Ardian Klosi shpall ndarjen e Shqipërisë sipas tezave serbe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ardian Klosi shpall ndarjen e Shqipërisë sipas tezave serbe

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jul 04, 2009 9:32 pm




Ardian Klosi





Ardian Klosi shpall ndarjen e Shqipërisë sipas tezave serbe

04-07-2009 / Gazeta 55

Si ndihen veriorët që botojnë në gazetën “Shekulli”, tani që i biri i Bilbilit i shpalli pa nivel arsimor e kulturor?

E ka pritur me hidhërim të madh rezultatin zgjedhor në zonën e Gërdecit “ekologjisti” i madh Ardian Bilbil Klosi, aq sa ka rendur të komentojë dje në gazetën e mikut të tij, rreth një shkrimi të botuar në një të përditshme tjetër për të njëjtën temë. Ky koment që mund të kishte fare mirë emrin Vasa Çubrilloviç apo Dobrica Qosiç, ka titullin “Gërdec dhe Gorrica”. Nuk ka vetëm urrejtjen patologjike politike për të djathtën, por bart elementet e një racizmi tipik serb ndaj krahinave të caktuara të vendit. Në fillim, gërdecklosi e ka shfaqur hapur mendimin e tij se i ka bërë shumë përshtypje shkrimi i botuar në një të përditshme tjetër nga një veprimtare e njohur e të drejtave të njeriut. E si për të mos ngelur deri këtu, ka marrë spunton dhe ka nisur hartimin e tij të radhës, duke pasur në qendër “armikun e klasës” Sali Berisha në funksion të “udhëheqësit legjendar” Edvin Kristaq Rama. Partneri ideologjik, social e fiziologjik i gërdecklosit, Edvini siç edhe po shihet, humbi në këtë. Tani ka ardhur koha që të përligjet e justifikohet humbja e Edvinit në këto zgjedhje. Votimi i ndodhur në zonën e Gërdecit ishte në vijim të disa votimeve të tjera të ndodhura në të njëjtën krahinë, ku për të gjitha PD-ja rezultoi fituese. Tani që kjo ishte përgjigja më e mirë, për të gjithë fushatën e ndërtuar nga Partia Socialiste dhe satelitja e saj G99, do të thotë thelbi i dështimit të tyre. Mirëpo ja që “ekologjisti” i madh nuk do ta pranojë një gjë të tillë dhe për më tepër nuk e duron dot ta thonë të tjerët.

Shkruesi i parullave

“Vdekje veriut – jetë jugut” – ishte një parullë e shkruar afër gjimnazit “Ismail Qemali buzë Lanës deri pak ditë më parë. Tani duke lexuar këtë (sh)krim të Ardian Klosit, mendoj se ai mund ta ketë shkruar, ose në mos ka blerë furçën, bojën ose në rastin më të keq, ka pajtuar bojaxhiun.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi