratike. Vetëm këto mund ta bëjnë të aftë Kuvendin dhe Qeverinë e ardhshme të shtetit shqiptar që të veproj në emër të popullit dhe për popullin duke e konkretizuar vullnetin e tyre, pastaj duke e mishëruar sovranitetin e popullit , si dhe duke legjitimuar procesin demokratik.
Dhe krejt në fund duhet ditur se zgjedhjet mbahen dhe janë mbajtur edhe më parë në sisteme totalitare dhe diktatura, por e rëndësishme është që të përmbushen kriteret që përcaktojnë demokracinë zgjedhore, pastaj për të përcaktuar se zgjedhjet ishin demokratike të fshehta, të lira dhe të barabarta ashtu që të fitojë demokracia në shtetin e tyre pa marrë parasysh kush del fitues i zgjedhjeve. Thjesht, për të treguar se shteti shqiptar ka zhvilluar zgjedhje të vërteta dhe demokratike duke mos pasur përplasje në mes të rivalëve të PD-së dhe të PS-së siç e kanë zakon duke deformuar kështu procesin demokratik zgjedhor dhe të vullnetit për të cilin është përcaktuar populli Shqiptar për një qeverisje të tij të së ardhmes dhe rrugës së bashkimit në familjen e tyre të Bashkimit Evropian. Përveç kësaj, duhet cekur se stabiliteti dhe hapat e nxjerrjes së mazhorancës së ardhshme qeveritare nga partia fituese mund të vihet në pikëpyetje, në rast se beteja e partive PD-së dhe PS-së përfundon me fitore të ngushtë, kjo në një mënyrë apo tjetër do ta çonte atë në një lëkundje të vullnetit të zgjedhësve dhe të shpërqëndrimit të koalicioneve aktuale përcaktuese dhe humbjes së nivelit të kërkesave për një qeverisje demokratike.

(Autori është politolog dhe
njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi